Health

Si u shndërrova nga një fëmijë obez, në një vajzë plot vetëbesim!

Historia ime fillon që nga femijëria … Që në fëmijëri unë kam qenë mbipeshë. Vitet kalonin dhe familjarët e mi, bashkë me çdo njeri të afërt, më këshillonin të filloja ndonjë dietë për të  humbur disa kilogramë, por unë duke qenë fëmijë, nuk e kuptoja se sa e nevojshme ishte kjo gjë për mua. Sa më shumë rritesha, aq më shumë kuptoja vlerën e fjalëve që të gjithë të afermit e mi më kishin thënë.

Ishte viti 2012, fillimi i vitit të parë në gjimnaz kur unë fillova të mendoj seriozisht për kilet e mia të tepërta. Gjithmonë deshira ime ka qenë të dukem e bukur, si çdo femër; kjo më duket mëse normale. Nervozohesha dhe inatosesha me veten time kur shikoja se asgjë nga ato që unë doja të vishja nuk më bënte, ose nuk më rrinte fare mirë. Arrita deri aty sa vërtet e urreja veten, dhe nuk mundesha as të shihesha ne pasqyrë. 

Ushqimi im i preferuar kanë qenë gjithmonë fast food-et dhe ushqimet e shpejta, ushqime fare të pashëndetshme. Haja kur ndjehesha e uritur, por edhe kur nuk s’kisha uri; diçka tërësisht e gabuar.

Isha vetëm 16 vjeç; gjatësia ime ishte 1.68 m., dhe unë peshoja 100 kilogramë …. Por si përfundim, unë vendosa ta ndryshoja veten time. Nuk kisha njohuri të mëdha rreth dietave apo kalorive, thjesht kisha dëshirën e madhe për të ndryshuar pamjen time.

Fillova të haja shumë më pak, dhe ato pak momente kur haja, ushqimi im ishin frutat, perimet dhe mishi i pulës. Pjesën më të madhe të ditës e kaloja në dhome, e vetme, për të mos parë askënd duke ngrënë, për të mos parë ushqimin. Duke qenë se në atë periudhë ishte verë, nje pjesë te kohës e kam kaluar me shoqet e mia duke dalë, ose duke shkuar në plazh për të harruar çdo gjë që kishte lidhje me ushqimin. Ditët kalonin, njëra pas tjetrës. Qe diçka shumë e vështire për mua, por ama, kjo ishte detyra qe une i kisha vënë vetes. Dhe këtë betejë me veten duhej ta fitoja.

Sa ç’ishte e mundimshme, nga njëra anë ishte edhe e thjeshtë, kur fillova të shikoja që çdo gjë që unë vishja, më rrinte çdo dite e më e lirë, dhe kjo gjë më bënte shumë të lumtur duke më dhënë shumë kurajo, pasi isha gjithnjë e më afër ëndrrës sime; të bëhesha ajo që doja vërtet të isha. Për rreth 6 muajt e parë, unë humba 25 kilogramë dhe për 3 muaj në vijim, edhe 15 kilogramë të tjerë. Për 9 muaj, unë arrita të humbja 60 kilogramë!  Lumturia ime nuk kishte fund.

Sot unë peshoj 62 kilogramë, dhe sipas gjatësisë sime, une duhet të peshoj 60 deri në 65 kilogramë. Tashmë, unë ndihem shumë e kënaqur me trupin që kam.

Tani kam vijuar normalisht, duke mos i numëruar kaloritë që konsumoj, thjesht, ha 2 vakte në ditë (mëngjesin dhe drekën), ndërsa vaktin e fundit pra, darkën, mundohem ta ha rreth orës 16-17, që të mos ha përpara gjumit.  Më pas, derisa të fle, konsumoj vetëm ujë. Normalisht që trupin e mbaj në formë duke frekuentuar edh palestrën dhe duke u peshuar çdo mëngjes, pa e anashkaluar asnjëherë këtë (nuk dua të kthehem kurrë siç isha!).

Këshillë: Regjimi që përdora fillimisht për t’u dobësuar ishte shumë i rrezikshëm nga ana shëndetësore. Por i sygjeroj çdo njeriu që e lexon këtë shkrim, t’i drejtohet regjimit që unë përdor aktualisht: duke ngrënë më pak, dhe duke shpenzuar më shumë energji. Natyrisht, duke u ushqyer sa më shëndetshëm; fruta, perime, lëngje frutash të shtrydhura në shtëpi; ecje, vrap, palestër dhe çdo gjë që përbën një jetë të shëndetshme. Shijojeni jetën!

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.