Fashion & Beauty

12 këshilla për ta bërë depilimin më pak të dhimbshëm

Mos pini kafe: Stimulantët që ndodhen në kafe e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme, duke shkaktuar kështu më shumë dhimbje.

Pastrohuni më parë: Edhe pse qëllimi i depilimit është largimi i qimeve, gjatë proçesit ndodh edhe largimi i copëzave të lëkurës. Përdorni solucion lëkure që lëkura juaj të mos jetë e thatë, pasi lëkura e vdekur ngelet tek dylli dhe bën që qimet të mos kapen mirë.

Investoni në një krem mpirjeje: Mos e përdorni menjëherë përpara depilimit me dyll, pasi do ti bllokojë poret e lëkurës, duke e bërë depilimin shumë më të vështirë. Përdoreni 30 minuta përpara takimit me estetisten, që të lehtësoni dhimbjet.

Mos shkoni menjëherë pas ciklit: Pragu i dhimbjes është më i lartë, pasi ju ka kaluar cikli menstrual, prandaj planifikojeni takimin, pak ditë pasi ju kanë kaluar.

Merrni aspirinë: 45 minuta përpara takimit, pini 2 aspirina me një gotë me ujë. Do të jeni gati për depilim, në kohën e duhur.

Bëni një banjë në ujë të ngrohtë: Nëse keni kohë, bëni banjë 20 minuta përpara se të depiloheni. Uji i ngrohtë zgjeron poret dhe zbut qimen.

Merrni frymë: Kjo është gjëja më e vështirë për të bërë. Reagimi juaj natyral është të mbani frymën dhe të tensionoheni, pasi trupi e di që do të ndjejë dhimbje. Bëni përpjekje të merrni frymë rregullisht dhe mundohuni të nxirrni frymën, kur strisha e dyllit tërhiqet.

Sigurohuni që qimet janë në gjatësinë e duhur: Shumë të shkurtra dhe dylli nuk do ti tërheqë, shumë të gjata dhe kanë nevojë të prihen, para depilimit. Kur depiloheni, duhet të siguroheni që qimet kanë gjatësi rreth 6 mm.

Vishni rroba të lirshme më pas: Një ose dy ditë pas depilimit, vishni të brendshme pambuku dhe pantallona të lirshme ose funde, në mënyrë që zona të ajroset dhe të mos irritohet nga materiali i veshjeve.

Mos përdorni brisk: 3 javë para depilimit, mos përdorni brisk, pasi qimja bëhet rezistente ndaj dyllit.

Mos u depiloni nëse jeni djegur nga dielli: Mos u depiloni, nëse keni skuqje të lëkurës nga dielli, pasi lëkura është mjaftueshëm e irrituar.

Kthehuni dhe kollituni: Kthejeni kokën anash dhe kollituni, ndërsa strisha e dyllit është gati për t’u tërhequr. Kjo ju ndihmon, pasi ju largon vëmendjen nga proçesi i dhimbshëm.

 

Burimi: Beauty.com

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----news/1517/12-keshilla-per-ta-bere-depilimin-me-pak-te-dhimbshem