Celebrity

Më shqip se kaq, nuk do ta kuptonit kurrë historinë e tradhëtisë së Jay-Z ndaj Beyonces

26 Prill 2016

Më shqip se kaq, nuk do ta kuptonit kurrë historinë e

Kur Beyonce nxorri papritur këngën e saj “Formation” në Shkurt, shumë hamendësuan se i gjithë albumi do të ishte më politik se kurrë dhe do të përfshinte shumë çështje globale. Por “Lemonade” (Limonata) që sapo ka dalë në Tidal dhe ITunes (Fatkeqësisht ende jo i disponueshëm për ne në Shqipëri dhe Kosovë), i shoqëruar nga një film 1-orësh, trajton çështje familjare dhe mbi të gjitha marrëdhënien burrë-grua. Pavarësisht se të gjithë tekstet e këngëve njerëzit ja adresuan Jay Z-së dhe tashmë një çmenduri masive ka kapluar rrjetet sociale, ku gra të ndryshme të famshme – e fundit Rita Ora - akuzohen se janë fajtoret për tradhëtitë e bashkëshortit të Mbretëreshës Bletë (Queen Bey), ajo çfarë Beyonce lë të nënkuptojë në të gjithë këngët, është pozicioni i çdo gruaje në një marrëdhënie të mbrujtur me tradhëti bashkëshortore. Nëse shihni me vëmendje përmbajtjen e këngëve dhe rradhitjen e tyre, të duket sikur Beyonce po na rrëfen një histori të plotë që nis me zbulimin e tradhëtisë së Jay-Z-së, largimin e saj dhe në fund kthimin për ta provuar edhe njëherë, për të shpëtuar martesën në emër të një dashurie të pastër. Pak a shumë, kronologjia e shumë lidhjeve të tilla martesore që përmbajnë një luftë të fortë me veten për të shpëtuar familjen.

Ndërkohë as Beyonce dhe as Jay Z – i cili shfaqet në filmin “Limonatë” duke përqafuar të shoqen – nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike mbi albumin se si duhet të interpretohet. Tani për tani, Beyonce është e lumtur që t’i flasë muzika e saj. (Shfletoni galerinë)

Beyonce zbulon tradhëtinë e Jay Z-së /Kënga “ Pray you catch me” (Lutu të më kapësh)

I ndjehet shija mashtrimit/ Është kudo në frymën tënde/ Çfarë po bën dashuria ime?

“Çfarë do të thuash në funeralin tim tani që më ke vrarë? Këtu shtrihet trupi i dashurisë së jetës sime, zemrën e së cilës e theva pa asnjë revole në kokën time. Këtu prehet mamaja e fëmijëve të mi, të vdekur dhe të gjallë. Prehu në paqe, dashuria ime e vërtetë që s’të vlerësova kurrë”

“Fëmijë të vdekur e të gjallë” sipas disa mediave Beyonce i referohet vajzës së saj me Jay Z, Blue Ivy dhe një dështimi të mëparshëm, për të cilën ajo ka rrëfyer në dokumentarin e saj Life is but a dream (Jeta është thjesht një ëndërr). 

Beyonce humb toruan kur përballet me të vërtetat e tradhëtive /Kënga: “Hold Up” (Mbahu!)

“E nuhas sekretin tënd dhe unë nuk jam kaq perfekte/ për t’u ndjerë kaq e pavlerë.

Si arritëm këtu? Shoh telefonatat e tua/ Nuk dua të ul hundën, por po më ikën mendja. / E ruajta veten, e mora lehtë

Por ka diçka që kam humbur/ ndoshta kokën për dikë.

“Çfarë është më keq? Të dukesh xheloze apo e çmendur? /Apo të shkelesh me këmbë si kohët e fundit?Do të preferoja të isha e çmendur.

“Le të imagjinojmë për një moment që ti s’do ishe bërë kurrë i famshëm/ apo i pasur sa të të quanin mbret/S’do të kishe dalë kurrë nga kafazi, do ishe ende në rrugë /Nuk do të kishe lojtaren më të fortë në krevat/A do të shkonin me ty?

Ti më kujton babain, një magjistar…I aftë të ekzistonte në dy vende njëherësh. Duke ndjekur traditën e meshkujve të gjakut tim, ti vjen në shtëpi në orën 3 të mëngjesit dhe më gënjen. Çfarë po fsheh? E kaluara dhe e ardhmja bashkohen të na takojnë këtu. Çfarë fati. Çfarë dreq mallkimi!

“Hiri me hirin, pluhuri me femrat kalimtare”

Beyonce i jep Jay-Z-së ultimatum/ Kënga 3: (Don’t hurt yourself) Mos e lëndo veten

“Kush dreqin mendon se jam unë?

Ti nuk je martuar me një grua mesatare?/Dhe mbaji paratë. Kam të miat. /Rri vetëm dhe buzëqeshjen e kam më të madhe. /“Ndjej parfum tek Louis Vuittoni yt djalë/Jepi një të puthur të madhe, b*thës sime të madhe/Ky është paralajmërimi i fundit. /Ti e di që unë të jap ty jetë/Nëse e djallos prapë/Do të humbësh gruan përjetë

(Në këtë fjali, Beyonce e heq unazën e martesës dhe ia hedh kameras)

Beyonce vendos të ndahet nga Jay Z/ Kënga 4: Sorry (Më fal)

Po shkoj në pub, nuk do të mendoj për ty/Më cave t*apin, boll me kaq!/Tani do të më thuash më fal/Tani do të më qash në telefon/Tani jam unë që do të gënjej/Dhe nuk ndihem keq fare/Kjo është ajo që meriton/“Shoh orën. Duhet të ishte në shtëpi/ Sot bëhem pishman që vura unazë në dorë/Ai gjithmonë gjen ato m*t justifikime/I lutem Zotit të tregosh të vërtetën tënde/Të lashë një shënim në korridor/“Kur ta lexosh këtë, unë do të jem larg/Vrit veten para se të shohësh lotët që më rrjedhin nga sytë/ Unë dhe fëmija do të jemi mirë/ Do jetojmë një jetë të bukur”/Ai më do mua vetëm kur nuk më ka. Ik shko telefonoji Becky-t me flokë të bukur

“U mundova të ndryshoja, e mbylla gojën shpesh, u përpoqa të isha më e butë, më e bukur, më e fjetur…por prapë, brenda meje, e ngulur thellë, ishte nevoja për të ditur…A më tradhëton?

Beyonce ri-mendon martesën e saj /Kënga 8: Love Drought (Thatësira e dashurisë)

10 herë nga 9, e di që më gënjen/ por 9 nga 10 herë, e di që po përpiqesh,/ ndaj mundohem të jem e drejtë…

Beyonce vendos të kthehet / Kënga 9: Sandcastles (Kala rëre)

Pjatat janë thyer nga takimi ynë i fundit/Fotot janë hequr nga kornizat/Të fshiva emrin dhe fytyrën

Por prapë, pse nuk arrij të të zhduk dot, zemër?

Zemra jote u thye sepse unë u largovva. /E di që të premtova që s’qëndroja dot më/ Por jo çdo premtim mbahet.

Beyonce dhe Jay Z rikthehen bashkë/ Kënga 10: Forward (Përpara)

“Është koha të dëgjosh, është koha të luftosh/ Tani mund të jemi të hapur për pak/ Shko fli tek vendi yt i preferuar, pranë meje”

Beyonce kupton se dashuria triumfon mbi gjithcka/ Kënga 11: All night (Gjithë natën)

“Zbulova të vërtetën nën gënjeshtrat e tua/ Dhe dashuria e vërtetë nuk ka pse fshihet/ Kam parë shenjat e tua dhe të kam puthur krimin/ Thonë se dashuria e vërtetë është arma më e fortë për të fituar luftën e krijuar nga dhimbja/ Asnjë diamant nuk është perfekt/Por dashuria ime është kaq e pastër për t’u thërrmuar/Asgjë e vërtetë nuk mund të kërcënohet/ Me çdo lot, erdhi dhe shpëtimi/Dhe torturuesi im u bë shpëtimtar

Dhe fjalia e fundit, përpara se albumi të ndryshojë komplet gjëndje dhe të kalojë tek hit-i “Formation”, është: Sa më kishte marrë malli, dashuria ime” 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.