Gjendrat anormale janë të forta
Gjendrat anormale janë përgjithësisht të forta dhe nuk lëvizin lehtësisht nën lëkurë. Gjëndrat e buta si cistetc që janë të qëndrueshme por lëvizin me lehtësi nën lëkurë, janë përgjithësisht të parrezikshme.
Gjendrat anormale shoqërohen edhe me ndryshime të tjera
Gjendrat e rrezikshme të gjirit zakonisht shoqërohen me ndryshime të tjera fizike si përshembull thithka të invertuara në mënyrë të papritur, gropëza të vogla në gjoks ose ndryshime në masën e tyre. Rrjedhjet ë ngjyrë të verdhë, kafe ose të përgjakura nga njëri gji janë gjithashtu shenja alarmante.
Gjendrat anormale përgjithësisht nuk gjenden në të dy gjinjtë njëkohësisht
Nëse gjatë prekjes të dy gjinjtë janë njësoj, përgjithësisht nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Nëse gjendrat ndodhen në të dy gjinjtë, me shumë gjasa ato janë inde që ndihen si gjendra.
Sipas organizatës për Kujdesin ndaj Kancerit të Gjirit, do të ishte ideale sikur të gjitha femrat e çdo moshe të kryenin vizita mjekësore por edhe vetëkontrolle më të shpeshta, për të kapur në kohë ndryshimet e vogla që mund t’u shpëtojnë jetën.
Burimi: Independent/ Përshtati: Kristi Tashi