
Si një gazetare pranë parlamentit skocez ajo njihet ai autorja e shumë thashethemeve politike në vend, por këtë herë 36-vjeçarja Serena Cowdy u bë vetë protagoniste e skandalit më të madh politik.
Dy deputetë, midis tyre lideri i partisë Nacionaliste Skoceze, janë divorcuar nga bashkëshortet respektive për shkak të lidhjes së tyre me gazetaren. Fillimisht 53-vjeçari Stewart Hosie deklaroi ditën e së dielës se po i jepte fund martesës për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore. Ai nuk përmendi emra, por deklaroi se gruaja e tij e dinte këtë gjë prej 10 vitesh tashmë. Ndërsa Angus McNeil, 45 vjeç, i dha fund martesës me partneren e cila vuante nga nëj sëmundje e rëndë por gjithashtu deklaroi se i kishte dhënë fund dhe lidhjes me Serenën. Për sa i përket këtij të fundit, thuhet se marrëdhënia e tij me gazetaren është vënë re fillimisht gjatë referendumit për shkëputjen nga Britania e Madhe, kur Agnus merrte shpesh mesazhe nga gazetarja dhe ish-aktorja ndërkohë që ishte në transmetim.
Pak kohë më parë, dy ministrat janë përleshur me njëri-tjetrin pasi kanë marrë vesh se për një periudhë të gjatë kanë qenë të lidhur me të njëjtin person. Ky trekëndësh dashurie është quajtur si një skandal nga mediat dhe shoqëria vendase, ndërkohë që e pyetur nga mediat, Serena ka thënë: “No coment!”
Burimi: Daily Mail / Përshtati: Ergisa Bejkollari