
Christina Grimmie, ish-konkurrente e “The Voice US” dhe një yll i “You Tube”, është ekzekutuar me 5 pumba në Florida gjatë mbrëmjes së të premtes, teksa firmoste autografe për fansat e saj pas një koncerti.
22-vjeçarja është vrarë në parapaskenën e “Plaza Live” në sytë e rreth 60 adoleshnetëve. Vëllai i viktimës ka ndërhyrë menjëherë duke mbërthyer autorin por ky i fundit ka drejtuar armën drejt vetes dhe është vetvrarë. Grimmie është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Ende nuk është e qartë nëse ekzekutuesi e njihte këngëtaren apo e kishte bezdisur atë më parë. Christina Grimmie u rendit e treta në “The Voice US 2014” dhe njihej në “You Tube” për coverat e saj të këngëve të famshme. Video tregon momentet e saj të fundit në skenë përpara vrasjes.
Burimi: Dily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi