Metropolitan

Shqip Dafina

Një udhëtim në Nju-Jork në shtator më prezantoi me Dafina Zeqirin. E dini atë shprehjen: “E kërkon në qiell dhe e gjen në tokë”? Mendoni të kundërtën. E kërkoja në tokë, në Prishtinë, vetëm 2 orë larg, prej kohësh, që të ishte në kopertinë dhe më në fund e gjeta në anën tjetër të oqeanit, në Amerikë. Rastësisht u ndodha në një darkë të realizuar nga NAAC (National Albanian-American Council) me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. Ajo sapo kishte vendosur të zhvendosej në NYC dhe po atë ditë kishte shkurtuar flokët në një model që shumë do ta krahasonin me Rihanna-n.

Dafina në Kosovë është e pakonkurrueshme në pop/r’n’b. Ajo ka një zë të fuqishëm, kërcen, është e bukur, dinamike, ka stil dhe arrin gjithmonë të jetë një hap përpara të tjerëve në videoklipe. Për ta thënë shqip: Ajo duket si e huaj. Dafina në Kosovë është si Elvana Gjata në Shqipëri, por nuk ka ëmbëlsinë e kësaj të fundit. Përkundrazi, me trupin e saj të imët, me forma çunake, zërin e trashë dhe pamjen e ftohtë e serioze që ka në takimin e parë, ajo është një miks midis Rihanna-s dhe Ciara-s. Nuk krijon menjëherë konfidenca dhe deri në fund të bisedës sonë vesh më vesh, për shkak të muzikës së lartë, ajo i qëndron besnike jo-së dhe po-së.

Edhe kjo intervistë, fatkeqësisht është në atë stil: Koncize aq sa Tweet-sat e saj të shpeshta dhe e rezervuar, ashtu siç ka qënë deri tani me mediat. Për më tepër, është një intervistë me email. Por të paktën Dafina, e cila nuk ka dalë më parë në asnjë kopertinë për revistat e Shqipërisë, foli. Dhe mungesën e një interviste të plotë, e kompesoi me disa foto fantastike në studion e Fadil Berishës. Përpara kamerës apo aparatit, ajo di të shprehet shumë më mirë. Dhe ne për atë e duam Dafinën, për atë që jep në ekran dhe në muzikën e saj. Më e rëndësishme se ajo që thotë me gërma.

Ç’domethënie ka Dita e Pavarësisë për ty?
Liri!

Por je duke e festuar këtë ditë në Nju-Jork. Çfarë je duke bërë atje? Jeton në Nju-Jork tani?
Është e vërtetë që jam në Nju-Jork, por do të jem sërish në Kosovë për të festuar Ditën e Pavarësisë, që është njëkohësisht dhe ditëlindja e nënës sime. Është një ditë shumë e veçantë për mua!

Ishe në kulmin e karrierës dhe një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit në Kosovë. Ç’të shtyu të lije çdo gjë dhe të shpërnguleshe në Nju-Jork?
Në fakt, s’jam shpërngulur. Kam marrë një pushim që më duhej për t’u frymëzuar dhe mezi pres të kthehem në Kosovë plot me surpriza.

A ka ndonjë lidhje ky transferim me historinë e dashurisë mes teje dhe Ledrit?
Absolutisht jo.

Marrëdhënia juaj është mbyllur përfundimisht? A keni ndonjë lloj komunikimi, thjesht për t’u përshëndetur?
Ledri është koleg i imi dhe unë kam shumë respekt për të.

A hyn në atë kategori njerëzish që mendojnë se mund të qëndrojnë miq me një ish-partner?
Po, pse jo?!

U duk sikur e menaxhove shumë mirë ndarjen. A ishte e vështirë për ty të shikoje se si u mediatizua gjithçka?
Po, besoj se në fund të ditës dhe unë jam një njeri si gjithë të tjerët.

Cila është gjëja që të ka lënduar më shumë nga ato që janë thënë në media?
Ende s’është thënë diçka që të më ketë lënduar.

Me kë jeton në Nju-Jork?
Me miken time më të ngushtë.

A je duke dhënë ndonjë koncert për momentin në Nju-Jork?
Axhenda ime e koncerteve është shumë e kufizuar për momentin.

Si mendon të përballesh me biznesin e show-t dhe botën e spektaklit në Nju-Jork? Atje është plot me njerëz të talentuar që presin të zbulohen. Ke planifikuar diçka se si të biesh në sy?
Unë s’kam frikë!

Çfarë je duke bërë në momentin që po flasim?
Po u përgjigjem pyetjeve tuaja.

Në ç’vend jeton atje, në çfarë lagjeje?
Unë jetoj në Kosovë, Prishtinë. (Qesh)

Çfarë të mungon më shumë nga Kosova?
Vendi im në total.

A mendon se je vlerësuar sa duhet nga Kosova?
Po, pa diskutim që po!

Ke preferuar të qëndrosh jashtë biznesit të show-t në Shqipëri. Nuk të shohim shpesh nëpër koncerte ose festivale.
Unë ndjek axhendën time dhe veproj sipas asaj që më intereson më shumë.

Kush janë njerëzit që të kanë ndikuar ose frymëzuar më shumë në muzikë?
Pikë së pari, nëna ime! Pastaj Aaliyah, Dan Haughton, Lauryn Hill, India Ari, Mary J. Blige.

Nëse nuk do të merreshe me muzikë, çfarë do ishe duke bërë?
Do të mbetesha sërish në fushën e artit.

Sa ndikojnë këngëtaret më të famshme në botë në zgjedhjet e tua për sa i përket modës?
Unë e kam ndjekur modën që fëmijë. Jam shumë e hapur dhe mundohem të jem në një linjë me personazhet e famshme dhe artistët e fashionistët në botë. Edhe pse kam stilin tim!

Media shpesh të krahason me këngëtare të tjera. Të pëlqen apo të bezdis kjo gjë?
Si artiste krahasohesh gjithmonë, është e pashmangshme. Por kjo nuk më bezdis.

Pse vendose të presësh flokët?
Më pëlqen shumë të eksperimentoj me veshjet, tualetin dhe flokët, qëkur kam qenë fëmijë.

Mos po mendon për ndonjë tatuazh të ri?
Nuk i dihet asnjëherë.

Cili është stili yt?
Artistikja/elegantja/ironikja dhe modernia.

A ka ndryshuar stili yt nga Suedia, në Prishtinë dhe tani në Nju-Jork?
Pak a shumë jam e njëjta, thjesht jam në një hap me modën në botë.

Çfarë të pëlqen më shumë nga Nju-Jorku?
Nju-Jorku është një qytet shumë frymëzues, plot me njerëz interesantë. Jam e dashuruar me këtë qytet. Ka pak nga çdo gjë.

Je në formë fantastike. A ke një regjim bukurie që e ndjek në mënyrë të përpiktë?
Faleminderit! Duhet të kujdesesh gjithnjë për veten dhe regjimi që unë ndjek është shumë i thjeshtë. Ha shëndetshëm, jam aktive me sportet. Kujdesem për pamjen e jashtme dhe përdor kremra shumë të mirë.

Cila është pjesa e trupit tënd që të pëlqen më shumë?
Stomaku.

Cila është pjesa që të pëlqen më pak?
Më pëlqen çdo pjesë në trupin tim.

Të pëlqen palestra apo je më shumë te dietat?
Më pëlqen shumë të stërvitem. Si në palestër, si me aktivitete të tjera sportive. Performancat e mia janë gjithashtu një stërvitje.

Cili është mësimi më i mirë që ke marrë deri tani nga përvojat e tua?
Je duke mësuar gjatë gjithë kohës që jeton. Kjo s’ndalon kurrë!

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰