
Nëse ju duket se e keni parë edhe herë të tjera Lorin, nuk jeni gabuar. Banorja më e re e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka disa kohë që ushtron profesionin e modeles dhe ka qënë pjesë e emisionit "Antilope" në Agon Channel. Në këtë emision Lori kalonte pjesën më të madhe të kohës në një vaskë dhe nuk është se kishte ndonjë rol tjetër. Shpresojmë që në Big Brother të njohim dhe një anë tjetër të saj, ose më saktë ti dëgjojmë të paktën zërin.
Më poshtë është një pjesë nga emisioni “Antilope” në hyrje të të cilit është Lori në vaskë.