Showbiz dhe TV

Mc Kresha dhe Rozana Radi: Një histori e bukur dashurie si në përralla!

11 Prill 2016

Mc Kresha dhe Rozana Radi: Një histori e bukur dashurie si në

Të dy bëjnë pjesë në elitën e tekstshkruesve dhe artistëve më të mirë, por gjithashtu janë të njohur dhe për një histori të bukur dashurie që kanë patur sëbashku. Mc Kresha dhe Rozana Radi janë një nga çiftet që janë përfolur jo vetëm gjatë lidhjes, por edhe pas saj.

Marrëdhënia e tyre 1-vjeçare fillimisht u pranua gjatë bashkëpunimit që ata patën në Kënga Magjike 2011 me këngën “Jabadabadu”, kur pyetjes së Arditit a ishin në një lidhje, Kresha i’u përgjigj: “Shpresoj të ma hapë derën”. Dhe më pas e puthi këngëtaren në ballë, duke e quajtur këtë si një veprim respekti dhe sinqeriteti. Çifti gjithashtu nisi të bashkëjetontë në një shtëpi të përbashkët në Prishtinë, periudhë gjatë së cilës Rozana u dyshua se ishte shtatëzanë, por të dy e mohuan ashpër këtë lajm.

E mëgjithatë ashtu si edhe vetë këngëtarja ka thënë: “Përrallat mbarojnë me fund të lumtur, por mbeten përralla, nuk bëhen realitet”, edhe historia mes të dyve u mbyll pas 1 viti. Ishte një nga ndarjet e bujshme të verës 2012, por asnjë nuk pranoi të fliste për mediat. E vetmja që u prononcua ishte shoqja e Kreshës, e cila theksoi se midis atyre të dyve nuk kishte patur asnjë person tjetër.

Pak kohë më vonë, komente nxiti kënga e “Ti s’ke zemër” e Rozanës me të cilën ajo konkurroi në “Kënga Magjike 2012”. Teksti i ashpër dhe kritik ndaj meshkujve ngriti pikëpyetjet se mos ndoshta ajo ja dedikonte këtë këngë ish-partnerit të saj. Por, ishte vetë Rozana ajo që i sqaroi të gjithë duke thënë: “Ka elemente autobiografike në tekstin e këngës, kam hedhur rreth 50% të jetës sime. Ka nga jeta ime, por jo nga historia me Kreshën. Ne kemi pasur një histori dashurie shumë të bukur. Nuk e di si mund të mbarojë një histori e tillë, përrallat mbarojnë me fund të lumtur, por mbeten përralla, nuk bëhen realitet. Patjetër që më ka krijuar një gjendje pesimizmi, kjo është njerëzore. Arsyeja e ndarjes është shumë personale, të cilën kam zgjedhur të mos e komentoj me të tjerët. Por mund t’ju them se për aq sa zgjati, ishte një histori shumë e bukur. Ne nuk jemi zënë për asgjë me njëri-tjetrin.”

Dhe pas 4 viteve që nga hera e fundit kur dikush ka folur për këtë lidhje, së fundmi i ftuar në “Express Rozë”, Mc Kresha ka thënë: “Tekstet e saj janë shumë të mira. Rozana është tekstshkruese e jashtëzakonshme. Asaj duhet t’i jap dorën për tekstet e bukura që shkruan. Por, nuk besoj se tekstet e këngëve që realizon më dedikohen mua. Kur njeriu shkruan bukur e bën se është vetë i tillë. Është ajo pjesa artistike që ne e quajmë art” duke na treguar kështu që në një histori të bukur partnerët ruajnë respektin reciprok edhe pas ndarjes.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.