Samsung ka zbuluar gjatë së dielës në një konferencë speciale për shtyp në Barcelonë, produktet më të reja të familjes Galaxy dhe ata janë S7 dhe S7 Edge. Për herë të parë janë prezantuar kamerat Dual Pixel të inkorporuara në smartphone-e, që mundësojnë imazhe më cilësore edhe në dritë të ulët. Kjo do të thotë se fotot tuaja nuk od të jenë aq të paqarta kur shkrepni foto natën.
Të ndërtuar me qelq dhe metal 3D, S7 dhe S7 Edge përfshijnë edhe një ekran “Always-On” që ju siguron që të mos humbni asgjë nga të rejat e fundit që ju vijnë në celularin tuaj. Bashkangjitur me mundësinë e karikimit ëireless, S7-a e re vjen edhe me një kartë hibride SIM, që lejon vendosjen e një karte mikro që mund të shtojë 200GB kapacitet kujtese. Sigurisht një nga risitë më interesante dhe më praktike. Dy modelet e reja të Samsung do të dalin në shitje për konsumatorët më 11 mars.
Burimi: Highsnobiety/ Përshtati: Kristi Tashi