Lindon Berisha, këngëtari kosovar që këndon reggaeton, është i biri i këngëtarit të njohur Agron Berisha. Lindon ka treguar në emisionin NIN se është djali i këngëtarit të 'Vetëm 5 minuta'. Ai është shprehur se duke qenë djali i një familjeje këngëtarësh, pasi edhe e motra e tij, Erzana, është këngëtare e njohur në Kosovë, ka qenë gjithnjë nën presionin për ta prezantuar familjen e tij sa më mirë:
'E kam ndier gjithmonë peshën, se duhet ta prezantoja familjen nën dritën më të mirë të mundshme', ka thënë ai për moderatorin Alaudin Hamiti, 'prandaj edhe kam hyrë në një moshë pak të vonë në skenë', ka shpjeguar ai.
Lindon ka publikuar në prill një këngë me ritme reggaeton e motive dance, të quajtur 'Dale'. Ai thotë se frymëzohet nga Sean Paul dhe i pëlqen të dëgjojë muzikë latine.