Showbiz

‘24 orë me’ nga Ardit Gjebrea, ndryshon jetën e Gentit

Ardit Gjebra, në puntatën e kaluar të rubrikës “24 orë me”, ka treguar një pjesë të realitetit në të cilin jetojmë. Moderatori i njohur, nëpërmjet maskimit, bëri për një ditë rolin e lypësit (lexo këtu). Ai ka treguar historinë e Gentit, një 21-vjeçari i cili dilte përditë në rrugët e Tiranës në përpjekje për të siguruar të paktën ushqimin e tij. Përgjatë ditës, Gjebrea përjetoi se çfarë do të thotë të jesh i padukshëm për një pjesë të madhe të njerzve dhe mënyrën sesi këta persona trajtohen.

Në mbyllje të rubrikës, ai e pyeti Gentin nëse do të ishte i gatshëm të bënte një punë të rregullt, por për Gentin ishte tepër e vështirë të largohej nga ajo çka ai ishte mësuar të bëntë gjatë gjithë jetës së vet. Moderatori ndërkohë ka bërë një tjetër tentativë, për t’i ardhur në ndihmë dhe siç ka shkruar ai në një status në Facebook, me anë të mikut të tij Nikolin Lleshi, ka arritur t’i sigurojë një vend pune në fabrikën e këpucëve në Kamëz.

Ai e ka thirrur Gentin në zyrën e tij dhe i ka ofruar këtë mundësi, të cilën ashtu siç shprehet edhe vetë nëpërmjet postimit të tij, kishte merak sesi do e priste 21-vjeçari. Në fund të takimit, Arditi ka dhënë lajmin e mirë duke treguar se Genti kishte pranuar punën dhe prej javës së ardhshmë ai do të fillojë punë zyrtarisht. Këtë lajm moderatori e ka mbyllur duke thënë: “Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqëmi bashkë, bëhen shumë gjëra. #tëgjithëbashkëmundemi “

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb