Robert Berisha publikoi një ditë më parë videon e tij të parë si këngëtar, një këngë me titull 'Made In Albania'. Kjo këngë është varianti shqiptar i këngës 'Made In Romania', një këngë e njohur tallava e këngëtarin rumun Ionut Cercel. (Shiko këtu)
Ai ka treguar për Express se kënga i ka pëlqyer ndaj e ka zgjedhur ta fillojë karrierën si këngëtar me këtë këngë. Por ai nuk e ka vjedhur- Berisha ka treguar se e ka marrë këtë këngë me anë të një marrëveshjeje me kompaninë rumune të produksionit AMMA, dhe tregon edhe dokumentin që e vërteton.
Berisha është shprehur se tanimë, nuk ka më kuptim të marrësh këngë pa marrëveshje pasi me t'u hedhur në Youtube, kjo do të merret vesh menjëherë:
'Me produksionin Amma nga Rumania kam bashkëpunuar edhe më herët dhe jemi shkëmby me projekte. Kanë vdekur ato kohëra kur dikush mundet ta vjedhë këngën dhe ta publikojë në Youtube', ka thënë ai, 'këtë e dinë të gjithë. kënga më ka pëlqyer dhe vendosa me këtë këngë të filloj karrierën si këngëtar'