
Nora e Era Istrefi rrallë janë shprehur për babain e tyre, Nezir Istrefin, i cili humbi jetën në një aksident shumë vite më parë. Në përvjetorin e 12 të vdekjes, Era, Nora dhe vëllai i vogël Bledi, e kanë ndarë me të tjerët ndjesinë që u ka lënë humbja e babait të tyre, një shembull për to, siç shkruan edhe Nora:
'Sot 12 vite pa ty babai im i dashur. Më mungon çdo ditë...Ti ishe shembulli i një babai. Shihemi në jetën tjetër', ka shkruar Nora në Instagram, ku ka postuar një foto të Nezir Istrefit duke lexuar.
Edhe Era e përkujtuar përmes një fotoje ku duket një portret i pikturuar i tij, duke shkruar 'Si sot, 12 vite...do të të dua përgjithmonë'
Në këtë përkujtim ka shprehur mallin edhe vëllai i vogël i familjes Istrefi, Bledi, duke u shprehur se ndonëse jo fizikisht, babai i tyre është me ta në çdo moment:
'Gjithmonë me neve...Pusho i qetë, ëngjëll'
Nezir Istrefi kujtohet edhe nga miqtë e tij dhe publiku kosovar, pasi ai ka qenë një ndër gazetarët më të njohur të Radiotelevizionit të Kosovës. Zëri i tij ka qenë shumë i njohur në vitet '80, kur ai realizoi disa dokumentare e reportazhe.
Nga martesa me këngëtaren e njohur asokohe, Suzana Tahrisylaj, erdhën në jetë katër fëmijë: Nora, Nita, Era dhe Bledi. Duket se në mos paraqitjen fizike, ai u ka trashëguar talentin dhe dëshirën për të qenë pjesë e televizionit.