Ashtu si çdo vit, “Geraldina Sposa” është rikthyer në qendër të vëmendjes së publikut me eventin e radhës që ka parë si pjesëmarrës personazhe të shumtë VIP. Por ndryshe nga herët e tjera, në mbrëmjen e mbajtur gjatë së enjtes ka munguar sfilata e famshme.
Këtë vit, eventi i shumëpritur i quajtur “Geraldina Land”, ishte konceptuar në formën e një muzeu, që ka njohur publikun me trashëgiminë 21-vjeçare të kompanisë së njohur, të cilën organizatorët e kanë prezantuar nëpërmjet fustaneve të nusërisë, që janë një lloj embleme e “Geraldina Sposa”. Shfletoni galerinë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.