Letra 1
E dashur Anabel, Kisha ditlindjen mbas nje jave dhe shoket/shoqet prisnin nje feste ne nje lokal nga ana ime, por una skisha lek mjaftushem, dhe per te mos dal robi keq para atynve u detyrova te vjillja leke tek gjyshi. Festen e bera dhe gjithcka shkoi per mrekulli hongrem, pim kercym por tani mka ngel fai i vjelljes qe bera ne shpirt ... nuk doja te villja por nese ate fest se beja shoqeria do u merziste me mua prandaj u detyrova te villja . Shpresoj qe zoti tmi fali mekatet e mija . Flm...klb
Letra 2
E dashur Anabel Kam shume vite qe me ka ngelur Peng dhe dua ta cliroj shpirtin per disa muaj . Para shume vitesh kisha nje te dashur cdo gje shkoi shume mire ne muajt e pare ,nje dite me vjen ne takim shume I merzitur dhe I vrare dhe me thote qe kishte mamane semure dhe nuk kishte kokerr leku ajo duhet te pakten te bej disa analiza .. Te them te drejten mu keput shpirti sepse ne fund te fundit dukeshe shume e sinqerte nga ana e tij. E mendova shume gjate dhe shkova ne syrtarin e mamit dhe I Mora disa gjera floriri qe kishte lene mamaja menjane .. I Mora I shita dhe I dhashe leket atij . U ndjeva shume keq nga ky veprim por me dhemb shpirti per veprimin dhe nena ime akoma i kerkon Duke fajesuar veten qe ajo mund ti kete hedhur padashje ose harruar diku. Ai zorraxhiu I mori leket dhe me kerkoj prap se do bente skaner ,I Mora babait leket e fundit te qerase qe mezi I kishte bere Duke I thene qe I duhen shoqes time se ka mamane semure . Ajo mu bo Peng ne shpirt sepse babai I'm nuk jeton me dhe une nuk I tregova dot te verteten se I premtova qe do ja ktheja ... Kane kaluar 7 vjet dhe une akoma e vuaj kete gje . Per te dashurin kuptova se ishte parazit dhe e kishte rruge me cdo vajze ..anonim te lutem
Letra 3
Anabel meqe u hap kjo teme me solle ne mendje mje histori qe tani me duket shume e larget dhe nuk mendoja se do hapej me si bisede. une kam qene hajdut nga viti 2010 kur isha ne perfundim te studimeve per gjeografi.E di qe do me paragjykoni sidomos nese mendoni qe nje nga ju apo shoket tuaj kane qene pre e vjedhjeve te mia ne autobusin e kombinatit por ashtu ishin kushtet me babin qe na kish lene jetim te vegjel,dy motra 5 dhe 7 vjece dhe mamaja me nje pune qe mezi ushqente motrat e jo te me mbante mua ne shkolle. Ca te beja? Dilja vidhja neper autobusa per te mbajt veten ne shkolle dhe i coja ndone lek dhe motrave. Nejse vidhnim portofola karta banke celulara ca te mundeshim dhe nje nga ato heret i vodha telefonin nje goce qe as ja pashe surratin po vetem sa ja mora nga canta dhe u zhduka. Diten tjeter do e shisja celularin te dollari po ate nate po rrija duke e pare dhe ne celular ishin fotot e goces qe ja kisha vjedhur dhe te them te drejten me mahniti. Ishte nje goce aq e bukut dhe embel sa kam ardh verdall dy dite per ta shit telefonin po sma bente zemra nga fotot e asaj prandaj ne fund vendosa ta kontaktoja. Te numrat qe kishte ne telefon gjeta nje numer me emrin Elga ishte shoqa ksaj dhe i thashe kam gjet telefonin e shoqes tende lajmeroje tja kthej se as emrin nuk ka dija pronares ae celularit. Ajo ishte shume mirnjohese qe ja ktheve dhe kshu filloi njohja jone dhe dashuria. Tani jemi te fejuar dhe kam heq dore nga ato pune.punoj me nje shkolle private po pas 1 viti lidhje ja tregova te verteten qe nuk e kisha gjet po ja kisha vjedh dhe ne fund me mirkuptoi se te gjithe kemi gabime po kur gjen nje njeri qe te do me gjithw gabimet dhe sekretet e tua atehere ke gjetur te duhuren. Kjo ishte historia ime qe ma kujtoi tema juaj dhe pse une do doja ta harroja kush kam qene ne ate periudh te erret.Flm po e postuat
Letra 4
Pershendetie Anabel. Mbase kjo vjedhja ime ka qen per arsye te mire. Ju do thonit se nuk ka arsye te mire per vjedhje. Gjithsesi po e them dhe gjykojeni vete. I kam vjedhur macen nje komshie te gjyshes sime ne Tepelene. Ika kete vere per pushime ne fshat te gjyshja. Komshia gjyshes kishte nje kotele. Aman moj anabel sa e dobet. Me kpuste ne shpirt. I numuroheshin brinjet. Femijet e asaj I gjuanin me shkelma, luanin me te si te ishte dicka pa jete. E po ku me thonte ajo mua qe fle fryme me fryme me kalamajt(me vinte ta rrifja) . Une kam patur mace qe kur kam qen 2 vjec dhe I kam dashur dhe I kam mbrojtur shum. Edhe une nuk durova. Para se te ikja u futa te bacja asaj dhe e futa macen ne cante. Jallaaaa donte tme takonte kjo komshia kur do ikja. Ca te bejaaaa macen brenda e normal zinxhirin e cantes hapur. E takova me shum siklet dhe nderkoh lutesha mos te mjaullinte macja.E ika per ne shtepine time.Zemra vogel macja bufalacja eshte tani e shendetshme e vaksinuar dhe ka dashurin me te madhe te mundshme.DHE SJAM PENDUAR FARE QE IA VODHA DHE FARE SME VJEN KEQ QE KALAMJT E ASAJ KAN QARE SHUME.
Letra 5
Anabel kam vjedhur vetem njeher ne jet Ate kohe luaja kumar. Isha student ne nje qytet tjeter,e nisem te shtepia e halles qe jetonte ne ate qytet,per ti kerkuar ca lek borxh (si e kan zakone barbonat e kumarit) Kur shkova te shtepija (shtepi private) pash qe skishte njeri. Ne cast me erdhi ideja sikur te gjeja celesin. Fillova te kerkoja se mos e kishin len ne ndonje vend. Dhe e gjeta. Hyra ne shtepi me nje adrenalin qe as sot nuk mund ta kuptoj nga vinte. Nga fakti qe po beja dicka qe se kisha menduar kurr? Nga turpi? Nga frika ? As sot se di. Nejse,gjeta shum flori aty,ca varse te keputura,ca te sakta,unaza. E keshtu,i mora ,i shita rreth 700 mij leke. Dhe i lash brenda dy diteve ne bixhoz si i degjeneruar qe isha ato kohe. Tani jetoj jasht dhe gjeta nje menyre qe tja ktheja ato leke halles. Sme vjen turp. Cdo gje ndodh per nje arsye.
Letra 6
Anabel me eshte dashur te bej gabimin me te madh te jetes por deshira per te pasur dicka qe nuk me perkiste me cmendte ndaj vodha te brendshmet e te dashurit qe te ndjeja aromen dhepse jo te shikoja dhe permasat .respekt
Letra 7
Pershendetje anabel .. Mu kujtua edhe mua historia "kur vodha " qe mos e kujtofsha ishallah ... Isha ne dyqan dhe pashe nji bluze shume te buukur dhe meqe kam nji shoqee shume te ngushte mendova te blija dy te njejta mirepo leke mjaftueshem nuk mu ndodhen dhe thashe me vete nji po e paguaj tjetren po e vjedh sdo ta kuptoje njeri pooorr parashikimet e mia nuk dolen ashtu sic i prisja ... Pasi bera pagesen pa dale mire nga dyqani me ndalon dikush - manageri dyqanit ... U perpoqa te isha cool , e qete , mos ta jepja veten por ama u bera edhe nervoze ne te njejten kohe ...mendime te mira dhe te keqija me vinin .. Me mire po e pranoj fajin - mendova dhe ky do me ler te iki e qete ne shtepi .. Hehe gabova perseri ai qelbesiri njoftoi poliZine dhe sa hap e mbyll syte e pashe veten te prangosur une jetoj jashte shtetit dhe keto gjera nuk falen lehte ama ndonjihere edhe falen por nuk isha me fat ate dite haha ..... Nejse peripecite nuk mbaruan aty ,,mua me cuan ne burg , ne burg te vertete per nji bluze, kur me dhane rrobat e burgut ato me vija-vija kur me prangosen kembe e duar aty u betova nuk do vidhja me kurre ne jeten time . Mu desh te rrija ne burg me 16 gra te tjera shume prej tyre te burgosura sepse kishin vrare apo tentative vrasje .oret ne qeli meZi kalonin dhe te shumten e kohes e kalova duke fajesuar veten per ate qe kisha bere por ama edhe pak positivitet me kishte ngelur ne vetvete :)))...E dija qe te nesermen do paguaja nji gjobe e do dilja dhe me zuri gjumi me shprehjen - ne jete duhen provuar te gjitha - lol Naten anabelista - ju puç
Letra 8
Jam nji djal qe jetoj jasht , Vjedh por vjedh per "qef" . Nuk vjedh gjera me vler por ushqime ne supermakete . Nuk esht se nuk kam lek ti blej perkundrazi . Me esht kthyer si nji stil jetese . Nuk mund te ndaloj dot edhe pse esht gabim dhe nji ves mjaft i keq . Thjesht nuk du te "shpenzoj" leket . Faleminderit
Letra 9
mirembrema anabel...ehh nga tia fillojme anabel se nuk eshte vetm nje...por disa...ne moj anabel jemi skiftera si i thone...nje grup cunash qe per nje arsye ose tjeter kan zgjedh kete ruge...un qe po ju shkruaj jam nje cun qe rri jasht dhe e vazhdoj e bej kte pune si hajdut shtepish...po ju tregoj nje histori ndoshta eshte dhe per te qeshur...ishim nje nate si zakonisht isha me nje shok dhe dolem per pune sapo pikasem nje shtepi vendosem te futeshim....parkojme makinen dhe futemi mbrapa shtepise shikojme dhe vura re qe kishte tas nga ata te ushqimit te qenve dhe ja ben ky shoku im jo jan per mace..jo qen jo mace e mire si perfundim hapem deren dhe futemi....kur cte shohesh moj anabel ahahah nje pitbull sa un ne kembe jo vrap the ti po skam pare me nga kam ikur aq sa i vajta pishines....dhe rash brenda...mora nje ftome se qe janar...sa ka plote si pune ktyre historive...sa skane te mbaruar,,,
Letra 10
Pershendetje Anabel. Ca me kujtove me kete temen. Ne vendin ku jetoj punoj per nje kompani relativisht te madhe ne rolin e menaxheres. Kam shum gjera ne dore nder to dhe menaxhimi i pagesave te klienteve sidomos ne rastet kur vendosen akorde te tilla si nje pjese cash dhe nje pjese me banke per te shkarkuar vleren e TVSH. Ne nje rast mbaj mend qe kam takuar nje klient ne kafe dhe pasi firmosem kontraten e porosise se produktit me vleren e cila do te derdhe ne banke, pjesen cash ma dha ne nje zarf.. Deri ketu asgje te pazakonte. Problemi qendron qe ate zarf se kam dorezuar ende te financa e kompanise dhe pse ka kaluar me teper se 1 vit. dhe 2500 euro u harxhuan me se miri me nje pale super pushime. Sorry.. por nuk ndihem as 1% fajtore
Letra 11
Mirmbrema anabel. Po ju shkruaj sot sepse ndjej nevojen te hapem diku per shkak te shum gabimeve qe kam ber dhe shpresoj qe zoti te mi fal nje dit. Une kam "vjedhur" me ane te mashtrimit shum her per shkak te vesit te keq per te luajtur neper qendra bastesh qe ma mpin trurin komplet kur hyj dhe e humbas llogjiken deri sa luaj deri ne 10 lekshin e fundit por nuk e bej vazhdimisht kete gje pasi mundohem dhe perpiqem ta ndaloj veten por kur e bej dhe humbas leket qe i kisha per te kryer ndonje porosi familjare shkoj ne disa dyqane dhe u them qe isha ketu para dy apo tre ditesh dhe bleva kete e ate gje por te dhash 10 mij lek psh dhe harrova te merrja kusurin nga nxitimi dhe ju kishit klient te tjera dhe ndoshta jeni ngaterruar dhe ju por jam aq shum bindes dhe e bej aq shum rolin e viktimes sa ata njerez te mir me besojn dhe mi japin me gjith shpirt sa qe ndjehem shum keq vertet por qe detyrohem ta bej. Thjesht dua tu kerkoj falje nese dikush ka qen viktim e mashtrimeve te mia dhe u them se leket e tyre qe kam mashtruar sapo me ka qelluar rasti te kem lek neper duar nuk kam pas mundesi te shkoj e ti rrefehem e tja jap por ja kam dhen lypesve e te pa streheve. E kam bere kete sepse keshtu me ben te ndihem me mir dhe me duket sikur ne njefar menyre e shlyej mekatin tim. Naten e mir dhe pranoj cdo lloj komenti qe mund te me beni. Anonim ju lutem.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.