Metropolitan

E kishte mbajtur sekret për 31 vjet: Regjisori zbulon filmin për Enver Hoxhën!

Në një rrëfim ekskluziv, regjisori shqiptar dhe Artisti i Merituar i popullit, Kristaq Mitro zbuloi sot në “E Diell” diçka që e ruante sekret prej 31 vitesh.

Kristaq Mitro është regjisori i shumë filmave të njohur shqiptarë si “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, por sot ai tregoi se ishte dhe autori i filmit mbi jetën e Enver Hoxhës një film që nuk u bë kurrë publik. “Ishte data 6 prill 1985 kur unë sëbashku me Ibrahim Muçën sapo kishim mbaruar xhirimet e filmit ‘Duaje emrin tënd’ dhe ndodheshim të dy në Pogradec. Na morën në telefon dhe na kërkuan të vinim në Tiranë. Kishim kohë që dëgjonim thashetheme rreth shëndetit të përkeqësuar të Hoxhës dhe e dinim se çfarë na priste. Na thërritën në zyrën e drejtorit dhe u urdhëruam të nisnim xhirimet e një filmi për jetën e tij. Regjistrimet nisën direkt dhe vepra ishte ideuar si një film brenda një filmi. Personazhi kryesor ishte regjisori i filmit i luajtur nga aktori Ndriçim Xhepa ndërsa Enver Hoxha shfaqej vetëm në kronikë. Pasi punimet mbaruan dhe filmi u regjistrua, ai u shfaq vetëm para Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Menjëherë sapo mbaroi, Nexhmija doli e nevrikosur nga zyra e drejtorit dhe ditën tjetër na erdhën korigjimet. Që prej asaj dite, filmi nuk u shfaq më kurrë. Unë kam një kopje të tij ndërsa të tjeret u shitën pas viteve 2000 nëpër Europë, por asnjë në Shqipëri. Nuk u mor vesh kurrë arsyeja e asgjësimit të filmit, por sipas fjalëve që qarkulluan në atë kohë mendohej se ndodhi për shkak të xhelozisë midis Nexhmijes dhe Ramiz Alisë” ka treguar Mitro.

Ndërkohë edhe vetë drejtuesi i rubrikës, moderator Alban Dudushi, mbeti i habitur nga rrëfimi i parë pas kaq shumë viteve i artistit të merituar. Një film mbi jetën e ish-diktatorit kishte qenë vetëm një legjendë, deri ditën e sotme.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb