Video e këngës “Famous” është cilësuar si videoja më provokuese e karrierës së tij deri më tani (lexo këtu) dhe Kanye West po përgatitet për t’u përballur me reagime jo dhe aq të mira. E para pritet të vijë nga Taylor Swift, që sipas burimeve të “Hollywood Life”, është vërtet e xhindosur për faktin që në video, shihet imazhi i saj i realizuar në dyllë, që qëndron e zhveshur në shtrat me Kanye West, Chris Brown, Donald Trump, Kim Kardashian etj.
“Ajo ndihet sikur është sulmuar. Ajo e dinte që ai ishte i paparashikueshëm por nuk ia merrte mendja që do të arrinte deri këtu. Ajo po ndërton një strategji me ekipin e saj në lidhje me lëvizjen e saj të ardhshme. Të shkruash një këngë për t’i bërë diss thjesht nuk është mjaftueshëm për diçka të tillë,” ka thënë burimi pranë Swift.
Për të shmangur keqkuptimet,në fund të videos, reperi ka falenderuar personazhet në fjalë për të qenit të famshëm dhe ka thënë se videoja nuk është as në mbështetje dhe as kundër njerëzve në video por, është thjesht një koment mbi famën.
Burimi: Telegraph/ përshtati: Kristi Tashi