Showbiz

E gjithë familja e Dr. Florit i ka sytë tek Flori i vogël!

Albani, vëllai i Dr. Florit priti ardhjen në jetë të djalit të tij të parë nga bashkëshortja Eneida. Ata vendosën që djalin e tyre ta quanin Floran- për nder të xhaxhait të tij të ndjerë, Florian Kondit.

Pas humbjes, kjo lindje ka sjellë hare në familjen e Dr Florit: Gruaja, vajza Kaltrina, djali Daniel dhe nëna e tij, Shpresa Kondi, janë mbledhur rreth të porsalindurit dhe në një foto të postuar nga vetë Blerina në Instagram, duket sesi e vështrojnë plot dashuri. Kaltrina i buzëqesh e po kështu nëna e Dr. Florit, e cila duket shumë e lumtur për ardhjen në jetë të nipit të saj.

‘Të gjithë te Florani!’, shkruan Blerina duke shprehur dashurinë për të, e nga miqtë e tyre kanë ardhur urime të përzemërta: ‘Me jetë të gjatë e të lumtur zemër’, i shkruan Amarda Toska. Një mike shumë e afërt e familjes është këngëtarja Aurela Gaçe: ‘E paçi me jetë të gjatë e plot bekime qoftë jeta e tij!’, ka qenë urimi i saj. ‘Zoti e bekoftë’, shkruan Albana Osmani.

Floran Kondi erdhi në jetë më 14 maj 2016, 6 muaj pas martesës së Albanit me Eneidën. 'Ai do të më thërrasë 'Nënë'!' shkroi në rrjetet sociale Eneida, për të shprehur emocionet në këtë ditë të paharrueshme.

 

A photo posted by Blerina Lecini (@blerinakondi) on

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb