
Është kaq e rrallë të shohim Hueyda El Sayed të ndryshojë, sa edhe ajo vetë e thotë. Sa herë përmendet emri i saj, direkt në mendje na vjen një imazh shumë simpatik me flokë kaçurrela. Gjithmonë kaçurrela!
Por ditën e sotme Hueyda ka vendosur të bëjë ndryshimin që e kemi dashur të gjithë ta shohim tek ajo. Kush s’e ka pyetur njëherë veten sesi do ngjante El Sayed me flokë të drejta? Prandaj dhe vetë vajza e ekranit shqiptar ka zgjedhur të bëjë të paktën njëherë një ndryshim. Ajo ka postuar një fotografi të sajën në Instagram, me flokë të drejta dhe me onde në pjesën e poshtme. Të themi të drejtën, mezi e njohëm kur e pamë. “Shpesh më kanë thënë që nuk eksperimentoj me flokët e mi... Ja, e bëra dhe unë një ndryshim tek flokët, i leva dhe i shtriva... Tani mund ta fus kokën në ujë dhe të gjej kokorridhet e mia të dashura” shkruan ajo poshtë fotografisë.(foto 2)