Fijet e flokëve enjten
E çuditshme por e vërtetë: Kur flokët dekolorohen, enjtja e fijeve është një nga hapat e parë të procesit. Kjo është arsyeja përse flokët e dekoloruar duken më voluminozë.
Melanina largohet
Me zgjerimin e kutikulave, gradualisht, agjentët oksidativë fillojnë të bëjnë punën e tyre duke shkrirë pigmentet natyrale të njohura si melaninë. Sa më shumë të lihet dekoloruesi në flokë. Aq ë pa ngjyrë do të duken flokët.
Flokët bëhen më porozë
Dekolorimi i bën fijet e flokëve më poroze duke rritur aftësinë e tyre për të përthithur agjentët hidratues por edhe për t’i lëshuar ato më shpejt. Ndërkohë që flokët mund të qëndrojnë më mirë të drejtë apo kaçurrela, ato humbasin elasticitetin dhe shkëlqimin.
Majat e djegura
Nuk ka dyshim që dekolorimi është i dëmshëm për flokët. Kutikulat vijojnë të hapen derisa nuk ka asgjë që t’i mbajë në vend. Kështu gradualisht korteksi ekspozohet, shfaqen majat dyshe dhe flokët këputen.
Nuk është universale
Nëse shoqes suaj me flokë më të hollë rezultati i dekolorimit i ka dalë më mirë sesa juve, mos u shqetësoni. Mund të keni nevojë për më shumë seanca pasi jo të gjithë flokët reagojnë njëlloj ndaj dekolorimit. Flokët e trashë përgjithësisht kanë më shumë rezistencë ndaj dekolorimit.
Tregoni të gjitha ngjyrat tuaja
Pavarësisht rezultateve që prisni, tregojini parukieres suaj të gjithë historikun e lyerjes së flokëve. Nëse keni qenë bjonde platin dhe më pas i keni bërë flokët ngjyrë çokollatë, një dekolorim tjetër mund të jetë shkatërrues. Një parukiere e mirë do të refuzonte ta bënte.
Mendojeni dy herë
Dihet se flokët e palyer janë ata që dekolorohen më lehtë. Ndërsa për flokët e lyer, duhet hequr illimisht ngjyra e sipërme e më pas ajo natyrale.
Burimi: Refinery 29/ Përshtati: Kristi Tashi