Metropolitan

Përkthyesja: Nonda Bulka dhe Sotir Caci më vodhën përkthimin e Balzakut!

Klio Evangjeli, një nga përkthyeset më të njohura shqiptare, ka treguar rrugëtimin e saj. Ajo ka rrëfyer se një nga librat më të kërkuar të Balzak, ”Evgjeni Grande” është përkthimi i saj dhe se shtëpia botuese e asaj kohe ka vënë emrin e Nonda Bulka pa të drejtë.

Klio ka treguar peripecitë dhe rrugët e shpeshta nga Korça ku jetonte, në Tiranë, ndërkohë që përpiqej të publikonte përkthimet e saj. Ajo thotë se tre personat kryesorë që i hapën rrugën për t’u bërë përkthyese janë : Taqi Skëndi, Dhimitër Pasko dhe Drago Siliqi. Pas përkthimit të saj të parë, Klio ka dërguar disa letra ankese në redaksinë e shtëpisë botuese, por nuk mori kurrë një përgjigje. Ajo dërgoi edhe disa përkthime të tjera, për të cilat gjithashtu nuk mori përgjigje dhe nuk arriti t’i botonte.

E gjithë puna e saj është autodidakte dhe është zhvilluar nga pasioni i saj për gjuhët e huaja, të cilat i ka studiuar dhe i ka përvetësuar që në moshë të re. Ajo vijoi të përkthejë libra deri sa arriti të bëhej një përkthyese profesioniste, dhe redaktore në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në Tiranë, ku vijoi të jetonte me bashkëshortin e saj. Tashmë ajo jeton në Kanada, ku ka emigruar që prej vitit 1991 dhe përkthimet e saj janë rralluar. Por, vetëm tani, ajo ka vendosur të tregojë historinë e saj dhe të gjitha pengesat që ka hasur.

Shikoni shkrimin e saj të plotë ketu .

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb