Relationships

Flirti me SMS: Çfarë s’duhet t'i shkruani!

Kur dikush na pëlqen, vështirë të jemi të kthjellët për të thënë gjënë e duhur.

Sajti i njohur ASKMEN ka renditur disa mënyra të shkruari mesazhe, të cilat nuk ju vijnë aspak në ndihmë kur flisni me dikë që ju pëlqen. Tani mesazhet (Facebook, Whatsapp, Instagram…) janë kthyer në mënyrën më të thjeshtë për t’u njohur me dikë. Prandaj ato që shkruajmë në SMS-të, janë po aq të rëndësishme sa ato që themi përballë.

Kështu pra, kini kujdes që të mos:

…shkruani me gabime!

Kjo do të krijonte konfuzion tek vajza/djali që ju pëlqen. Një fjalë e gabuar të vret syrin me apo pa vetëdije, kështu që kujdes kur i lini takim: ‘SHOKOHEMI në 8’ nuk ju garanton që do të shfaqet në vendtakim.

Mos e teproni me Haha-të

Ose do të dukeni sikur po talleni, ose sikur jeni aq në siklet sa nuk i mbani të qeshurat.

Mos fusni ikona vend e pa vend

Për çfarë janë fjalët? Që të shprehni mënyrën sesi ndiheni, mendoni apo si ju vjen një fjalë e thënë prej asaj/atij me të cilin po komunikoni. Një smile shpreh ndjesinë e këndshme që ju përcjell ai, por asnjëherë aq sa ‘faleminderit’ apo ‘më pëlqeu kjo që më the’.

Mos me ato trepikëshat!

Mos…vendosni…shumë…trepikësha…sepse…krijoni idenë se jeni të pasigurtë, jo të bindur për atë që po thoni! Tregoni vetëbesim duke i vënë pikën gjërave. Ose pikëçuditësen!

Mos shkruani romane

Nëse shkruani gjatë, ai/ajo nuk do të lexojë romanin që i keni dërguar, por do të mendojë 2 gjëra: Që jeni shumë i dhënë pas asaj/atij, dhe së dyti, se nuk keni me ç’të merreni tjetër! përqëndroni idetë tuaja dhe shkruajini shkurt e qartë: Nuk jeni aq pa punë sa t’i përkushtoheni vetëm atij/asaj!

Mos e bëni qimen tra

Rast klasik:

Ajo: Hej më fal, sa u ktheva nga ekskursioni! Sa bukur ia kalova!

Ai: Mirë, bëfsh qejf me shokët e tu meqë s’gjete 1 minutë kohë të më ktheje përgjigje.

Çfarë prisni që të ndodhë nëse i dërgoni një përgjigje të tillë? Do t’i krijohet përshtypja se jeni një natyrë e vështirë dhe do të ketë frikë kur t’ju shkruajë, se mos i dërgoni një nga ato përgjigjet. Përveç kësaj, do të dukeni egoist dhe pa pikë tolerance. Nëse nuk ju ka kthyer apo nuk ju ka shkruar gjatë apo ju ka vonuar përgjigjen, një arsye e ka pasur!

Mos tregoni pavendosmëri

…domethënë, pasiguri. Nëse po lini një takim, tregohuni të prerë: Në 8, tek Ura e Bllokut. Nëse i bini rrotull e rrotull, do të thotë se jeni në siklet. Sepse jeni me të vërtetë në siklet.

Mos ktheni përgjigje tepër shpejt, apo tepër vonë

Arsyeja është e qartë: kur ktheni përgjigje brenda të qindtës së sekondit, tregoni mungesë vetëpërmbajtjeje dhe shkurt, sapo i keni treguar se nuk duroni dot pa i kthyer. Nga ana tjetër, nëse vononi më shumë se duhet, tregoni shpërfillje. Kur dikush ju pëlqen, meriton vëmendje. Por jo deri në bezdisje!

Mos e vini në siklet

Kur flirtoni me dikë i cili ju pëlqen me të vërtetë, nuk mund t’i shkruani menjëherë për seksin apo ta bëni të ndihet keq. Çdo gjë ka kohën e vet madje, edhe kur koha të vijë, nuk mund të shkruani çfarë t’u thotë mendja. Është gjëja më e gabuar që mund të bëni.

E fundit nga fillimi, mos tregoni entuziazëm pas çdo takimi!

‘Ishte një takim i mrekullueshëm! U kënaqa shumë! Faleminderit!’. Dukeni të ngjitur, gati gati të dëshpëruar. Këto lërini për më vonë. Tregohuni të sjellshëm por, ngadalë-ngadalë: fillimisht duhet të mos shfaqni bindje të plotë se e pëlqeni atë. A ka gjë që funksionon më shumë se të ‘bëni interesantin’?

Burimi: Askem/ Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb