Në këto ditë përpara Top Awards, artisti nga Prishtina Ledri Vula diskutohet si një prej kandidatëve më të fortë në kategorinë “Male Artist of the Year” dhe “Video of the Year”, përballë të famshëve të tjerë si: dy herë fituesi i Top Festit Alban Skenderaj dhe një prej më të klikuarve të momentit, Noizy. Jo vetëm votat por edhe vetë producentja e Top Awards Lori Hoxha, ka treguar hapur preferencës e saj për Ledrin jo vetëm si këngëtar, por edhe si mik, si partner të mikeshës së saj më të ngushtë.
Por lidhja e Ledrit me Top Channel-in ka nisur shumë vite përpara kur ai së bashku me Skivin merrte pjesë në Top Fest 2 (2005) nën emrin e grupit të tyre Skillz. Kënga “Krejt i kom” u bë një hit i padiskutueshëm, por fitorja e madhe atë vit i takoi Alban Skënderaj me “Vetëm ty”. Në Top Fest 5, Skillz rikthehen sërish së bashku me Viagra dhe kënga e tyre “Pimpex” do t’i jepte çmim.
Pas një mungese rreth 7-vjeçare Ledri kthehet sërish në Top Fest 12 ( i njohur dhe si Top Festi i fundit) këtë radhë i shoqëruar nga Ermal Fejzullahu dhe Lumi me një këngë që do t’i sillte fitoren e madhe. Ledri Vula konsiderohet si një nga rrepistët me teknikën më të mirë dhe një prej më të shpejtëve në artikulim, por në Shqipëri ai u bë i famshëm vetëm falë ish-festivalit që hapi dyert i pari për trende të reja muzikore ku përfshihej dhe rrepi i Ledrit.
Shfletoni galerinë
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.