Metropolitan

Çfarë kishte fshehur Behgjet Pacolli nga martesa me Anna Oxa-n?Një histori si në filma!

Janë të dy personazhe shumë të njohur për shqiptarët dhe sigurisht që martesa dhe më pas divorci i tyre bëri shumë bujë. Behgjet Pacolli është shqiptari më i pasur në botë, ndërsa Anna Oxa është njëra nga shqiptaret që ka arritur të jetë e suksesshme jashtë kufijve të vendit tonë. Dhe këta të dy bashkë nuk mund të kishin asgjë më pak se një histori të denjë për filma.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Elite Zone” Pacolli ka sjellë dhe njëherë në vëmëndje historinë që nisi në vitin 1999 dhe mbaroi në vitin 2002, një histori e vërtetë dashurie. Rrëfimi i tij në fakt fillon më parë, në librin biografik “Nga sfida në sfidë” që Pacolli botoi në vitin 2010.

“Me Anën jam njohur prej shëndetit të saj. Ajo vuante nga boshti i kurrizit, nga një shkarje unazash. Menaxheri i saj e dinte që unë udhëtoja shpesh për në Rusi, kështu që më kontaktuan për të sjellë një mjek të mirë nga Rusia. S’e kisha takuar asnjëherë më parë, por sigurisht që kisha dëgjuar. Me të sjellë nga Rusia mjekun që i duhej, ajo tani vinte në shtëpinë time dhe i bënte aty masazhet dhe terapitë fizike. Më pas, i solla në Lugano edhe një mjeke-natyraliste nga Tivari i Malit të Zi, e cila ishte bërë e njohur për rezultatet e mira që kishte arritur në mënjanimin e këtyre problemeve shëndetësore. Me trajtimin që i bënë këta dy mjekë, Ana e hoqi brengën se mund të kishte ndonjë defekt të lindur. Dhe, kështu filloi lidhja jonë, gati si papandehur, pa sforcime e teprime” shkruan Behgjeti.

Më tej, ai vijon duke treguar arsyen e ndarjes së tyre dhe duke ja hedhur fajin motrës së madhe të Anës, e cila sipas tij ishte xheloze. Ishte një incident me këtë të fundit, ku kjo e akuzonte se e kishte rrahur, ai që e detyroi Anën të kërkonte divorcin. Dhe sot për "Elite Zone" ai përshkruan për herë të parë pas 17 viteve, ndjesitë e tij për Annën: “Kur arrij në shtëpi dhe shikoj që Anna kishte marrë vetëm gjërat personale me vete, mbeta pa fjalë! Më dërgoi çelësat e makinës dhe çdo gjë që i kisha blerë unë. Nuk mbajti as kartat e kreditit dhe asnjë dhuratë nga ato që i kisha bërë. Ishte treguar shumë e kujdesshme dhe fisnike. Ajo edhe sot jeton shumë thjeshtë, ajo e shikon jetën ndryshe. Anna nuk është grua që e kalon mbrëmjen nëpër darka gala apo harxhon shumë. Anna është e lumtur me një makinë të vogël, aspak luksoze. Kur jetonim bashkë, ajo pastronte dhe gatuante vetë”

“Mund të them lirisht se ka qenë një zonjë në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe në momentin e fundit. Gjithmonë dëshiroj të dëgjoj mirë për të. Ditën e gjyqit, u përshëndetëm si miq dhe secili shkoi në rrugën e vet” e përshkruan Behxheti ish-bashkëshorten e tij duke na lënë të kuptojmë që edhe pas kaq shumë kohësh, ashtu si vetë Behgjeti pranon, ai akoma ka një ndjenjë të veçantë për Annën.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes