Gjërat duket se po shkojnë më së miri midis Heidi Klum dhe të dashurit të saj Vito Schnabel. Çifti është fotografuar së fundmi në Saint Barts, ku po kalojnë pushimet së bashku dhe ku kanë dhuruar disa skena vërtet të nxehta. Në foto, shihet 42-vjeçarja e cila kishte hipur në një tavolinë surf-i duke i drejtuar të pasmet 29-vjeçarit i cili duket se nuk ka mundur të rezistojë pa i dhënë një kafshim të vogël vitheve të supemodeles.
Heidi, nëna e dy fëmijëve dhe Vito, i biri i artistit Julian Schnabel, janë parë gjithashtu të shkëmbejnë puthje pasionante në ujë, duke treguar se marrëdhënia e tyre vijon të jetë e nxehtë, edhe pse janë së bashku prej dy vitesh. Supermodelja gjermane ka treguar fizikun e saj të hatashëm në një palë bikini lëkurë gjarpri dhe ka dhënë provat se vijion të jetë po aq në formë, si në kulmet e karrierës së saj.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Kristi Tashi