Celebrity

Kardashian në Kubë, askujt s’i intereson: I vetmi i fituar është Mario!

6 Maj 2016

Kardashian në Kubë, askujt s’i intereson: I vetmi i fituar

Khloe, Kourtney, Kim, Kanye, i janë drejtuar Kubës për të qenë të pranishëm në sfilatën e Chanel, por duket se askujt s’i është bërë vonë. Ato kanë pirë puro, kanë jetuar Havanën dhe kanë shëtitur nëpër rrugë, aty ku askush nuk e kthente kokën për t’i parë. Siç thuhet, kubanezët as që ia ‘hedhin…shikimin’ 3 motrave Kardashian. Kjo tregohet qartë në fotot që janë postuar nëpër rrjetet sociale, ku duken kamerat gati për të xhiruar shëtitjet Kardashianase, ndërsa njerëzit vazhdojnë rrugën qetësisht. Këtë shpërfillje e ka vënë re edhe CNN.

Por Mario Dedivanoviç, që ka shoqëruar motrat Kardashian si grimier dhe si miku i tyre, ka përmbushur një prej dëshirave të tij më të mëdha.

Një ndër bukuritë e Kubës- takova Tom Pecheux, i cili ka qenë gjithmonë një frymëzim shumë i madh për mua’- ka shkruar Mario në Instagram, në një foto pranë grimierit të fushatave legjendare të kompanive më të njohura si Tom Ford, si edhe ideator i konceptit të grimit në sfilatat e markave më të njohura, si Chanel, Altuzarra, Derek Lam e shumë të tjera:

 

One of the many highlights in Cuba - I met @tompecheux who has always been a huge inspiration to me. ??

A photo posted by Mario Dedivanovic (@makeupbymario) on