Metropolitan

E vërteta e të gjithë “të vërtetave” të shtypit për intervistën e Ardit Gjebresë

Nuk kisha ndërmend të shkruaja, sepse e di që do të paragjykohem, për vetë faktin që unë kam bashkëpunuar dhe vazhdoj të bashkëpunoj me Ardit Gjebrenë. Nuk dua të flas për të, sepse e vërteta ime për profesionalizimin dhe mençurinë e atij njeriu, do të tingëllojë si një mbrojtje që unë po i bëj atij. Dhe për cinikët, “servilizëm”, siç ndodh rëndom sa herë ne duam të lavdërojmë me sinqeritet një njeri publik apo një televizion me të cilin punojmë.

Por nuk rri dot pa folur, teksa vazhdoj e lexoj çdo ditë (madje edhe sot, në ditën e 5-të të diskutimit) “leksione gazetarie” nga njerëz që u ka vdekur profesioni i gazetarit që kur u bënë pronarë mediash online/televizive/të shkruara apo deputetë.

Papritur, u desh të sulmohej një “kockë e fortë” si Arditi, që ata të përligjnin profesionin e gazetarit, duke përfituar nga turmat e indinjuara, të cilave u doli pija të hënën pas intervistës dhe u ndjenë fajtorë se kishin qarë dhe ishin zgjuar të përqafuar me një kriminel.

Popullin nuk e gjykoj, por këta “profesorët e gazetarisë” po. Ku ishin këta “profesorë” ditën e intervistës? Ku e kishin instiktin e tyre të gazetarit për të “kapur” të ashtëquajturin “skandal” që në transmetim? Ku ishin këta që rrijnë me telekomandë në dorë për të kapur shalën e Luanës tek “E diell” apo sherret e Fevziut në “Opinion”? Si iu shpëtoi atyre gjithë ky lajm, por iu desh të prisnin reagimin e motrës së viktimës e më pas “kthjellimin” e turmës, që të reagonin? Madje, përse nuk shkruajtën për këtë ngjarje, që kur nxorrën në Maj lajmin se Arditi ishte futur në burgun e Fushë-Krujës? Mund të hetonin që atëherë se cfarë bënte ai njeri aty dhe me një telefonatë autoriteteve përkatëse, mund të mësonin se Arditi kishte folur me Marjan Rrokun.

 Po nëse motra e viktimës nuk do të kishte reaguar asnjëherë, pyetja ime është: “Këta “profesorë gazetarie” a do të kishin reaguar? A do të ndiheshin keq ata njësoj për familjen e viktimës? A do ta gjykonin njësoj Ardit Gjebrenë? A do t’i ishin futur dokumentacionit dhe të vërtetës si “profesorë” që janë, për të përligjur profesionin e tyre e për t’i thënë Arditit: “Ja i dashur, kjo quhet gazetari!”

Ju siguroj që jo! Ata do të vazhdonin me lajmin e rradhës për meshkujt në dollapin e Xhesika Ndojës, rrathët e pemëve të prera të Erion Veliajt, inatet e Blushit dhe Ramës me njëri-tjetrin e të tjera si këto, që deri në atë kohë u garantonin klikime fantastike.

Jam shumë dakord që të mos jesh dakord me një intervistë, por nuk jam dakord që të përdorësh emrin “gazetar” papritur, kur ke mbi 5 vjet që as nuk e ke vënë në përdorim dhe nëse vetë nuk ke kohë, se tashmë je pronar mediash, të paktën të kesh minimumin e dëshirës për t’ja përcjellë njohuritë e tua mbi etikën dhe profesionalizmin stafit, i cili nuk përton të shpikë e të sajojë shkrime gati çdo ditë.

Iu dhimbs familja e viktimave këtyre gazetarëve. Vërtet? Oh, mos më thuaj! Po kur përmendin padrejtësisht emra e nxjerrin foto viktimash pa lejen e familjes, nuk iu dhimbset familja e tyre? Po kur publikojnë intervista me fëmijë të abuzuar nga pedofilë dhe i pyesin a ju dhimbte? A bëre seks oral? Nuk ju dhimbsen fëmijët këtyre? Po kur flasin për shalë të hapura e gjokse të zhveshura, a nuk ju dhimbsen adoleshentët që lexojnë këto lajme? Po kur sulmojnë një njeri me dhjetëra herë brenda ditës sepse kështu ecin klikimet edhe kur ai njeri lëndohet e më tej familja e tij, a s’ju dhimbset këtyre? Po kur quajnë vajzat e ekranit prostituta dhe shajnë me shkrime anonime, a nuk ju dhimbsen nënat dhe baballarët e vajzave këtyre? Po kur bëjnë lajme e reklamojnë faqe anonime instagrami ku “bullying” që bëhet aty, vret çdo ditë psikologjikisht shumë adoloshentë, a nuk ju dhimbsen familjet dhe rinia e tyre? Po kur botojnë lajme vrasjesh dhe i nisin e i mbyllin me deklaratat e policisë, pa hetuar të vërtetën, a nuk ju dhimbsen familjet e viktimave apo “fajtorëve” të pa-gjykuar, të cilët diskretitohen publikisht si “kurva”, “tradhtarë”, “vrasës gjakftohtë”, “hajdutë”?

Kush janë këta “profesorë” që po i tregojnë Arditit dhe neve, për rregullat e gazetarisë? U desh një ligj dekriminalizimi, për të përmendur emra deputetësh të inkriminuar edhe pse ata kishin qënë aty gjatë gjithë kësaj kohe, por askush nga këta “gazetarët” nuk guxoi të merrej, të hetonte e t’i zbardhte vetë të vërtetat e atyre që kanë marrë votat tona. Ku janë këta gazetarë që na tregojnë se si bëhet intervista e kronikës, kur 99% e lajmeve mbi vrasje, mbyllet me pistat e policisë dhe pjesa tjetër e “hetimit” vazhdohet i parfumosur dhe i veshur bukur në studio televizive, se askush nuk merr mundimin të shkojë në fshat e të gjejë të vërtetën. Kush jep leksione gazetarie, ata që braktisën paanshmërinë dhe u bënë deputetë e s’bënë asgjë për zonën e tyre? Kush e akuzon Arditin se përdor dhimbjen e një familjeje për shikueshmëri, ata që ushqehen e paguhen për të ruajtur emrin kolltuqeve të “Opinioni”-t, sepse përndryshe e dine që nuk kanë asnjë aftësi apo influence politike e shoqërore dhe i duhet ajo shikueshmëri e madhe për të mbijetuar?

Përpara disa ditësh (më saktë, dy ditë përpara intervistës tek “E diela Shqiptare), unë isha e ftuar për të folur si pjesë e një cikli bisedimesh “Creative Mornings” që zhvillohet në tërë botën. Fola pikërisht për etikën dhe bëra një “mea culpa” se edhe unë si pronare e një medieje, jam përfshirë në këtë garë klikimesh dhe gjithmonë e më shumë po shkoj drejt biznesit të modës dhe bukurisë, e qartë se momentalisht, nuk mundem dot të bëj gazetari siç unë gjykoj se duhet bërë. Madje as nuk dua të quhem gazetare. Për më tepër, as nuk dua më të jap leksione gazetarie, sepse jam e vetëdijshme që nëse sot tregohem një gazetare e mirë, nesër mund ta shkel.

Por as nuk toleroj dot që të shoh kolegë-biznesmenë me të cilët përpiqemi çdo ditë të mbajmë mediat tona dhe të thithim sa më shumë reklama, që të japin këshilla të një profesioni që nëse e kanë bërë dikur shumë mirë, tashmë nuk e bëjnë më. Nëse Arditi akuzohet se është një “Showman” dhe gaboi kur vendosi të bëhej gazetar, pyetja ime është: “Po ju që keni ikur me kohë nga logjika e të vërtetës, investigimit dhe identifikimit të burimit, çfarë jeni?”

Nëse Arditi të paktën nxorri një rrëfim me audio dhe figurë  sidoqoftë ai në gjykimin e njerëzve, ju që sajoni e shkruani çfarëdolloj gjëje të pavërtetë, mjafton që të klikohet, mos jeni veçse skenaristë të të ashtëquajtur-it "spektakël online"? Ndaj mos e gënjeni veten se po bëni namin me gazetarinë. Juve thjesht ju erdhi një super-i ftuar në "studion" tuaj virtuale dhe zgjatët minutazhin përtej 3 ditëve të çudisë për të kapur të vërtetën e vetme që ju dini të hetoni: Statistikat e Google Analytics.

REELS

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.