Showbiz

Lumturia e përjetshme? Ja nga çfarë nuk kanë hequr dorë këta 3 të moshuar

Tek 'Ka një mesazh për ty' të dielën e 13 marsit, u përçua një mesazh shumë i rëndësishëm për jetën. Herë pas here pyesim veten se çfarë na bën të lumtur dhe çfarë të palumtur. E, këta 3 të moshuar e kanë gjetur përgjigjen.

Jashari, 90 vjeç, Suzana dhe Qamilja, iu drejtuan Të Dielës Shqiptare pasi ndiheshin të shqetësuar për shokun e tyre të azilit, Ruzhdiun. Siç thanë ata, nuk e kishin parë kurrë që kur kishte ardhur në azil, pasi e kalonte kohën i mbyllur në dhomën e tij.

3 zotërinjtë shprehën lumturinë e gjetjes së një shtëpie ku ndanin jetën me të tjerë, duke lënë pas izolimin e trishtë. Ata rrëfyen historitë e tyre vetjake, që i kishin çuar të jetonin në një shtëpi të moshuarish; secili me qëllimin e njëjtë për të gjetur qetësinë në shoqëri të të tjerëve, duke lënë pas vetminë e mundimshme, të padurueshme për ta.

Zoti Jashar, veteran lufte, tha se i ishte drejtuar azilit pasi i kish vdekur e shoqja: '70 vite bashkëjetesë me të. Pasi vdiq, sado që përpiqesha nuk e hiqja dot nga mendja. U mundova, por nuk ia dola. Kështu iu drejtova azilit'.

Suzana, 86 vjeç, rrëfeu se zgjedhja për të jetuar në azil, kishte qenë për hir të të birit: 'Në azil jemi mirë edhe unë, edhe ai, prandaj jam e lumtur që gjeta këtë vend'. Ajo rrëfeu se i biri jetonte në Amerikë, por pas një aksidenti të rëndë që i kishte ndodhur asaj, ai do të duhej të kthehej në Shqipëri. Megjithatë, zonja Suzana kishte gjetur një rrugë për të mos e detyruar të birin të ndryshonte krejtësisht jetën.

Nga ana e saj, zonja Qamile, e motra e artistes së merituar Drita Pelingu, e kishte njohur vetminë fillimisht kur i kish vdekur i biri, pasi e kishin përplasur me makinë. Për të mos shqetësuar nusen e saj, ajo kishte shkuar të jetonte tek e motra, Drita, e cila u nda nga jeta në tetor të 2013-ës. Pas kësaj i ishte drejtuar shtëpisë së të moshuarve.

Kështu, të 3-ve u kishte rënë në sy që një banor i ri në shtëpinë e tyre nuk dukej kurrë, nuk shoqërohej dhe nuk bisedonte me ta. Zoti Ruzhdi pranoi ftesën e 'Ka një mesazh për ty', ndonëse sapo hyri në studio u shpreh se mendonte se e gjithë kjo ishte një gabim, pasi ai nuk kishte të bënte me shfaqje të tilla publike.

Megjithatë, pasi u shfaqën në ekran 3 shokët e azilit duke i kërkuar që të linte izolimin dhe të dilte e të jetonte ditët në oborr a duke biseduar, ai u shpreh mirënjohës që kishin menduar për të, duke premtuar se për këtë, ai do t'u bashkohej të tjerëve.

'Duam që ti të dalësh nga izolimi, të futesh në kolektivin tonë.' i tha zoti Jashar, 'Unë e kam provuar vetë izolimin, e di çfarë është. Ndaj të ftoj të dalim bashkë në oborr, të bisedojmë. Ne jemi 3 veta; karrigen e 4-t ta ruajmë ty. Muret e dhomës nuk flasin'

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb