E ftuar mbrëmë në “Top Show magazine”, Silvana Baltadori, një figurë e njohur dhe pjesëmarrëse në panele të ndryshme të ekranit, ka bërë mbrëmjen e së mërkurës disa deklarata shumë tronditëse.
Tema, “E dua nusen të virgjër” nxiti mjaft debat midis të ftuarve, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte opinioni i zonjës Baltadori. “Një femër, e cila ka pasur më shumë se dy eksperienca, nuk ka moral. Nëse je 25 vjeç dhe ke pasur 30 të dashur, i bie që nuk je mirë nga trutë, meshkujt të kanë përdorur” tha ajo. Më tej Silvana vazhdoi të fliste rreth mentalitetit të vjetër shqiptar që ende zë vend në shoqëri për t’u martuar me një femër që s’ka patur asnjë eksperiencë seksuale në jetën e saj. Sipas Silvanës, një femër për herë të parë duhet të kryejë marrëdhënie seksuale me burrin që do vendosë të martohet. Ajo vetë nuk do ta shihte dot në sy dhëndrrin nëse vajza e saj s’do kishte qenë e virgjër kur të ishte martuar me të.
Megjithatë, kjo nuk është gjithçka që Maltadori deklaroi. Duke folur për femrat të cilat shfrytëzohen me qëllim prostitucionin, ajo tha: “Unë mendoj që ato e bëjnë se duan dhe kanë qejf, jo se i detyron njeri. E di mirë këtë gjë sepse po e studioj për të botuar një libër”. Ky mendim i saj nxiti reagimet e shumë anëtarëve të panelit, midis tyre dhe të vetë moderatorit, Alban Dudushi. “Silvana nuk mund të flasim kështu për këtë temë. Më vinë në mend sa e sa histori që unë di. Rrëfime të dhimbshme të femrave të cilat, pa dëshirë, janë shfrytëzuar si prostitutë. Me këto deklarat që bëre sapo nxehe të gjitha aktivistet për mbrojtjen e të drejtave të femrave” tha Dudushi.