Gra

10 gjëra që çdo femër duhet të bëjë përpara se të mbushë 30 vjeç

14 Mars 2016

10 gjëra që çdo femër duhet të bëjë

1. Të mësosh ta duash veten ashtu siç je. Kjo s’do të thotë se duhet të ndaloni së punuari me veten për gjërat që doni t’i ndryshoni tek vetja. Do të thotë vetëm se nuk po e ndryshoni veten si pasojë e vetë-urrejtjes.

2. Të njohësh veten përtej atyre që të tjerët thonë për ty. Sepse njerëzit jo gjithmonë duan më të mirën për ju. Duhet ta gjeni vetë rrugën tuaj dhe gjërat do të bëhen menjëherë më të qarta.  

3. Të mësosh të pranosh refuzimin me hijeshi. Refuzimi gjithnjë ta shpif. E rëdësishme është ta pranoni, ta kuptoni dhe të bëni përpara.

4. Të ndalosh së prituri që mundësitë e mira të bien papritur nga qielli. Kjo edhe mund të ndodhë, por një gjë është e sigurtë: nëse nuk përpiqeni, nuk od të jeni kurrë afër përmbushjes së qëllimeve tuaja.

5. Të mësosh të debatosh pa u zënë. Nuk ke përse të ofendosh dikë me të cilin nuk je dakord. Nëse ti i përmbahesh fakteve dhe tjetri kalon në ofendime, je ti ajo që do ta shohë pa brerje ndërgjegjeje veten në pasqyrë mëngjesin tjetër.

6. Të kuptosh sa e shkurtër është jeta. Jo të gjithëve u jepet mundësia t’i çojën deri në fund gjërat që donin të bënin në jetën e tyre. Mendoni për këtë!

7. Të kuptosh sa e gjatë është jeta. Mos e lejoni shoqërinë t’ju thotë se jeta është a.Martesa, b.Karriera, c.Fëmijët. është thjesht çështje dëshire. Ju zgjidhni çfarë doni të bëni me të.

8. Të kuptosh se shkollimi, ngjyra, historia etj. e një personi nuk e përcakton atë. Nëse nuk doni të jetoni në një flluskë me njerëz të përzgjedhur tërësisht homogjenë që duken, veprojnë dhe mendojnë njëlloj, atëherë duhet të dini si të funksiononi në një botë që është plot me njerëz të ndryshëm nga ju.

9. Të jetosh në një vend tërësisht të ndryshëm nga ai ku je rritur. Të pakëtn për pak kohë. Do të shihni një anë tjetër të vetes suaj.

10. Të marrësh kohën që të duhet për të qenë fëmijë. E mbani mend kur hapnit krahët dhe rrotulloheshit rreth vetes deri sa ju merreshin mendtë thjesht për qejf? Ose kur rrotulloheshit nga një kodër me bar të njomë? Mos e humbisi atë ndjesi. Këto eksperienca e bëjnë jetën magjike.

Burimi: Independent/ Përshtati: Kristi Tashi