Metropolitan

Më seksi se kaq...

Këpuca nuk ma hiqte dorën nga qafa, për të më lënë të paktën mundësinë që të justifikohesha.

– Damiani, gëzohem!

Asaj shkëlqente e tëra! Pasi na bëri prezantimin e grupit me të cilin ishte, duke më sfiduar totalisht, thotë:

– A mund t’ju bashkëngjitemi?

Të na bashkëngjitet?! Është çmendur kjo, apo bën vetë?! Njëri nga djemtë me të cilin Asaj ka dalë për darkë, ka qenë i dashuri im disa kohë më parë.

– Me kënaqësi, – thotë Këpuca dhe ndërkohë më këput një të puthur tjetër. Hajde t’ia sqaroja unë Asaj që lidhja sapo kishte filluar! Hmmm, e quajta lidhje pa dashje, po nejse! Po më pëlqente mënyra se si Këpuca i merrte gjërat, kaq lehtë! Më jepte një qetësi dhe komoditet të madh. Këmbët tona të ndërthurura poshtë tavolinës, jam shumë e sigurt që nuk po kalojnë pa u shikuar nga Asaj dhe as nga ish i dashuri im.

I dërgoj një SMS Asaj: “Je shumë e poshtër! Pse?”. Asaj ngre vetullat dhe nuk i përgjigjet sms-së sime. Nuk e kuptoj pse i pëlqejnë kaq shumë situatat e ngatërruara. Ish-i rri si bredh i lagur në tavolinë. Ai është shumë shok me Asaj, ashtu siç jam unë me Vadikun. Ishim njohur nëpërmjet Asaj në një ditë pranvere plot me përmbytje, por përmbytje nga të gjitha anët ama! Kujtime të vagëta po më zbusnin sytë. Me Këpucën në krah dhe me këtë tjetrin përballë, hormonet e mia kishin zënë vend në tavolinë dhe jo vetëm, ishin ulur edhe përkrah këtij çiftit në tavolinën ngjitur.

Ideja për t’ia hapur zemrën Këpucës, më bëri të dridhem. Jo, ai kurrë, asnjëherë, jo, jo, nuk mund ta dijë me kë kam pasur lidhje! Absolutisht jo! Po mohoja kaq shumë për t’ia mbushur mendjen vetes, sepse intriga prej femre, për të parë reagimin e tij, s’po më linte të qetë. Kaq shumë gjëra të ndodhura që në takimin e parë! Biseda kishte marrë zjarr në tavolinë dhe unë po digjesha ngadalë, duke parë një herë njërin e një herë tjetrin. Asaj qesh nën buzë.

Vera, ndriçimi i ulur i restorantit, zërat mashkullorë në sfond dhe dora e Këpucës mbi kofshën time më japin një padurim të çuditshëm për t’u ngritur nga tavolina sa më parë, për të shkuar në tualetin e restorantit dhe… “Ua, perverse”, – kështu do të më quante Vadiku, perverse, sepse vetëm po e mendoja! Tavolina kishte shkuar tek kafet, zakoni i vjedhur i shqiptarëve për të pirë kafe pas çdo vakti. Njëri kërkon makiato, tjetri kafe të shkurtër me qumështin më vete, Këpuca e do të shtrydhur, Asaj ka preferencë për kafe të butë.

Tek dera mbaj frymën, pres bombën e radhës:
– Aline, ti s’po vjen me ne? – Asaj kishte folur dhe buzëqeshja djallëzore i ndriçonte sytë.

– Pse, me ju erdha? – buzëqesh dhe unë, duke vendosur të pasmen time mbi motor. Ish-it sigurisht që iu fut gjuha brenda. Ai s’e meriton këtë pamje, por ç’t’i bësh?! Ky është çmimi që duhet të paguash nëse je djalë shumë i mirë, i butë dhe kanakar i mamasë. Ai, që nga koha që u nda me mua, nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër, po ç’më duhet?! Mbështes gjoksin dhe kokën mbi shpinën e këpucës.

– Nuk dua të të çoj në shtëpi, – më thotë.

– As unë s’dua që të shkoj në shtëpi, – i përgjigjem.

Rruga m’u duk si shtatë orë. Me mendimet e turbulluara nga vera dhe tymi i duhanit, ngjis shkallë, pastaj një ashensor, pastaj disa shkallë të tjera dhe ja ku jemi! Shtëpia është e mobiluar thjesht, por nga grilat e hapura mund të shikoj të gjitha dritat e Tiranës. “Kushedi sa i vijnë dritat këtij në dimër, – do të thoshte mamaja ime, – se me gjithë këto dritare të stërmëdha duhet ngrohje sa për tre shtëpi. Këpuca nuk i ndan buzët nga të miat. Më puth dhe më flet dhe më puth përsëri.

– Ndizi dritat, – i them, – dua të të shoh. Ai ka sy të mjegullt, gjysmë të mbyllur. Filloj t’i zbërthej këmishën ngadalë. Do të doja që ai të zhvishej për mua. Ia them. Qesh dhe ngrihet. Me lëvizje delikate, heq butonat e këmishës, pastaj fillon ta zbërthejë atë nga poshtë, lart, duke nxjerrë në pah fundbarkun e mrekullueshëm. Uhhh, më këputi! Ngre jakën e këmishës, por nuk e heq nga trupi. Më afrohet.

Qëndroj gjysmë e shtrirë mbi kolltuk, por nuk lëviz. Ai e di që unë e dua në këtë moment. Heq rripin duke e tërhequr me forcë. Llastiku i të mbathurave kërcen mbi pantallona. Më seksi se kaq, asnjë mashkull nuk mund të jetë! Unë vazhdoj ta shoh ngultas, ngrihem dhe i afrohem. Dëshira për ta prekur është aq e madhe, sa merr komandën mbi mua. I marr erë dhe çmendem më keq. Ia heq këmishën duke e kapur nga jaka. Krahët i ka më të fuqishëm nga ç’i duken. Më mbështjell me to dhe unë në majë të takave ruaj ekuilibrin si një balerinë e vërtetë.

Duhet të shkoj në banjë. I detyrohem Vadikut një sms me patjetër!

– Kthehem për pesë minuta, – i them Këpucës, – ku është tualeti? Ai bën me dorë ne drejtim të korridorit. Shihem në pasqyrë: OK, flokët më janë shpupuritur seksi, dhe tualeti nuk ka lëvizur. Opa, një foto me mms për Vadikun, me tekst: “Çdo gjë OK zemër, jam me të akoma… deri nesër në mëngjes”.

Kam dëshirë që të dal nga tualeti e zhveshur dhe t’i afrohem këpucës këmbadoras, si një luaneshë që i afrohet presë së saj, por do të ishte shumë qesharake, e di. Heq fustanin dhe mbi taka drejtohem për në dhomën e ndenjjes. Këpuca është në të njëjtin pozicion, me këmishë të zbërthyer, duke më pritur. Qëndroj tre hapa larg tij, dua ta lë të më shohë dhe ai përkëdhel me shikim kofshët e mia, gjoksin pastaj përsëri kofshët. Normale, kujt po i bie ndër mend të më shohë fytyrën?! Ka shtatë orë që po e sheh...

Zgjat dorën dhe unë, instinktivisht, e lodhur nga takat, bie në gjunjë.

* Aline Bertrand është pseudonim për të ruajtur anonimatin e autores.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.