Showbiz

Urimi plot dashuri i Dasara Malltezit: ‘Të dua më shumë se ç’mund të thuhet me fjalë!’

Dasara Malltezi po studion tani jashtë vendit, në Vienë. Së largu, ajo i ka uruar ditëlindjen e 6 vëllait të saj të vogël, Artit. Ajo shprehet se dashuria për të është më e madhe se ç’mund të thuhet me fjalë, dhe se ndihet e bekuar që ka një vëlla të vogël si ai.

Dasara dhe Arti janë fëmijët e Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, me Jamarbën Malltezin, bashkë me të cilin janë prindërit e 4 fëmijëve.

Më i vogli i tyre, Arti, erdhi në jetë në 25 maj të 2010-ës, pas 3 vajzave të familjes Malltezi. Këtë moment, Dasara e kujton me mallëngjim duke thënë se që atëherë, koha duket sikur ka fluturuar:

‘Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës time! Më duket si dje kur erdha në spital dhe të pashë për herë të parë, dhe çdo gjë që ka ndodhur që atëherë, si një ëndërr në të cilën koha fluturoi me një shpejtësi të pabesueshme.

Po, dashuria shtohet me kalimin e kohës, por ti kampioni im i vogël, ma ke marrë zemrën ngahera, duke u kthyer në pikën time të dobët. Tani ti je i madh dhe po rritesh, u bëre 6 vjeç dhe sivjet, fillove shkollën, e unë kam frikë se koha do të kalojë ashtu si fluturoi në këto 6 vjet. Më duket sikur të pashë në mëngjes, dhe në mesditë ishe 3 vjeç kur doje të provoje dorezat e mia të boksit. Në mbrëmje u bëre 5 vjeç dhe vazhdove të ma mërrje mendjen njësoj, aq më tepër atëherë kur më duhet të iki përësri. Mendimi për vitet që do të vijnë, duke fluturuar kështu më tmerron, më lë pa frymë. Jam plotësisht e bekuar që ti je vëllai im i vogël, Arti.

Të dua më shumë se ç’mund të thuhet me fjalë, më shumë sesa largësia më lejon të shpreh. Edhe mua më ka marrë malli, vëllaçko dhe më vjen keq që nuk jam duke festuar tani pranë teje! Të dua shumë dhe të uroj ditëlindjen dhe jetën më të lumtur!

Dhe faleminderit që më telefonon për të më qetësuar sa herë që Bajerni humb ndonjë ndeshje futbolli!

Të dua, kampioni im i vogël.’

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb