Health

Khloé Kardashian tregon se si mund të keni një trup të hatashëm

Khloé Kardashian duket çdo ditë dhe më bukur. Nuk është çudi që të gjithë pyesin veten se si ajo arriti në formën e trupit që ka tani. Më poshtë janë disa nga mësimet e marra nga trupi i Kim Kardashian.

1. Filloni me një mëngjes të shëndetshëm
“Unë jam një vajzë që i konsumoj shumë drithërat. Unë ha drithëra në mëngjes, drekë dhe darkë. Jam e fiksuar me drithërat, nuk ndaloj. Ndërkohë ha edhe pjesën e bardhë të vezës dhe proshutë. Duhet të ha një mëngjes të konsiderueshëm pasi më duhet të punoj shumë gjatë ditës dhe kam nevojë të ushqehem”.

2. Mos i lejoni kritikat
“Më është thënë gjithmonë “Oh ti je mbipeshë” ose “Ti je motra e shëndoshë”. Jam rrethuar nga njerëz që më kanë kritikuar, që prisnin që unë të dobësohesha. Unë jam përpjekur, kam përdorur shumë dieta. Kam përdorur edhe gjëra që janë të pashëndetshme, por nuk isha gati. Kam nevojë t’i bëjë gjërat kur jam gati. Unë besoj se njerëzit i bëjnë gjërat në kohën e tyre. Është filozofia ime.”

3. Kurrë mos thuaj kurrë
“Është një ndjenjë shumë e bukur kur më në fund gjen rrugën tënde. Unë e gjeta rrugën time, ajo ishte palestra. Në fillim thosha se nuk do të shkoja në palestër qoftë as për një muaj, kurse tani nuk heq dotë dorë. Më pëlqen stili im i jetës tani. Më pëlqen se sa i shëndetshëm është.”

4. Mos përtoni kurrë
“Unë jetoj në Calabasas i cili është larg nga vendi ku trajneri im ka palestrën. Njerëzit më pyesin se përse e bëj kaq shumërrugë, por unë jam plot me energji. Do të lëvizja dhe malet për të bërë këtë sepse është mënyra se si unë e filloj ditën. Dua të rrethohem nga njerëz të mirë dhe e dua gjimnastikën. Është palestër private dhe është e qetë. Askush nuk të mërzit. Unë shkoj atje rregullisht prej 3 vitesh.”

5. Zhvilloni sistemin e një personi tjetër
“Ndonjëherë unë punoj me trajnerin e Kourtney [Kardashian]. Ka gjithmonë një rezervë nëse unë nuk mund të shkojë në palestër.”

6. Bëni gjithçka me moderim
“Unë akoma pi dhe bëj qejf, por tani është ndryshe. Kur je 21 vjeç nuk të bëhet vonë se sa ha ose gjëra të tjera. Kur u rrita përshtata një stil jetese të shëndetshëm dhe e dua.”

7. Festoni për rezultatet
“Koha që unë kaloj në palestër është shumë e vështirë, por është e dobishme. Kur dikush më pyet se kur ndihem më seksi është normale të thuash se kur jam me makeup dhe me flokë të rregulluar. Mirëpo për mua është pas stërvitjes. Kur mbaroj stërvitjen unë ndihem e realizuar dhe e fuqishme megjithëse jam e djersitur. Lëkura ime shkëlqen. Pas saj unë ndihem shumë mirë dhe e gatshme për të vazhduar ditën.”

Burimi: In Style; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb