News

Vivienne Jolie-Pitt mori rolin në Maleficent sepse ishte e vetmja që nuk kishte frikë nga Angelina Jolie

Angelina Jolie e veshur si për rolin e saj në Maleficent shfaqet në kopertinën e  Entertainment Weekly. Përveç Jolie, duket qartë në skenë edhe vajza e saj Vivienne. Vivienne luan rolin e princeshës së vogël Aurora, që siç pritej duket ëngjëllore me fustanin e saj të bardhë, në krah të nënës së saj, e cila luan rolin e një shtrigë të keqe me brirë ( e keni parasysh një aktivitet normal nënë – bijë.)

Jolie ka shpjeguar për revistën se pesë vjeçarja e mori rolin vetëm sepse ishte e vetmja fëmijë që nuk terrorizohej nga maskimi i Jolie. “Ne mendojmë se është argëtuese ti kesh fëmijë me vete e ti marrësh në sheshxhirim ndonjëherë por jo për tu bërë aktor.  Nuk është ky qëllimi jonë , i imi dhe i Brad-it, aspak! “Por fëmijët tre – katër vjeçar nuk më afroheshin dot. Duhet të ishte një fëmijë që nuk kishte frikë nga unë, nga sytë dhe kthetrat, kështu që na u desh të merrnim Vivin.”
Kostumi i Jolie ishte mjaftueshëm i frikshëm sa për të frikësuar fëmijët, tregoi ajo. “Kur Pax më pa për herë të parë, u largua dhe u trishtua – mendova mos po bënte shaka, kështu që po bëja sikur e ndiqja, derisa e gjeta duke qarë seriozisht.” Fatmirësisht Pax e kaloi frikën dhe ai e Zahara shfaqen në disa pjesë të filmit. “Duhet të eci drejt tyre dhe të jem shumë e keqe,” tha Jolie. “Sigurisht që dua të ndaloj e t’u shkel syrin.” “ Shanset janë që këta fëmijë të jenë duke diskutuar kostumin e Maleficent në ndonjë terapi gjatë jetës. Shpresoj që jo.”bëri shaka Jolie.

 

Burimi: Entertainment Weekly

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb