Metropolitan

Si ka mundësi që Mariah Carey s'njeh JLo? Shpjegimin jua jep vetë Mariah

Ndoshta nuk e dinit, por në vitin 2008, kur Mariah Carey u pyet se ç’mendonte për Jennifer Lopez, ajo tha:“Nuk e njoh atë!” Edhe më vonë kur i’u bë e njëjta pyetje, Mariah sërish tha: “Akoma s’e kam njohur”. Sipas Jennifer-it, Carey po tregohej pak “harraqe” sepse në të vërtetë ato ishin takuar, por Mariah e kishte shumë seriozisht. Ajo realisht nuk e njihte!

Pas 8 vitesh që një deklaratë e tillë bëri të “ziente” një Hollywood të tërë, Mariah më në fund u shpjegua duke thënë: “Ka kaluar kaq shumë kohë sa ende s’e kuptoj përse njerëzit e bëjnë kaq të madhe. Ne realisht nuk e njohim njëra-tjetrën. Mesa duket unë jam vërtet ‘harraqe’ sepse nuk më kujtohet të kemi shkëmbyer diçka më shumë se një ‘çkemi’. Nëse dikush më pyet për një person me të cilin s’kam patur asnjë bisedë të vetme, unë do them ‘nuk e njoh’. Çfarë supozohet të them tjetër? Fakti që jemi të dyja në Hollywood, s’na bën shoqet të ngushta. Nuk doja të ofendoja askënd. Pak minuta më parë më kishin pyetur për Beyonce-n dhe unë thashë që mendoj se është e talentuar dhe artiste shumë e mirë, sepse realisht ne jemi shoqe, kemi një marrëdhënie. Kur thashë ‘nuk e njoh’ s’e kisha fjalën që s’e di kush është, por s’kam patur asnjë komunikim nga afër”

Le të shpresojmë që ky sqarim i Mariah-s t’u japë fund të gjitha thashethemeve për një luftë të mundshme midis tyre. Siç thotë dhe vetë diva e popit: “S’mund të kesh shoqe gjithë Hollywood-yn!”

Shikoni më poshtë intervistën në anglisht.

 

Burimi: Perez Hilton / Përshtati: Ergisa Bejkollari

REELS

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.