Health

Si ndikon çokollata në performancën tuaj në shkollë?

Këto janë lajme të mira për të dashuruarit me çokollatat: ngrënia e tyre ka ndikim pozitiv në performancën konjitive sipas studimit të ri. Performanca konjitive lidhet me konceptet, njohjen e modeleve, gjuhën, vëmendjen, aksionin, zgjidhjen e problemeve dhe imazheve mendore.

E publikuar në revistën “Appetite”, studiuesit përdorën të dhëna të mbledhura nga Maine-Syracuse Longitudinal Study (MSLS), në të cilin morën pjesë 968 njerëz të moshës 23-98 vjeç. Tek ta u mat se si lidhet futja e saj në dietë me funksionin konjitiv. Studiuesit gjetën se ato janë shumë të lidhura “pavarësisht nga zakonet e tjera të dietës”.

Nivelet e larta të flavanoleve (një lloj antioksidanti i cili ka shumë ndikim në shëndetin e njeriut) gjenden në çokollatë, por më pak në ato me qumësht dhe në çokollatat e bardha. Ajo gjendet gjithashtu në çaj, verën e kuqe dhe disa fruta si mollët dhe rrushi. Flovanolet e kakaos, një nëngrup i flovanoleve që gjendet në çokollatë janë të lidhura drejtpërdrejt me funksionet njohëse.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre u mbështetën edhe në kërkimet e fundit të cilat tregojnë se “konsumimi i rregullt i flovanoleve mund të kenë një rol mbrojtës edhe ndaj rënies së funksioneve konjitive për shkak të moshës. Konsumimi i çokollatës është i lidhur dukshëm edhe me performancën në memorien vizuale-hapësinore dhe organizimin, me memorien në punë, me skanimin që truri u bënë gjërave dhe ndjekjen e tyre në vazhdimësi dhe me arsyetimin abstrakt.” Kjo do të thotë se ajo mund t'ju ndihmojë në performancën tuaj në shkollë, sidomos gjatë provimeve. 

Burimi: Independent; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!