Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë së Anabel.al
Dashi
Ju mund të keni planifikuar të udhëtoni këtë muaj, por Hëna e Re tregon se do të keni shumë ngarkesë në punë. Detyrat që do të keni do kërkojnë vëmendjen tuaj maksimale, duke e bërë të vështirë planifikimin e udhëtimit tuaj. Duket se keni gjetur një ide të bukur për t’u ‘arratisur’, pavarësisht vështirësive.
Neptuni do të jetë së bashku me Hënën e Re, kështu që mos u mbështesni tek GPS, por merrni me vete një hartë prej letre për udhëtimin tuaj. Pasi të shfaqet Hëna e Re, do të keni dy javë kohë për të përfituar eksperienca të veçanta. Fundjava më e mirë për ju do të jetë 4-5 qershori. Një tjetër moment i mirë për të udhëtuar do të jetë 11-14 qershori, brenda ditës së hënë ose të martë të cilët do të jenë tepër të veçanta. Në atë fundjavë, Dielli do të sinkronizohet me Uranin duke iu bërë të ndiheni spontanë dhe të shkujdesur.
Disa detyra pune të reja do të vijnë këtë muaj, të cilat do të kërkojnë një pregatitje shumë të mirë nga ana juaj. Do të jetë e vështirë të verifikoni faktet prandaj do t’iu nevojitet një asistent për t’iu ndihmuar të mbaroni punët në kohën e caktuar. Gjatë 26 qershorit, Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në kënde ideale dhe do të ndjeni ndikimin e tyre nga data 20 qershor deri në 27.
Gjithsesi, Hëna e Re e vendosur tek Binjakët, do të përziehet natyrshëm me aktivitetet tuaja. Planet ii Mërkurit së bashku me Jupiterin do t’iu dhurojnë një ditë shumë të bukur në të cilën do të keni shkëmbime dhuratash. Gjatë këtij muaji do të rishikoni financat tuaja, pasi edhe pse do të merrni përfitime të mira nga puna juaj, do të keni shpenzime të tjera të pa-parashikuara. Hëna e plotë në 20 qershor do t’iu japë sërisht mundësinë për të udhëtuar, këtë herë në një vend të largët dhe me kushte më të mira.
14 qershori do të jetë dita më romantike për ju, pasi Urani dhe Dielli do të ndikojnë në shtëpinë tuaj të dashurisë. Nëse jeni beqarë, kujdesuni të dukeni sa më mirë atë ditë.
Demi
Ka ardhur koha që të kërkoni një rritje rroge. Hëna e Re tek Binjakët ofron gjithmonë mundësinë për të ngritur zërin tuaj. Kjo periudhë do të zgjasë dy javë, por sa më shpejt ta bëni këtë kërkesë aq më shumë mundësi ka që ajo të pranohet. Duhet të tregoheni të zgjuar dhe të shikoni me kujdes mënyrën sesi do e bëni këtë kërkesë. Gjithsesi, rritja mund të jetë e vogël dhe mund t’iu duket e parëndësishme.
Në javën e tretë, 20 qershor, ju do të jeni gati të merrni një vendim rreth financave tuaja. Mund të keni aplikuar për një kredi dhe kërkoni të investoni diku dhe mund të merrni një përgjigje pozitive, pasi Urani ndodhet në anën tuaj.
Jeta juaj personale do të jetë e bukur dhe plot aktivitete. Nëse jeni beqarë, merrni në konsideratë idenë e njohjeve të reja. Jupiteri është në anën tuaj që prej gushtit të kaluar dhe do t’iu ndihmojë të gjeni një person të përshtatshëm. Nëse jeni në një lidhje, duhet të rikonsideroni idenë e martesës apo të bashkëjetesës pasi Marsi ndodhet në prapavijë dhe do t’iu bëjë të ndiheni të pa sigurtë. Këtë muaj, partneri juaj do të kërkojë shumë vëmendje dhe nëse ndjeni se duhet të ndaheni, ndoshta duhet ta diskutoni mirë me të përpara se të merrni një vendim.
Do të kaloni një ditë të jashtëzakonshme në 26 qershor, ku do të arrini një marrëveshje shumë të kënaqshme biznesi. Do të keni mundësinë të argëtoheni dhe të bëni aktivitete pas 17 qershorit, kur Venusi të lëvizë drejt Gaforres. Fundjava juaj perfekte do të jetë 25-26 qershor ku përfshihet një udhëtim i shkurtër dhe shumë argëtim.
Binjakët
Hëna e Re në shenjën e binjakëve është koha kur nis një sipërmarrje tepër e dashur për ju, por tani për tani koha nuk është edhe aq e përshtatshme, në mos po tepër e shkurtër. Marsi është ende në prapavijë që prej 17 prillit, dhe nuk do të dalë nga prapavija deri në 29 qershor. Marsi është raketa që shpërthen fuqitë tuaja në çdo situatë konkurruese, ndaj ju duhet ta keni Marsin në një pozicion të fortë përpara se të bëni ndonjë hap. Kjo vlen për karrierën dhe biznesin, por edhe për marrëdhëniet e rëndësishme të dashurisë, pasi Marsi është forca shtytëse për të kërkuar gjithë dashurinë dhe vëmendjen. Nëse jeni ndier sikur keni ecur mbi vezë që prej Prillit, nuk ka qenë një përshtypje e gabuar. Të gjithë kanë qenë në këtë situatë dhe muajin që shkoi, edhe Mërkuri ishte në prapavijë, dyfish më shumë ngadalësi. Mund të bëni përpara në çështje pronash, pasi Mërkuri tani ka dalë nga prapavija. Shtëpia dhe fusha familjare janë në një periudhë të artë për ju tani.
Hëna e Re po Lufton me Saturnin, çka do të thotë që ju do të përballeni me një konkurrent ose partner mjaft të vështirë, dikush që mund të jetë tepër konservator ose i paaftë për të ndërmarrë edhe riskun më të vogël. Ndërkaq, Neptuni në shtëpinë tuaj të karrierës sygjeron që këtë muaj do të privoheni disi nga informacioni që ju duhet; mund të mos jetë i vlefshëm ose të jetë i panjohur. Herët a vonë ky informacion do të dalë, por dijeni nuk do t’ju jepet i gjithi këtë muaj. Ndërkohë, Marsi do të energjizojë sektorin tuaj të punës por duke qenë në prapavijë, mund t’ju duhet t’i ktheheni një projekti të mëparshëm për të ndrequr cenet ose t’i bindeni dëshirës së një klienti për të ndryshuar drejtim.
Këtë muaj një kryqëzim do të shfaqet në qiell; kjo do të thotë se planetet e shenjave të paqëndrueshme si e juaja (Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit) do të vihen në formë kuadrati secili në 90 gradë kënd nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se energjia do të mblidhet mes tyre, pa mundur të dalë. Shenjat e paqëndrueshme për fat të mirë janë mjeshtre të komunikimit dhe të artit, ndaj të dashur Binjakë, përgatituni për të biseduar sa më shumë që të nxirrni ndjesinë e përhumbjes. Ky është një lajm i mirë për ju- nëse ka diçka që e bëni mirë është të komunikuarit, ndaj debatet do të jenë në dorën tuaj gjatë këtij muaji.
Hëna e Plotë e 20 qershorit do të vendoset përsëri në shenjën tuaj të kundërt, Shigjetarin, sin ë javën e tretë të Majit, pork jo është koha kur Hëna e Plotë do të shfaqet në gradën e fundit të shenjës, 19 gradëshin, një gradë konkurrimi. Detyra e këtyre 2 Hënave të Plota ishte të hidhte dritë mbi shtëpinë e marrëdhënieve serioze, qoftë partneri juaj në punë apo në dashuri. Në 20 qershor Saturni do të vihet kundër sunduesit tuaj, Mërkurit, ndaj do t’ju duhet të tregoheni praktikë kur të përballoni një çështje emocionale që përfshin partnerin tuaj. Vendimi juaj do të peshojë në një sërë çështjesh të tjera por sidoqoftë, do të kujdeseni për veten dhe vendimet e së ardhmes. Nëse keni qenë të palumtur, më në fund do të ndaheni por nëse keni qenë të lumtur me këtë partner, do të vendosni të martoheni. Nëse jeni në një marrëdhënie të konsoliduar do t’i hyni bashkë një qëllimi të përbashkët. Është koha për të vendosur!
Gaforrja
Në krahasim me muajt e mëparshëm, qershori do të jetë një paqe e vërtetë. Do të keni shumë pak evente që t’ju shpërqëndrojnë prej qëllimeve tuaja. Krahasuar me disa muaj që keni lënë pas, duhet thënë se do të jetë një muaj mjaft i qetë.
Marsi është planeti i energjisë që ju jep kurajo, vendosmëri dhe dëshirë, por kur është në prapavijë ai ju vë në gjumë, dhe dhuratat e tij janë të paarritshme. Marsi është gjithashtu sundimtari i fitoreve, ndaj kur është i dobët, ju mungon ajo energjia që zakonisht e keni të garantuar nga Marsi. Do t’ju duhet ta furnizoni vetë veten me energji, dhe do të jetë disi e mundimshme. Më shumë gjasa për t’i përmbushur qëllimet tuaja do të keni pasi Marsi të lëvizë nga prapavija më 29 qershor.
Marsi është gjithashtu sundimtari i pajisjeve, duke përfshirë ato të kirurgëve, ndaj nuk sygjerohet që tani të hyni në një operacion nëse nuk është urgjent. Në Mars dhe në Prillkeni qenë tepër të zënë me punë por tani që Marsi ka kaluar në prapavijë tek Akrepi jeni në një pozitë më të rehatshme. Puna do të jetë më e lehtë dhe më e përballueshme, ndërsa Marsi do të japë një shtysë të mirë për jetën tuaj dashurore që nga qershori e deri në korrik. Venera gjithashtu do të bashkëpunojë në këtë nxitje, duke kaluar në shenjën e Gaforres nga 17 qershori deri në 12 korrik. Shfrytëzojeni këtë moment për të blerë rroba të reja ose të stiloni flokët. Pak shpenzime për t’ju mbushur me vetëbesim! Venera gëzohet kur jus heh të kujdeseni për paraqitjen, ajo është sundimtarja e paraqitjes së mirë. Do të jetë një fazë shumë romantike, por edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj duke dalë sa më shumë.
Nëse jeni single, lërini mënjanë kriteret e shumta për personat që do të njihni. Jupiteri dëshiron t’ju shohë bujarë dhe të hapur, jo kritikë dhe tekanjozë. Nëse jeni në një lidhje, do të keni më shumë kohë për të kaluar me partnerin, dhe me fëmijët, nëse keni. Do të jeni më fertilë në korrik; është kohë e mirë për një shtatzani. Fundjava më romantike për ju do të jetë 25-26 qershori, kur Venera do të marrë shenja nga Neptuni, duke i bërë këto ditë të mrekullueshme.
Me më tepër kohë të lirë, do të jeni më krijues si në punë ashtu edhe jashtë saj ashtu edhe në jetën private. Projektet që do të keni do t’ju shërbejnë si relaks. Më 14 qershor do të jetë dita e lajmeve të mira në aspektin profesional, kur Dielli dhe Urani do të bashkohen që t’ju garantojnë dhënien e vlerësimit ndaj jush.
Në krye të muajit Hëna e Re e 4 qershorit në shenjën e Binjakëve do të nxisë ndjesinë e intimitetit tek ju. do të vazhdoni të shiheni me miqtë apo të dashurin, por më shumë do të keni takime dyshe, pa të tjerë veç jush, ose vetëm me veten tuaj. Është koha e duhur për të reflektuar se çfarë ju lumturon me të vërtetë, dhe për t’u kujdesur më shumë për veten. kjo do t’ua mbushë shpirtin, duke ju bërë të ndiheni në barazpeshë dhe të plotësuar. Si Gaforre, kujdeseni ndonjëherë së tepërmi për nevojat e të tjerëve në një ambjent, duke e lënë veten pas dore. Por kjo është koha juaj.
Gjatë Hënës së Plotë të 20 korrikut, kini kujdes të veçantë me shëndetin tuaj. Nëse keni punuar shumë, gjeni mënyrën për të fjetur mirë. Nëse jeni marrë me stërvitje fitness, bëni një pushim të vogël. Në katër ditët e para pas Hënës së Plotë me gjasa do të bëheni pjesë e një projekti që mund të jetë një aplikim ndërkombëtar, sepse Hëna e Plotë është në shenjën e Shigjetarit, shenja e njerëzve të huaj dhe medias globale, ndaj mund të përfshiheni në botimin e një projekti ndërkombëtar. Të shkruarit, redaktimi, kërkimet, mund të vijnë këtë muaj teksa Jupiteri dhe Plutoni bashkëpunojnë deri në 26 qershor, duke ju sjellë rezultate të rëndësishme e me përfitim.
Luani
Qershori është koha për të luajtur. Planetet që shfaqen në sektorin tuaj të miqësisë ju tregojnë se keni nevojë të shkëputeni nga fiksimi me karrierën që keni përjetuar së fundmi. Hëna e Re e 4 qershorit do t’ju vërë në lëvizje për të takuar miq dhe për të shkuar në festa, por Saturni përballë Hënës tregon se keni edhe detyrime për të cilat duhet të mendoni, ndoshta për fëmijët nëse keni, ose një projekt krijues që ka nevojë për vëmendjen tuaj. Kështu, më mirë kërkojuni miqve të vijnë tek ju, jo të shkoni tek ata.
Në aspektin financiar Hena e Re në shtëpinë tuaj të dytë dhe të tetë të financave mund t’ju bëjë të ndiheni se jeni pakëz keq me të ardhurat në hyrje të muajit. Duket se do t’ju duhet të zgjidhni mes prioriteteve shoqërore, duke u shkuar vetëm atyre që kanë më shumë rëndësi për ju. por ngushtia financiare që do të ndjeni në hyrje të qershorit do të jetë e përkohshme. Mund të merrni shpejt lajme të mira kur Jupiteri, dhënësi i fatit të mirë, të bashkohet me Pluton, planetin e fuqishëm të financave që i bashkuar me Jupiterin do t’ua shumëfishojë të ardhurat. Prisni ditët rreth 26 qershorit.
Mund të udhëtoni krejt papritur në ditët që pasojnë 13 qershorin, dhe nëse niseni për diku do të shijoni çdo moment larg shtëpisë. Mund të vizitoni një familjar ose të shkoni për një çështje shit-blerjeje. Dielli sundon Luanin, dhe në këtë ditë ai do të jetë mrekullisht i vendosur në kënd me Uranin, palnetin e surprizave, që është vendosur aktualisht në shtëpinë tuaj të udhëtimit. Po kjo shtëpi sundon median, lajmet e reja dhe progresin me ndonjë karrierë universitare. Do t’ju sjellë shumë lumturi në një prej këtyre fushave.
Më shumë udhëtim mund të vijë në fundjavën e 11-12 qershorit, por tani për një arrati romantike. Në 11-12 qershor nëse ju ftojnë në një festë, shkoni. Venera në shenjën e Binjakëve do të jetë në një kënd të mrekullueshëm me Uranin, dhe këto dy planete bashkë do t’ju mbushin me sharm dhe do të kënaqeni. Duket se mund t’ju duhet të udhëtoni për këtë event. Do të jetë fantastic, shkoni!
Marsi vijon në prapavijë që prej 17 prillit por do të rikthehet në 29 qershor. Kështu që nëse keni në plan të lëvizni, mendohuni mirë. Nëse ndërmerrni hapa gjatë prapavijës, zakonisht projekti nuk ka shumë energji. Do t’ju duhet të punoni shumë, por kur s’keni rrugë tjetër duhet të veproni edhe pse në vështirësi, edhe kur Marsi është në prapavijë.
Por këtë muaj do të keni një kryqëzim të pazakontë në qiell- katër planete në shenjën e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqve do të formojnë një kuadrat ku energjia do ta ketë të vështirë të dalë jashtë. Kjo do të thotë që nuk është muaji i duhur për të firmosur dokumente, as për jetën personale. Prisni deri në 1 korrik për të firmosur, kur Venera dhe Jupiteri do të jenë në një sinkronizim të paparë.
Marsi do të prapavendoset tek Akrepi dhe shtëpia juaj e katërt diellore e shtëpisë dhe familjes. Kjo do t’ju risjellë një dilemë të vjetër lidhur me banesën, ku dhe si do të jetoni. Ose lidhur me prindërit tuaj, pasi shtëpia e katërt është sunduese edhe e prindërve. Nuk ka rëndësi çfarë, do të ketë të bëjë me jetën tuaj personale, shtëpinë apo prona të tjera dhe familjen. Ka shumë mundësi që në qershor dhe në shkurt të keni shumë të ftuar në shtëpinë tuaj, miq apo të afërm ndaj do t’ju duhet që paraprakisht të sistemoni dhomën e pritjes.
Mund të keni një përvojë të mrekullueshme me të afërmit tuaj ose një festë në qershor ose korrik, ose një riorganizim/sistemim të hapësirës. Në hyrje të gushtit, Marsi do të rikthehet tek Shigjetari, dhe fokusi juaj kryesor do të jetë jeta dashurore, fëmijët, dhe projektet krijuese, përsëri.
Në javën e tretë të qershorit, koha afër Hënës së Plotë, në 20 qershor do të keni një kulminacion në marrëdhënien e dashurisë, ose t’ju vijnë lajme për një shtatzani të re! Nëse keni fëmijë, do të merrni një lajm për njërin prej tyre. Është e pazakontë të kesh 2 Hëna të Plota radhazi në të njëjtën shtëpi diellore. Në këtë rast, nëse jeni të martuar do të ndjeni veprimin e kësaj hëne të plotë, duke ju sjellë shumë romanticitet. I martuar ose jo, krijimtaria dhe origjinaliteti juaj do të kapin majat. Mund të përfundoni një projekt shumë të madh, dhe këtë radhë do ta mbaroni plotësisht!
Virgjëresha
Hëna e re e 4 qershorit mund të sjellë lajme të mira për karrierën tuaj, që do të thotë se përgjatë gjysmës së parë të muajit mund të kaloni në një pozicion tjetër pune, më të volitshëm për ju, duke qenë se kërkon aftësi të mira komunikimi. Me një kurorë yjesh që shkëlqejnë në shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, puna në fjalë padyshim që do të jetë prestigjoze.
Ka nëj sërë pozicionesh ku ju mund të kaloni dhe që do t’ju sjellin sukses, por edhe nëse punoni në një vend që nuk shquhet për komunikim, mund t’ju kërkohet të jepni mendimin tuaj si ekspert për një çështje. Çdokush komunikon por ju dukeni të jeni mbi gjithë të tjerët. Ky është një aset i jashtëzakonshëm në biznes.
Këtë muaj do ta kuptoni më së miri se sa mirë po ecni në karrierë. Me Afërditën që shoqëron këtë Hënë të re, ju do të jeni zgjedhja e preferuar e personave VIP. Ofertat financiare dhe benefitet do të jenë veçanërisht bujare, sidomos ato të 13 qershorit.
Megjithatë mund të ketë ende probleme me karrierën tuaj për të cilat mund të vendosni vetëm ju. Neptuni do të jetë në një kënd të vështirë me Hënën e re kështu që mund ta keqkuptoni benefitet e punës. Por, mund të keni një pikëpamje më optimiste për përshkrimin e punës dhe pagën, nga ç’janë në të vërtetë. Në këtë rast, kërkojini punëdhënësit që çdo detja i punës të jetë i specikfikuar para se ta pranoni punën. Marsi do të vijojë të jetë në prapavijë në qershor dhe do të vijojë të jetë deri më datë 29. Nuk është kurrë ideale të marrësh përsipër një punë konkurruese me Marsin në prapavijë ku duhet të tregoni se jeni më mirë se gjithë të tjerët. Nëse e pranoni punën gjatë kësaj kohe, do ta keni disi më të vështirë t’ia dilni. Mundohuni t’i mbani bisedimet pezull deri në korrik.
Saturni do të jetë në kundërshti me Hënën e re, duke sugjeruar se detyrimet tuaja në shtëpi do të jenë në fokus. Puna juaj e re mund ët kërkojë shumë kohë dhe përpjekje. Nëse zgjidhni t mos ta merrni përsipër, mund të ndodhë edhe për shkak të impenjimeve tuaja personale. Mund të bëhet fjalë për rinovime, rregullime apo zhvendosje. Në të kindërt, mund të bëhet fjalë për personat tuaj të afërt, që varen prej jush. Nëse kjo ofertë karriere nuk do të pranohet për një prej këtyre arsyeve, ndodh sepse kjo Hënë e re vjen me disa të meta. Mund të keni një tjetër ofertë më 22 gusht ose 2 shtator. Ndoshta pritja do t’ja vlejë.
Duket se jeni goxha të fokusuar edhe në shtëpi, situatë që do të kulmojë më 20 qershor. Lajme të mira nga banka do t’ju rikthejnë buzëqeshjen kur Dielli dhe Urani të shkëmbejnë sinjale miqësore më 13 qershor.
Përsa i përket romancës, do të keni një situatë më të mirë kur Afërdita të hyjë në shenjën e Gaforres më 17 qershor dhe të ndriçojë shtëpinë tuaj të 11 të miqve, evemteve dhe shpresave. Ky trend do të vijojë deri më 11 korrik. Mbani mend fundjavën e 25-26 korrikut kur Jupiteri dhe Plutoni do të jenë të renditura në mënyrë perfekte. Jupiteri ëshët në shenjën tuaj kështu që sharmi juaj do të jetë në pikat më të larta ndërkohë që plutoni do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Në këtëv fundjavë, do të transformoheni nga dashuria.
Nëse jeni çift, mundohuni që të merrni pushim këtë fundjavë fantastike për ta shijuar në një udhëtim. Nëse jeni beqarë, dukuni të mahnitshëm edhe nëse dilni për të bërë pazar. Gjërat e jashtëzakonshme zakonisht ndodhin në situata fare të zakonshme! Me Jupiterin në shenjën tuaj, keni mundësinë më të mirë në një dekadë të tërë për të bërë një takim të mrekullueshëm. Ju duhet vetëm një person që jeta juaj të ndryshojë tërësisht!
Peshorja
Jeni të uritur për të mësuar nga përvojat e reja, ndaj bëni gati valixhet dhe udhëtoni- është mundësia juaj këtë muaj! Me Venerën pranë Diellit dhe Hënës së Re, do ti dashuroni vendet që do t’ju ofrohen. Hëna e Re do të jetë në shenjën e Binjakëve, ndaj do t’ju duhet të shkoni edhe në 2 qytete, kënaqësi e dyfishtë! Nëse nuk mund të shkoni larg, mund të jeni duke u përgatitur për simenstrin e dytë të universitetit, ose të punoni në një projekt publikimi. Saturni do të vihet përballë Hënës së Re, ndaj do t’ju duhet të punoni shumë përpara se të mendoni të largoheni.
Nëse nuk do të udhëtoni për kënaqësi, kjo vendosje e Saturnit ndaj Hënës nënkupton se do të përmushni një qëllim me këtë udhëtim, dhe mund të bëhet fjalë për një marrëveshje me një klient ose financiare. Saturni nuk quhet kot planeti që kërkon llogari, kërkon shumë prej jush por nëse punoni në ndikimin e tij, do të keni shumë për të treguar dhe arritjet tuaja do të jenë afatgjata.
Nëse bëhet fjalë për universitetit, puna juaj do të jetë shumë e ngjeshur por do të mësoni si kurrë më parë, gjëra që d’do t’i harroni më. Nëse punoni në media do t’ju duhet të bëni shumë kërkime dhe do të ndjeni nevojën për të marrë të dhëna të sakta.
Shumicën e këtij viti që prej 5 marsit keni pasur një theksim të shtëpisë suaj të tretë, pasi Marsi ka lëvizur para-mbrapa në prapavijë në këtë zonë që kur hyri në shenjën e Shigjetarit më 5 mars. Do të keni Hënën e dytë të Plotë radhazi, çka është e pazakontë pasi ndodh një herë në tre vjet, ndaj udhëtimi i shpeshtë, marrëveshjet dhe një projekt që ka të bëjë me të shkruarit, ose ose diçka lidhur me motrat e vëllezërit ju ka pushtuar mendjen.
Marsi kaloi në prapavijë në 17 prill deri më tani dhe nuk do të lëvizë deri në 29 qershor. Ndërkohë Marsi do të vijojë të prapavendoset drejt e në Akrep duke marrë pak nga ndikimi i Shigjetarit në shtëpinë tuaj të tretë yë udhëtimit, motrave e vëllezërve, fqinjëve dhe kontratat për dy muaj. Gjatë kohës që Marsi është tek Akrepi, do të keni shumë shpenzime në rritje gjatë qershorit dhe korrikut. Mund ta dini tashmë se do t’ju duhet të shpenzoni pasi po planifikoni diçka të madhe, si të udhëtoni larg, të paguani pushimet e fëmijëve tuaj, të blini një shtëpi apo të paguani shkollën. Ka edhe mundësi të tjera që gjithsesi do t’ju duhet të shpenzoni.
Nuk është koha për shpenzime si makina, kompjuteri, apo pajisje të tjera elektronike a elektroshtëpiake. Kini kujdes me paratë që do të jepni. Hëna e Plotë e 20 qershorit do të jetë në shtëpinë tuaj të financave dhe do të keni një fazë kulminante shpenzimesh, megjithatë mund t’ju kthehet një shumë parash që dikush ua ka huazuar.
Mos u shqetësoni për koston në rritje dhe pagesat që do të bëni në qershor. Ky muaj ka një aspekt të veçantë financiar më 26 qershor kur Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në një vendosje ideale. Plutoni është në sektorin tuaj të shtëpisë ndaj nëse do t’ju duhet të shisni një pronë, kjo do të jetë dita kur do të merrni shumën e duhur. Nëse do të rinovoni apo rivlerësoni shtëpinë apo pronën tuaj të patundshme vlerësimi i ri do të bëhet pas 4 javësh, në Hënën e Plotë të 19 korrikut.
Në aspektin e dashurisë, pjesa më e bukur e muajit do të jetë herët, kur Venera udhëton drejt Binjakëve nga 1-16 qershor. Venera është planeti juaj sundues, e gjithashtu planeti i dashurisë, dhe këtë muaj Venera do të jetë në një vend shumë të përshtatshëm për ju. Nëse jeni single, mund të takoni jo në po dy partnerë të mundshëm!
Akrepi
Paratë janë në fokusin tuaj dhe doni një rritje rroge ose nëse jeni të vetëpunësuar, doni të rrisni fitimet që keni dhe Hëna e re më 4 qershor do t’ju japë një mundësi të mirë. Por problemi qëndron në faktin se kjo Hënë e re vjen me disa të meta. Sado bindës të jeni kur të prezantoni arsyet tuaja për këtë rritje, punëdhënësi do t’ju ofrojë shumë pak, për të mos thënë aspak. Nëse nuk merrni dot rritjen që kërkoni, nuk është për shkak të performancës suaj, por për shkak të buxhetit të shtrënguar. Nëse përpiqeni të gjeni një tjetër burim të ardhurash, do të përballeni me të njëjtën situatë, pasi Saturni i ka vënë kapakun mundësive tuaja për të shtuar të ardhurat këtë vit.
Saturni momentalisht po udhëton në sektorin tuaj të të ardhurave, trend që ka nisur që në dhjetor 2014 dhe do të përfundojë në dhjetor 2017. Kjo është një vizitë e rrallë por shumë domenthënëse që ndodh çdo 29 vjet. Këto ditë, Saturni do t’ju mësojë si të përfitoni sa më shumë nga paratë që fitoni tani duke ju inkurajuar të ndaloni shpërdorimet dhe të bëni pazare. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të mësoni si të rrisni me kujdes tarifat dhe si tu kërkoni klientëve paratë që iu kanë borxh.
Edhe pse Hëna e re në shtëpinë tuaj të tetë të parave të të tjerëve nuk është në aspekt të mirë, duhet të përpiqeni që t’i bëni gjërat të funksionojnë. Nëse do aplikoni për një punë, mund të keni përfitime të mira si një sigurim të mirë për jetën ose akses në palestër, gjëra që do të kushtonin goxha nëse do t’ju duhej t’i paguanit të gjitha vetë. Gjithashtu mund të aplikoni edhe për një kredi në bankë. Por duhet të jeni të sigurt që dokumentat tuaja janë tërësisht në rregull kur t’i dërgoni, pasi mund të përballeni me një refuzim nëse ka diçka që nuk shkon.
Saturni do të dalë kundër kësaj Hëne të re kështu që mund të mos arrini gjërat që doni, por mund të merrni një pjesë të fondeve që ju duhen. Të gjitha shenjat e zodiakut shkojnë në shkollën disiplinore të Saturnit në një moment të caktuar dhe ky është momenti juaj që të mësoni për paratë, vlerën tuaj dhe kontributin tuaj në botë.
Marsi, sunduesi juaj, ka qenë në prapavijë që nga 17 prilli dhe më në fund do ta mbarojë këtë udhëtim të mbrapshtë më 29 qershor. Marsi është planeti i pasinit, kurajës dhe vullnetit ështu që kur është i përgjumur, siç është tani, projektet ngadalësohen dhe vendimet janë më të vështira për t’u marrë. Ky ngadalësim, ju ka bërë të ndiheni sikur duhet të merrni frenat në dorë dhe thjesht të bëni përpara. Por nuk duhet ët bëni asnjë lëvizje të tillë deri në fund të qershorit. Prisni korrikun në mënyrë që të keni sukses.
Afërdita do të jetë në një kënd mjaft të bukur që do të bëjë që të shijoni dashurinë më së miri nga 17 qershor deri më 11 korrik. Përdoreni këtë kohë për të blerë rroba të reja ose mund të bëni edhe ndonjë ndryshim në look. Fundjava e 26-27 qershorit do të jetë veçanërisht e bukur dhe magjike kështu që planifikoni diçka super romantike. Nuk keni partner? Atëherë dilni dhe argëtohuni me miqtë, shihni çfarë mund të ndodhë.
Shigjetari
Muaji qershor për ju do jetë “dimër”. Kjo gjë ndodh kur Dielli largohet shumë nga shenja juaj, dhe këtë herë është 6 muaj larg. Gjërat do nisin të përmirësohen pasi qershori të ketë mbaruar, ndërsa tani për tani duhet të punoni fort. Gjtaë kësaj gjithashtu do ndjeni presionin dhe trysninë e punës, megjithëse partnerët tuaj do e lehtësojnë këtë periudhë me idetë e tyre brilante.
Duke qenë se planeti i Saturnit ndodhet në shigjetar, do përballeni me një anë të partnerit që ose do ju mërzisë ose do ju dëshpërojë. Nga ana tjetër, do keni dhe një ndjenjë shqetësimi rreth shëndetit dhe mirëqënies së partnerit tuaj. Hëna e Re e 4 qershorit do përmirësojë padyshim bashkëpunimet profesionale. Pjesa financiare do jetë pak problematike, por në fund të muajit ato do “burojnë”. Mund të jeni duke menduar të martoheni apo të fejoheni, por edhe një partnership serioz në biznes. Ky person mund të jetë i nevojshëm për t’ju dhënë një ndihmesë në ecjen përpara. Një mundësi tjetër është dhe fakti që do ndjeni nevojën për të nisur një process gjyqësor ndaj një ish-partneri.
Duket sikur bisedimet do nisin më 4 qershor,por në mënyrën e duhur do fillojnë nga 13 qershori e tutje. Neptuni do jetë në një kënd me ju kështu që ndjehuni të hapur për të bërë pyetje. Duke qenë se Saturni është planeti që jep mësimë, këtë periudhë do përballeni me një anë të tmerrrshme të një personi të afërt, të cilën s’e keni parë më herët. Nëse gjërat shkojnë kështu është sepse universi dëshiron që ju të njihni fytyrat e vërteta e njerëzve që ju rrethojnë. Për më tepër, ai ju jep mundësinë të tregoheni më objektivë. Nuk mund të përcaktojmë sesi do ndikojë tek ju kjo gjë, por ka disa elementë që herët ose vonë duhe të dalin në sipërfaqe patjetër. Neptuni vjen edhe me një mesazh për t’ju sjellë dritë dhe qetësi shpiërtërore. Ky muaj ka dy anë medaljeje: Gjërat mund të shkojnë shkëlqyeshëm ose mund të përkeqësohen shumë. Është një muaj esktremesh.
Hëna e plotë në 20 qershor, do fokusohet më së shumti tek interest tuaja. Nëse e keni ditëlindjen afër 20 dhjetorit, atëhere ajo sjellë një lajm të rëndësishëm professional. Do ndryshoni mendjen rreth së ardhmes së lidhjes tuaj, ose një ish-patner do ndërhyjë. Bëni mirë që vendimet thelbësore t’i shtyni për muajin tjetër, ose akoma më mirë, për në gusht. Meqënëse Marsi është në prapavijë,kjo do të thotë që ai nuk ndihmon dot asnjë shenjë. Prandaj bëni mirë të shtyni vendimet rëndësishme. Ai do dobësojë fuqitë tuaja për të vepruar në mënyrë eficiente.
Do përjetoni një moment jashtëzakonisht shumë pozitiv këtë muaj, duke qenë se Jupiteri, planeti i të mirave, do marrë një shkëlqim shpërthyes më 26-27 qershor. Edhe lajmet rreth financave do jenë shumë të gëzueshme. Do mund të ngriheni në detyrë, ose do merrni rritjen e rrogës që keni dashur gjithmonë.
Bricjapi
Hëna e re do sjellë për ju një stuhi telefonatash, email-esh dhe takimesh. Do shijoni punën tuaj gjatë këtij muaji, por do zbuloni edhe që drejtori apo pronari nuk do tregohet shumë preçiz. Nëse e ndjeni veten si të humbur , kjo nuk është një ëndërr. Në fakt është e vërtetë. Neptuni, planeti i konfuzionit dhe mjegullës, do ndikojë negativisht duke ju çuar në drejtimin e gabuar. Vetëm më vonë do e kuptoni dhe do ndryshoni drejtim.
Një kryq i madh,qe do të thotë se planetet janë në ndërprerje me njëri-tjetrin, tregon që nuk do keni shumë bashkëpunim të frytshëm këtë muaj. Planetet më pak bashkëpunuese do jenë Saturni dhe Neptuni. Do e shihni të nevojshëm komunikim gjatë gjithë kohës duke qenë se do ju duhet të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve. Saturni do kundërshtojë në njëfarë mënyre Diellin, duke sjellë një moment paksa stresues. Një person shumë i afërt me ju do tregohet kritik, por mos e lejoni të ulë vetëbesimin. Kërkohet që të tregoheni realist dhe objëktivë. Nëse një i afërmi juaj afrohet me një problem shëndetsor, në dorën tuaj gjendet zgjidhja!
Progresi në projekte dhe marrëdhënie mund të jetë pak i ngadaltë këtë muaj, duke qenë se planeti Mars nuk do jetë energjik, por i përgjumur. Gjendje që ndodh që prej 17 prillit. Nëse doni të shisni një pronë tuajën, lëreni për në korrik, duke qenë se dhe fitimet do jenë më të mëdhaja.
Hëna e Plotë e 20 qershorit mund të sjellë dritë në veprimet që do ndërmerrni. Nëse keni qenë duke u konsultuar me një therapist këto kohë për diçka që ju shqetësonte, ky muaj do jetë perfekti për t’u ndjerë më mirë dhe më të qetë.
Përsa i përket aspektit romantik, vendosja e Venusit në Gaffore, nga 17 qershori deri në 11 korrik, do sjellë momente të ngrohta me partnerin tuaj. Do dëshironi të largoheni diku duke ndërmarrë një udhëtim të shkurtër. Më në fund, do mund të ndiheni gati për të marrë një vendim të rëndësishëm rreth lidhjes që keni. Për ata që janë single, ka gjithashtu një lajm të mirë. Mund të bini në sy të një kolegu, në fushën e informatikës ose poezisë, dhe do keni një takim romantic më 27 qershor. Ose edhe në fundjavën e 25-26 qershorit.
Më në fund, kur Plutoni të vendoset në një linjë me Jupiterim, një ngjarje special do prekë të mirat materiale. Ndoshta ta ardhura nga të afërm që jetojnë larg ose një çështje gjyqësore që do përfundojë në favorin tuaj. Fundi i muajit padyshim do sjellë dhe shumë arsye për t’u ndjerë i lumtur.
UJORI
Ju keni qenë duke pritur që dashuria e jetës suaj të bëhet i/e gjallë dhe dëshira juaj mund të realizohet pas Hënës së Re që do të shfaqet në 4 Qershor. Dielli, Hëna e Re te Binjakët dhe Venusi do të mbushin shtëpinë tuaj të dashurisë, argëtimit, kohës së lirë dhe pushimeve. Muajin që shkoi ju u përqëndruat kryesisht te karriera juaj dhe ndërtuat shumë momente të rëndësishme. Marsi, tashmë në prapavijë, sapo ka gjetur mbështetje te Akrepi, duke i dhënë ndriçim shtëpisë suaj të karrierës.
Gjasat që ju të vazhdoni të bëni më shumë fitime në karrierë në Qershor-Korrik do të jenë të mëdha kështu që shumë nga ato që ju keni bërë tashmë do të sjellin rritje të reputacionit dhe shkëlqimin tuaj. Në të njëjtën kohë, Venusi do të marrë dorën tuaj dhe do t'ju tërheq në drejtim të dashurisë, kështu që të sigurtë mund t'i hidhni një sy rrugës për të shijuar anën e butë të jetës. Kjo Hënë e Re te Binjakët sugjeron që nëse jeni single, ju mund të takoni dy partnerë të rinj potencialë romantikë sepse Hëna e Re do të jetë te Binjakët.
Nëse jeni në një lidhje, ju do të keni kohë për të shpenzuar me të dashurin/en tuaj, ndoshta duke planifikuar edhe një largim nga e përditshmja. Nëse ëndërroni të keni një fëmijë, ju mund të bëheni më serioze rreth planifikimit të një shtatzënie tani. Nëse nuk keni mundur të keni fëmijë, shkoni te një specialist për të marrë disa këshilla këtë muaj, ose pas 29 Qershorit. Nëse keni fëmijë, ata do të organizojnë një festë të madhe për t'ju argëtuar dhe ju do të qeshni aq shumë sa nuk keni qeshur përgjatë gjithë vitit.
Hëna e Re e 4 Qershorit ka disa defekte dhe Saturni- sundimtari juaj historik- ju tregon se ju mund të viheni në lojë dhe t'ju mashtrojnë. Kjo mund të vijë nga ndonjë mik, fjalët e të cilit do të turbullojnë mendimet tuaja mbi personit me të cilin jeni duke dalë këto kohë. Ose ju mund të shihni anë të karakterit të të dashurit tuaj, që nuk i keni parë më parë. Saturni ka një reputacion për të zbuluar të vërtetat pa i zbukuruar ato. Ose nëse jeni në një lidhje, ju mund të ndjeni se po mbyteni ne përgjegjësi dhe se keni vështirësi në këtë raport. Ose, mund të ndodhë që ju të jeni të shqetësuar lidhur me shpenzimin e parave, mungesën e fondeve, për shkak të sfidës që Neptuni i bën kësaj Hëne të Re.
Mos u shqetësoni për paratë- ju do të përmirësoni të ardhurat tuaja shumë shpejt. Për të qenë pozitiv, mund të themi se për shkak se Binjakët- shenja e Hënës së Re dhe Mërkuri- sundimtari i Binjakëve janë në një kënd ideal me Jupiterin, kjo tregon se ju mund të kapërceni çdo pengesë dhe sfidë që jeta ju ofron. Ndonjëherë sfidat na jepen edhe për të treguar shkathtësinë dhe vendosmërinë tonë- dhe ky do të jetë një nga ato raste. Ju meritoni të argëtoheni dhe kjo do të ndodhë nëse ju dini sesi të zgjidhni detyrimet tuaja.
Mos kini turp të kërkoni ndihmë. Ditët tuaja më të mira për dashurinë- që do të ndjekin edhe Hënën e Re të dashurisë janë 13 Qershori si dhe fundjava para kësaj date, përkatësisht 11-12 Qershori, kjo edhe falë faktit që Dielli do të jetë në kënd me Uranin. Vetëm apo të lidhur këto ditë janë për ju. Përgjatë këtyre ditëve jini gazmor. Nuk ka asnjë arsye për të qenë serioz- ky do të jetë momenti për të qeshur. Përpos kësaj, Venusi do të jetë në shenjën e Binjakëve, vendi më i mirë për ju, që nga fillimi i muajit deri më 16 Qershor. Është një kohë e mrekullueshme për të blerë rroba të reja dhe për të gjetur mënyra për të rifreskuar pamjen tuaj.
Hëna e Plotë e muajit, 20 Qershor (plus minus katër ditë nga kjo datë), do të theksojë aktivitetin social. Ju mund të shkoni në një festë të madhe ose në një ngjarje tjetër që do të bëjë shumë njerëz bashkë për një qëllim të vetëm. Mund të bëhet fjalë për një festë fejese, martese, ose baby shoëer ose ju mund të shkoni në një ngjarje aportive, ose anasjelltas të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë si e ftuar, ose në një festë elegante organizuar nga një mik. Ju mund të spikasni gjëra të reja në këto evente siç mund të jetë një vend i ri pune ose njohja me një klient të rëndësishëm.
Jupiteri dhe Plutoni do të arrijnë kulmin në këtë aspekt në 26 Qershor, por e gjithë java do të jetë e veçantë për lajme të reja nga 20-27 Qershori. Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë këtë muaj ndaj do të jetë një ide e mirë që këtë muaj të merrni pak pushim apo të largoheni në ndonjë fundjavë përgjatë këtij muaji. Marsi planeti i energjisë, do të jetë ai që do t’ju ndihmojë ju të konkurroni në mënyrë sa më efektive në ndonjë ngjarje sportive, situatë karriere madje edhe në marrëdhëniet personale.
PESHQIT
Tani për tani, presioni që ju keni ndjerë në karrierën tuaj për të arritur nivele më të larta suksesi do të shkrihet dukshëm përgjatë Qershor-Korrikut, duke ju lejuar ju që t'i kushtoni kohë jetës suaj pa frikën se do të humbisni çdo mundësi në karrierë. Ju keni një Hënë të Re, në 4 Qershor, në shtëpinë tuaj të shtëpisë dhe familjes, që ju lejon të lëvizni, të bëni rregullime ose të rinovoni pjesë të hapsirës suaj të tanishme, të merreni me dekorin, të rregulloni oraret, të mirëmbani shtëpinë apo të kërkoni një person që të zbukurojë zonën përreth shtëpisë suaj. Nga ana tjetër, ju mund të dëshironi të shpenzoni më shumë kohë me familjen tuaj, ndoshta për të marrë një pushim së bashku. Ose, nëqoftëse prindërit tuaj kanë nevojë për ndihmë, ju do të jeni të motivuar për të ndihmuar nënën ose babain tuaj, nëse ata kanë nevojë të lëvizin, të gjeni një mjek për nënën tuaj, ose një këshilltar për të dhënë udhëzime për financat e tyre.
Një pengesë me të cilën do të përballeni do të ketë të bëjë me një përpjekje të vazhdueshme në karrierë, në të cilën ju keni qenë të fokusuar dhe që mund t'ju sjellë vlerësime të mëdha nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur. Me mbikëqyrësin Saturn- në kundërshtim me Diellin- më 2 Qershor, ju mund të keni kaluar vëmendjen tuaj te diçka që është duke ndodhur në shtëpinë tuaj ose lidhur me një anëtar të familjes. Ju do të ndjeni presionin e Saturnit në këtë kohë, dhe më pas përsëri në Hënën e Re, 4 Qershor, kur do të jetë në kundërshtim me këtë Hënë të Re, duke ju sjellë një ditë ku kritikat e VIP-ave mund të lëndojnë ndjenjat tuaja. Nëse kjo do të ndodhë, merrni atë që është e vlefshme nga këto komente, por mos i lejoni ato të kenë ndikim te ju.
Nga e Hëna e në vazhdim ju do të ndiheni më mirë. Nëse keni planifikuar një pushim pak pas 4 Qershorit, do të përpiqeni të bëni gjithçka përpara se të dilni jashtë dere. Kthimi i vëmendjes në jetën tuaj private mund të jetë diçka e vështirë për t'u bërë këto ditë, duke qenë se duket të keni disa rreziqe nga ana profesionale. Megjithatë, këtë muaj, shtëpia dhe familja do të kenë një tërheqje të fortë të ju, dhe do të jetë e pamundur të mos i kushtoni rëndësi. Një figurë mashkullore në familjen tuaj (ose shefi juaj) mund të ketë papritur nevojë për ndihmën tuaj. Pas Hënës së Re, 4 Qershorit, mund të jetë një anëtare femër e familjes, si për shembull nëna juaj, që gjithashtu ka nevojë për këshillën dhe kujdesin tuaj.
Duket se kjo, do të thotë që ju duhet të krijoni më shumë ekuilibër në jetën tuaj dhe të mos neglizhoni pjestarët e shtëpisë që ju duan aq shumë. Ky është shansi juaj për ta bërë këtë. Marsi do të vazhdojë të jetë në prapavijë këtë muaj, një prirje që ka nisur që në 17 Prill, dhe që do të vazhdojë deri më 29 Qershor. Marsi nuk sundon paratë që ju keni fitoni apo që ju janë dhënë, por as ato që ju keni fituar. Nëse shpresoni që të merrni një rritje, prisni për ta kërkuar një gjë të tillë pasi Marsi të shkoj në pozicionin e tij direct, në 29 Qershor.
Nëse jeni të vetpunësuar, ose edhe nëse punoni për të tjerët, nuk do të ishte një veprim i mençur nisja e shërbimeve apo produkteve të reja e as të përpiqeni të rrisni vetëm tarifat tuaja. Kur Marsi të jetë i fortë dhe jo në prapavijë, ky planet bëhet si raketë përforcuese për të gjithë situata tuaja konkurruese. Një thënie e vjetër astrologjike thotë: "Çfarë nisni kur Marsi është në prapavijë, do ta humbisni". Kj është një deklaratë e fortë dhe nëse kjo nuk është plotësisht e vërtetë ja çfarë është atëherë: "Marsi nuk mund t'ju japë ndihmën që ju nevojitet për të spikatur në industrinë tuaj, ndërsa është në prapavijë".
Nëse Marsi është i dobësuar, ju do t'ju duhet të siguroni të gjithë energjinë që ju duhet dhe të përgatiteni të bëni disa detyra të rëndësishme në punë dhe askush të mos ju thotë nëse do të jenë të suksesshme apo jo. Tregohuni të mençur të prisni deri në Korrik dhe më tej, për të nisur përpjekjet tuaja të rëndësishme.. Ose, prisni deri në fund të Shtatorit ose fillimi i Nëntorit sepse këto do të jenë disa prej muajve më të mirë të vitit për të nisur gjëra të reja.
Lajmet e mira mbi financat do të vijnë tek ju në 12 dhe 14 Qershor. Në të dyja këto ditë ju mund të bëni para nga shitja e pronave, e mobiljeve, ose si rezultat i një dhurate në të holla nga një anëtar i familjes që ju do shumë. Urani do të ketë ndikimin e tij në këtë, dhe kur Urani është i përfshirë, është gjithmonë një surprizë totale. Nëse vuani një pengesë ose përjetoni një vonesë në çdo fazë të jetës suaj, në ose pranë 13 Qershorit, mbani shënim sepse sundimtari juaj Nepruni do të jetë në prapavijë për muajt e ardhshëm, dhe nuk do të kthehet në pozicion direkt deri më 20 Nëntor.
Planetet e mëdha si Nepruni gjithmonë shkojnë në prapavijë për rreth 5 muaj. Shikoni në ditët perrëth 13 Qershorit për të reja në jetën tuaj- një projekt karriere, një marrëdhënie ose diçka tjetër. ju do t'ju duhet të punoni për të mbështetur këtë fushë të jetës në të ardhmen. Do të keni mjaftueshëm kohë për të menduar për atë që po ndodh, dhe gjeni mënyra për të rregulluar gjërat, nëse kjo është e rëndësishme për ju. Hëna e Plotë në 20 Qershor do të sjellë zhvillime të rej, të rëndësishme në karrierën tuaj. Kjo do të jetë Hëna e dytë e Plotë për të shndëritur te Shigjetari (Hëna e parë e Plotë u ndje në 21 Maj).
Qartësisht emri juaj po merr shumë vëmendje për punën e bërë mirë dhe reputacioni juaj është në rritje. Kjo Hënë e Plotë mund të shënojë një moment të rëndësishëm në jetën tuaj, sepse 6 ditë më vonë, Jupiteri- planeti i fatit të mirë, do të marrë fuqi- mbështetje nga Plutoni. Të dy planetet janë të njohur për lidhjet e forta financiare, dhe me Jupiterin ne sektorin tuaj të partneritetit, agjenti juaj, menaxheri, avokati apo ndërmjetës të tjerë, ka të ngjarë të jenë përgjegjës për të rimëkëmbur një triumf të madh të karrierës suaj.
Plutoni është aktualisht në sektorin tuaj të miqësisë, kështu që një mik duket të jetë i përfshirë me fatin tuaj këtë kohë. Në çështjet e zemrës, ju do të shijoni jetën më shumë se ç'keni bërë, pasi Venusi të lëvizë në shtëpinë tuaj të pestë diellore të dashurisë së vërtetë më 17 Qershor, për të qëndruar deri më 12 Korrik. Ju do ta shijoni këtë ndryshim, sepse magnetizimi juaj do të rritet në lartësi të reja dhe ju do të jeni entuziast për të eksploruar mënyra të reja për të rifreskuar pamjen tuaj përpara se të merrni pjesë në një ngjarje ku do të jeni të ftuar. Pasja e Venusit në shenjën e ujit do të jetë një aset i shtuar për ju kur të blii rroba të reja, të ndryshoni modelin e flokëve apo të blini produkte make up-i.
Fundjava juaj më romantike e muajit do të jetë 25-26 Qershori. Hëna tranzitore do të kalojë te Peshqit, ndërsa Venusi dhe Neptuni do të derdhin mbi ju doza shkëlqimi. Kjo është më shumë se e mrekullueshme, të dashur Peshq!