Showbiz

Menaxheri i Genta Ismajlit: Top Awards ka konflikt personal. Përgjigjet Ledion Liço...

Prej disa kohësh, që nga konferenca e organizatorëve të Top Music Awards, u përfol mungesa e këngës “Shake it” nga Genta Ismajli dhe grupi Etnon, në klasifikimin e këtij festivali. E ardhur fillimisht si një pyetje nga kryeredaktori i revistës “Who”, Eraldo Rexho, çudia e mungesës së Gentës u përforcua edhe nga vetë menaxheri i saj, Adem Ramadani.

“Pasi analizuam çdo gjë, vendosëm që paraprakisht t’u bëjmë me dije atyre se kënga është materiali më i dëgjuar i momentit në çdo vend ku shqiptarët jetojnë,” ka thënë ai për portalin Blitz.al duke thënë se ndihet i fyer nga shpërfillja që i është bërë kësaj kënge me 16 milionë klikime dhe e sheh si një konflikt personal, injorimin që i është bërë.

“Pasi pamë mungesën e këngës, atëherë e kuptuam si konflikt personal ndaj nesh dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë kësaj ideje deri në momentin që nga ana e tyre nuk ka sqarime. Nga një kontakt që kam pasur me Ledion Liçon, ai më ka thënë shkurt: ‘Thjesht nuk mendojmë se ka arritur atë pikë mjaftueshëm'. Në një lloj forme ata kanë fyer mbarë publikun shqiptar duke shpërfillur shijet e tij apo edhe mediat e tjera, të cilat i kanë dhënë këngës hapësirë të jashtëzakonshme. Gjithsesi, ne vazhdojmë t’i trajtojmë me respekt,” ka thënë Ramadani. Por, i kontaktuar nga Anabel.al, autori dhe moderatori i Top Music Awards, Ledion Liço, sqaron se votat për këtë format, nuk varen nga klikimet në YouTube. “Ne nuk kemi asnjë interes personal që të heqim Gentën. Nëse ka 16 milionë klikime, këta 16 milionë fansa duhet të vijnë të votojnë në faqen e Top Music Awards,” ka thënë ai.

Që një artist të klasifikohet në një nga kategoritë  e Top Music Awards, fillimisht duhet të propozohet nga publiku që e dërgon propozimin  tij në hapësirën “Dërgoni propozimin tuaj në Top Awards”. Këto propozime, kombinohen edhe me ato të bordit të festivalit, i cili sipas Liços, “tenton që të përfshijë edhe muzikë cilësore jo domosdoshmërisht komerciale.”

Në faqen e Top Music Awards, çdokush ka të drejtë të votojë një herë në javë nga një IP dhe votat zerohen sërish në krye të javës. Klasifikimet ndërrohen çdo javë dhe momentalisht, në javën e 8 majit, në krye qëndron kënga “Grande” e reperit Noizy, që ndiqet nga “Kings” e reperit Ledri Vula. Nata finale e Top Music Awards do të mbahet më 24 qershor në ambjentet e Pallatit t Koncerteve dhe do të transmetohet live në ekranin e “Top Channel”.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.