Horoscope

Horoskopi i Shkurtit nga Susan Miller

Dashi
Presioni i madh qё keni ndier kohёt e fundit, do tё pёrfundojё nё muajin shkurt dhe ju do tё ndiheni mirënjohës pёr kёtё.  Muaji i kaluar, solli diskutime serioze për karrierën tuaj, por ritmi i qetë i këtij muaji, do të përshtatet në mënyrë të përkryer me nevojën tuaj për t'u çlodhur dhe pёr të biseduar.  Ju gjithashtu do të keni kohë për të reflektuar, se si po shkojnё gjёrat dhe çfarë zgjedhjesh ju do të bëni së shpejti.

Mёrkuri do të jetë nё prapavijё në sektorin tuaj të miqësisë, nga data 6 deri nё 28 shkurt, duke  sjellë miqtё tuaj tё vjetër, përsëri në skenë.  Ju do të gëzoheni tё takoheni me ta dhe tё mёsoni se çfarё janё duke bёrё sot. Ju mund ti keni lёnё pas dore disa nga miqtë tuaj, ndёrkohё qё keni qёnё duke punuar pёr progresin e karrierёs suaj, por tani ju mund të harxhoni  më shumë kohë dhe vëmendje për ta – planifikoni ti takoni nё njё drekё ose darkё së shpejti.  
Në punë, ju do tё dёgjoni se njё projekt i caktuar do tё ngadalësohet, por duket se kjo nuk do t’ju shqetёsojё - keni nevojë për një pushim dhe kjo ёshtё koha mё e mirё pёr ta bёrё atё.

Një nga momentet më të mira të muajit, do të jetë Hëna e Plotë tek Luani i përzemërt, më 14 shkurt.  Kjo Hënë e Plotë sjell sundimtarin e shenjёs suaj, Marsin, në njё kënd elegant me Hёnën e Plotë, Diellin dhe Mёrkurin, duke  sjell ndriçim shkёlqyes nё sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë për ditën e Shën Valentinit.  Ju duket sikur keni mbledhur tё gjitha yjet e qiellit , i keni fshehur nё xhepin tuaj dhe do ti shpёrndani nё qiellin blu, Ditёn e Shёn Valentinit.

Me Marsin kaq miqësor, edhe nëse nuk do tё dilni nё takim, do tё keni një shans të mirë pёr tё njohur dikё, ose ditёn e Shёn Valentinit ose ditёt shumё afёr kёsaj feste. Nëse jeni nё njё lidhje, ju mund të përjetoni një episod magjepsës me njeriu tuaj tё zemrёs. Nëse ndiheni gati, nga fundi i muajit, ju mund të bёni një propozim ose do tё merrni njё unazë të bukur diamanti.  Nëse ju mund të prisni pёr pak kohё, akoma mё mirё - Mёrkuri është nё prapavijё!  Pёr mua, idealja për tu fejuar ose martuar, do ishte java e tretë e korrikut ose pjesa e parë e gushtit.

Marsi është duke udhëtuar nëpër sektorin tuaj të martesës dhe të partneritetit dhe do të bёjё qё tё shfaqen dallimet midis jush, jo pjesёt që i keni tё përbashkëta.  Pёrqёndrohuni nё arsyet pse doni tё qёndroni sё bashku dhe theksojini ato nё njё moment kur keni kohё tё lirё.

Nëse keni pasur probleme nё marrëdhënie, ju mund të realizoni njё takim, ku tё diskutoni gjatё me njёri- tjetrin, pёr tё qartёsuar mendjet tuaja, pasi planetet tuaja, do të jenё tё dashur dhe tё butë nё kёtё periudhё.  Një kohë e përkryer për të ulur gjakrat, do të jetë data 14 shkurt, kur Marsi do të jetë në njё pozicion ideal me Diellin, sundimtarin e shtëpisë tuaj të dashurisë së vërtetë.  Ju mund të keni qenё nё njё situatё, ku nuk e shikonit njёri -tjetrin nё sy, lidhur me njё temё tё caktuar tё kohёve tё fundit, por në qoftë se ju provoni një qasje të re, mund të habiteni se sa lehtёsisht, do tё menaxhoni njё çёshtje tё mprehtë.  Afёrdita, planeti i dashurisë, ishte nё prapavijё muajin e kaluar, por doli nё qarkullim direkt më 31 janar, kёshtu qё muaji shkurt do tё sjellё njё atmosferё krejt të re dhe shumë më të përmirësuar nё fushёn e dashurisё.

Muaji përfundon me njё gjetje tё madhe.  Qëndroni vigjilent, pasi do tё jeni nё gjendje për të gjetur diçka emocionuese qё lidhet me sektorin e shtёpisё, më 28 shkurt, kur Jupiteri do të bashkёpunojё me Diellin.  Ju mund të gjeni apartamentin e pёrsosur, tavolinёn e duhur tё  ngrënies, ose aksesorё me stil pёr sallonin- çfarёdo qё tё jeni duke kёrkuar nё lidhje me shtёpinё tuaj, e madhe apo e vogёl qoftё ajo, ju do ta gjeni. Ju mund të merrni ndihmë të jashtëzakonshme, edhe nga familja juaj në këtë periudhё.

Data 28 shkurt do tё jetё e veçantë, edhe për një arsye tjetër - Jupiteri fatsjellёs, do të takohet direkt me Diellin e fuqishёm; kjo do ta bёjё ditёn tё mrekullueshme!  Kjo ditë mund tё sjellё takimin me personin qё keni pritur gjithё jetёn.  Engjёlli i dashurisё, Kupidi, do të jetë në anën tuaj, duke punuar shumë për ju.  Çfarë mënyrë e mrekullueshme për ta pёrfunduar muajin, i dashur Dash!
 
Demi
Pёrgatituni për sukses, i dashur Dem, pasi  Hëna e Re që u shfaq nё 30 janar,  ka ndezur shtëpinë tuaj të famës dhe nderimeve, në një mënyrë shumë emocionuese.  Gjatë dhjetë ditëve të para të shkurtit, ofertat profesionale qё ju do të merrni, do të jenё tё papritura dhe emocionuese.  Ky do të jetë momenti juaj më e mirë i vitit 2014, për të synuar për një pozicion të ri nё punё. Qëndroni në gadishmёri!

Mundësia e jashtëzakonshme pёr karrierën tuaj, do të vijë nga një burim i pazakontë, qё ju nuk do ta kishit menduar asnjёherё, se do tё sillte njё lajm tё tillё kaq tё mirё.  Duket se një person i rёndёsishёm, prapa kuintave, është impresionuar me punën tuaj, por ju nuk mund ta dini identitetin e këtij personi të fuqishëm, i cili ka promovuar emrin tuaj.  Kjo nuk ka rëndësi!  Ajo që ka rëndësi është se ky muaj, mund të sjellë ofertën mё verbuese tё karrierës, që ju e keni pritur kaq gjatë.  Urani do t'ju mbështesё gjatё gjithë rrugës, kështu që rifreskojeni CV-nё tuaj dhe bёni gati dokumentacionin, kur tё njoftoheni pёr intervistёn.

Tё premten, mё 14 shkurt, do të jetë një ditë e shkëlqyer për njё intervistё ose një takim pune, pasi Marsi do të jetë në kënd elegant me Diellin, planetin qё udhёheq figurat autoritare, i cili do të lёshojё mirësinё e tij  mbi ju dhe ato qe ju keni për të thënë.  Dielli tani është në shtëpinë tuaj tё dhjetë tё prestigjit dhe arritjeve, duke ngritur profilin tuaj dhe duke ju lejuar ju që të veproni si udhëheqës i lindur. Marsi, tani në sektorin e projekteve tuaja, do të mbështesë Diellin, kështu që puna që ju po bëni tani do të jetë ajo që do tju nxjerrё nё pah - ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë tani mes kёtyre dy planeteve, prandaj sigurohuni që projektet tuaja tё jenё tё denja pёr emrin tuaj.

Mёrkuri do të shkojë nё prapavijё nga data 6 deri nё 28 shkurt.  Kjo do ti komplikojё gjërat, pasi nuk do të jetë koha e pёrshtashme për të njoftuar pёr një angazhim të ri dhe të rëndësishëm.  Megjithatë, në qoftë se personi që ju do të punoni në të ardhmen e afërt, është dikush nga e kaluara juaj, ju do të jeni duke vazhduar një marrëdhënie të gjatë- jo një të re - dhe kështu mund të pranoni.  (Nismat e reja nuk janë të favorizuara gjatë kohёs qё Mёrkuri ёshtё nё jashtё qarkullimit). Mund tё duhet deri muajin tjetёr pёr të kristalizuar plotësisht ofertën, kështu që bёni durim. të jenë të durueshëm.  Punët e mёdha duan kohё qё tё realizohen.

Nëse ju merrni pёrsipёr një punë, kur Mёrkuri ёshtё nё prapavijё, ju nuk mund të bёni, pikërisht atë pretendoni se do të bëni. Kjo nuk është një situatë ideale,kur ju jeni gati për të ndёrmarrë një hap kaq tё madh në karrierë.  Megjithatë, Hëna e Re do tё jetё një moment i mrekullueshёm për të hetuar oferta të reja pune, kështu që shikoni zhvillimet e fundit dhe merrini gjёrat nё shqyrtim, hap pas hapi. Me kaq shumё mesazhe të tilla të përziera tё dёrguara nga yjet, ju mund ta bёni këtë muaj tё punojё pёr ju.

Shtёpia juaj duket se do tё bёhet subjekt i Hënës së Plotë, e cila do tё  pozicionohet tek Luani më 14 shkurt, kështu që ju mund tё jetё ide e mirё tё organizoni njё festё me miqtё nё Ditën e Shën Valentinit. Nё kёtё Hёnё tё Plotё, do tё duket sikur universi ju ka spёrkatur me aromё dhe petale trёndafili rozё. Një hёnё nё shenjёn e Luanit, është luksoze dhe me plot stil, kështu që duket se ju do ti kapёrceni tё gjitha pengesat, për ta bërë këtë ditë të paharrueshme në çdo mënyrë.  Nëse ju keni një tё dashur dhe doni tё kaloni një natë romantike "vetëm ju tё dy,"  transformojeni shtëpinë tuaj në vendin më romantik në botё, i denjё pёr njё set xhirimi. Në këtë Shën Valentin, shtëpia do tё jetё vendi, ku ju do të jeni i lumtur dhe ku dashuria do të lulëzojë.

Muaji do të përfundojë me një mesazh të magjishёm social, kur Hëna e Re te Peshqit, do të shfaqet nё 28 shkurt - 1 Mars (në varësi të zonës tuaj tё orёs ).  Ju mund të keni nevojë tё udhëtoni pёr një distancë të shkurtër, për të parë miqtë tuaj në këtë pёriudhё.  Përsëri, kur është fjala për akomondimin tuaj, ju do të dëshironi diçka luksoze dhe universi do të pajtohet me dёshirёn tuaj.  Çdo ngjarje që ju do tё merrni pjesë në natën e e tё premtes, 28 shkurt (pёrgjatё fundjavës, deri tё dielёn e 2 marsit), ka  të ngjarë të jetë poetike, lirike dhe e veçanta në çdo mënyrë.  Në javët që pasojnё kёtё Hënё tё Re, ju mund të bëni kontakte dhe miq të rinj. Kёta njerëzit e rinj që do tё takoni, ka të ngjarë të jenё shumë kreativ, reflektues dhe mendimtarë të thellë.  Jeta juaj është gati për tu hapur si petalet e njё luleje magjike, i dashur Dem!
 
Binjakёt
Bёni gati valixhet, i dashur Binjak, pasi ka tё ngjarё qё ju tё niseni pёr udhёtim, qё nё minutën e parё tё muajit shkurt. Hëna e Re elegante, nё 30 janar, do të ushtrojё një ndikim tё madh, në dy javët e para të shkurtit, duke u pёrpjekur tё shtyjë përsëri kufijtё e jetës tuaj.  Ju dëshironi të shikoni më shumë nga ajo qё bota ka pёr tju ofruar dhe këtë muaj ju mund ta rёalizoni kёtё.  Përveç udhëtimit, ju do ta përqendroni vëmendjen tuaj në komunikim dhe kjo është pika mё e fortё pёr Binjakёt.  Talenti juaj për të folur,pёr tё skruar, pёr tё redaktuar librat ose filmat,  do t'ju sjellë mënyra  për të shkëlqyer në fushën e botimit, transmetimit, telekomunikacionit, marrëdhënieve me publikun, reklamat, marketingun, ose shitjet.

Merkuri do të jetë nё prapavijё nga 6 deri nё 28 shkurt, informacion i rёndёsishёm ky pёr Binjakёt, duke qenё se Mёrkuri ёshtё sundimtari i shenjёs suaj.  Duket sikur ju do ti ndieni ngadalёsimet qё Mёrkuri nё prapavijё do tё sjellё gjatё kёsaj periudhe. Duhet tё jeni i kujdesshëm për ti kontrolluar punët me saktësi në çdo nivel, pasi Mёrkuri mund të bёjё qё ju tё nxitoheni apo tё harroni detaje, tё cilat do tё kalojnё pa u vënë re nga ju- deri nё njё moment mё tё vonё,  kur do tё jetë e vështirë për ta rregulluar. Mbani me kujdes syzet tuaja, telefonin celular, iPad dhe sende të tjera personale, pasi do tё hutohёni lehtё dhe mund tё humbisni gjera, nёse nuk kontrolloni me imtёsi çdo gjё tuajёn, para se tё shkoni nё njё vend tjetёr.

Mё14 shkurt, nё Hënën e Plotë, duket se ju do ti kёni përfunduar të gjitha aktivitetet e muajit tё orientuara drejt komunikimit. Në qoftë se ju keni patur një udhëtim të shkurtër biznesi, ka tё ngjarё qё ju ta pёrfundoni dhe tё niseni nё shtёpi kёtё datё.  

14 Shkurti është edhe Dita e Shën Valentinit dhe këtë vit, ajo do të jetë shumë më e ëmbël se herёt e tjera.  Për fat të mirë, kjo Hënё e Plotë është te Luani, shenja e argёtimit luksoz, kështu që ju mund të ndёrmerrni një tjetër udhëtim, këtë herë me shpirtin tuaj binjak, në një mjedis të kushtueshëm.  Ju mund të dëshironi të rezervoni një dhomë në një hotel tё kёndshёm, thellë në një pyll, me oxhak, vetёm pёr ju tё dy. Ju nuk mund të imagjinoni ndonjë gjë më shumë romantike se kaq.

Nëse jeni beqar/e, udhëtimi i gjatë i planetit Mars, përgjatё sektorit tuaj tё  romancёs, për të qëndruar aty deri në fund të korrikut, do të jetë një bekim për ju.  Gjithashtu, Afёrdita ka qenë nё prapavijё, por tani ka ndryshuar pozicion duke hyrё me shpejtёsi nё lёvizje, pikёrisht mё 31 janar. Ky është një lajm shumë i mirë, pasi Afёrdita sundon shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë.  Në shkurt, ju mund të mbivlerёsoni ose ti kushtoni rёndёsi vetёm anёs fizike, nё njё marrёdhёnie tё re- sigurohuni që most a bёni kёtё gjё. Si një person i shenjёs sё Binjakёve, ajo qё ju vlerёsoni te njё partner, zakonisht janё intelekti, mençuria dhe sensi i humorit. Merrni kohën e duhur për të biseduar dhe për t'u njohur me njëri-tjetrin për herë të parë - nuk ken ipse tё nxitoni.

Marsi do të shkojnë nё prapavijё nga data 1 mars deri nё 19 maj, një periudhё kjo për të menduar pёr tё shkuarёn, jo pёr tё ardhmen. Në qoftë se ju keni shpresa, për të rindezur një marrëdhënie të kaluar, ju mund ta bёni kёtё – planifikoni se si do të takoheni me atë person tani, kështu që ju mund të jeni gati për muajin e ardhshëm.

Muaji do të përfundojë me një ngjarje të mahnitshme kozmike, një Hënë shumë të veçantë të Re, mё 28 shkurt, tek Peshqit, e cila ka gjasa të sjellë mundësi të bujshme për karrierën tuaj.  Ka mundёsi që ju do të merrni shumë vëmendje dhe duartrokitje për punët e kaluara të bëra mirë.  Kjo Hёnё e Re, do të hapë një derë për mundësi të reja profesionale, qё do tё vijnё nё fillim tё marsit dhe ju do tё habiteni nga kёto mundёsi emocionuese tё reja pёr ju. Ky do të jetë momenti më i mirë pёr vitin 2014, pёr të kërkuar për një pozicion të ri nё punё.  Me Neptunin tё pozicionuar kaq lart nё horoskopin tuaj, ju mund të bёni njё paraqitje televizive ose të jeni në lajme apo në media të tjera.

Muzika, arti, kёrcimi, piktura, poezia, filmi dhe fotografia, do të jenë të gjitha fusha suksesi të jashtëzakonshёm tё mundshme pёr ju.  Skenari juaj mund të vihet nё skenё, ose romani juaj së shpejti do ti shitet një shtёpie botuese.  Në këtë ditë, Dielli, udhёheqёsi i autoritetit dhe pushtetit, si dhe Jupiteri, planeti i madh i dhuratave dhe fatit, do të jenё nё harmoni tё plotё hyjnore, duke ju sugjeruar se çdo gjë që jeni të përfshirë në këtë kohë, do të paguhet shumё mirё ose mund tё negocioni pёr njё një pagё tё shkëlqyer - dhe në kёtё muaj të veçantë, do tё dёgjoni se njё pagesё do tё vijё sё shpejti tek ju (dhe kjo do tё jetё vetёm kremi mbi tortё, jo qershia ).

Gaforrja
Financat duket se do tё jenё fokusi juaj kёtё muaj, ndoshta për shkak se ju jeni të vendosur qё tё mёrrёni me taksat e ardhshme, në mënyrë që tё mbaroni punё me to,  ndërsa ju keni kohë për ta bërë këtё. Hëna e Re nё 30 Janar,  është arsyeja që ju do të jeni të motivuar dhe plot me energji për tё pёrgatitur dokumentat tuaja.  Kjo është diçka shumё e mirë!
Hëna e Plotë e kёtij muaji, mё 14 shkurt, do të bёjё qё një çështje e rëndësishme financiare tё pёrmbushet. Ju mund të blini diçka për veten tuaj, ose pёr dikё tjetër, që do tё jetё e shtrenjtë dhe luksoze.  Nëse do ta  bleni atë për veten tuaj, kjo ndoshta mund të jetë diçka për nё shtëpi.  Nëse do tju dhurojnё diçka, do tё jetё njё bizhuteri e bukur. Ndërsa është gjithashtu e mundur, që ju thjesht mund të paguani faturat, duket se ka më shumë se kaq. Me Marsin në kënd të tillë me Diellin dhe Hënën e Plotë, ju mund të blini një shtëpi apo çdo gjё tjetёr, në këtë Hënë të Plotë, ose do të bëni diçka mё pak tё kushtueshme, si ristrukturimi apo ridekorimi i shtёpisё, pёr ta kthyer atё nё njё strehёz tё ngrohtё. 

Marsi, gjithmonë një tregues i mirë i fokusit dhe i përqendrimit në një horoskop, mund të bëjë që ju gati tё fiksoheni me idenё pёr ta transformuar shtёpinё tuaj, nё parajsёn qё gjithmonё keni imagjinuar. Nëse ju keni aplikuar për një kredi bankare, ose hipotekë , keni  gjasa për të dëgjuar lajme të mira në lidhje me aplikimin tuaj, në mes të shkurtit.
 Sigurohuni që të gjitha shifrat financiare që ju vendosni nё çdo aplikim financiare apo nё ndonjë plan biznesi që po ndёrmerrrni, tё jenё shumё tё sakta.  Merkuri do tё jetё nё prapavijё nё sektorin e parave nga data 6 deri nё 28 shkurt, duke shtuar prirjen për gabime nga nxititmi.

Në fund të muajit ju mund të jeni gati për të bёrё një udhëtim në një vend që me të vërtetë ju frymëzon.  Në vend qё të vizitoni një qytet që ju e keni parё shpeshherё, duket se ju do tё shkoni nё njё vend tё ri, pёr tu frymёzuar. Nxirrni busullёn tuaj dhe zgjidhni një qytezё ose qytet, që ju keni dëshiruar prej kohёsh pёr ta vizituar. Nëse ky vend ndodhet pranё ujit (det, liqen, lumё) do jёtё shkёlqyeshёm- me një Hënë tё Re tek Peshqit nё 28 shkurt, nisuni nё kёtё ditё dhe ju do tё kaloni njё pёrvojё shumё tё këndshme.

Në të njëjtën kohë, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë te Gaforrja dhe do tё shkojё drejt  Diellit te shenja e  Peshqve, duke e bërë çdo udhëtim që ju do tё ndёrmerrrni, mjaft tё kёndshёm dhe emocionues; njё fundjave plot dashuri pёr ju tё dy. Ky mund tё jetё njё kujtim, qё do mbetet nё memorien tuaj pёrgjithnjё.

Ardhja e Hënёs sё Re mё 28 shkurt, gjithashtu do të sjellë sukses, në prezantimin dhe promovimin e projekteve tё mёdha, nё çështjet e emigracionit  dhe lёvizjeve jashtё shtetit, si dhe progres në çështjet ligjore.  Siç e shihni, fund i muajit duket sikur ёshtё krijuar vetёm pёr ju, kështu që shijojeni e dashur Gaforre - ju nuk do të shihni ditё tё tilla kaq tё veçanta, pёr njё kohё tё gjatё.

Luani
Dita e Shën Valentinit është duke ardhur dhe Hëna e Re mё 30 janar, vjen pikёrisht nё kohё, për të sjellë shkëlqim në marrëdhënien tuaj më të afërt, sidomos gjatë gjysmës së parë të shkurtit.  Kjo Hёnё e Re nё Ujor,  do të veprojë si një mbles i dashur, i vendosur tju bёjё ju tё shihni, sesa çift i dashuruar jeni dhe për tju çuar drejt njё angazhimi më të thellë.  Kjo do të thotë, që ju mund të jeni një nga shumë personat e shenjёs sё Luanit, i cili do të fejohet  sё shpejti dhe kjo mund të ndodhё deri në ditën e Shën Valentinit tё kёtij viti.  Me Marsin qё ndriçon Mërkurin, ju mund të ndёrmerrni një udhëtim nё fundjavë, me tё dashurin/en tuaj, drejt njё vilë romantike në majë tё malit,ose nё një shtëpizë pёr ski, apo një kabinё nё buzё tё detit – tё gjitha këto, do të jenё një mjedis i përsosur për të shijuar dashurinë.

Nëse fejoheni apo planifikoni tё bashkёjetoni, gjetja e banesёs sё pёrbashket, do jetё sfida juaj e momentit, prandaj filloni tё kёrkoni sa mё shpejt  mundёsitё e strehimit. Mёrkuri do të jetë nё prapavijё nga data 7 deri nё 28 shkurt, kështu që kur vjen puna për të nënshkruar një kontratë qeraje ose kontratë tjetër, ju duhet tё rregulloni axhendёn tuaj dhe tё mos firmosni asnjё kontratё, tё paktёn deri nё fund tё shkurtit. Prisni deri nё datёn 1 Mars, ose mё vonё se kjo datё.

Nënshkrimi i tё gjithё dokumentave, tё çfarёdo lloji qofshin, kur Mёrkuri ёshtё jashtё qarkullimit, ёshtё nё disfavorin tuaj.
Shumë persona tё shenjёs sё Luanit, punojnё në profesione krijuese dhe në qoftë se kёtu  përfshiheni edhe, atёherё mund të shisni, një vepёr arti apo krijim tjetër artistic, gjatë fundjavës së 22-23 shkurtit.  Nëse ju nuk ndodheni në fushë krijuese dhe artistike, si dhe nuk keni asgjë për të shitur, jini i kujdesshëm, për të mos kryer ndonjë biznes që përfshin shkëmbimin e parave.  Neptuni do të bashkёveprojё me Diellin - një aspekt magjik ky për artet kreative, megjithatë, jo dhe aq i mirё për ata që merren me biznes, pasi çështjet financiare mund tju zhysin në konfuzion, ose ju mund të përballeni me mashtrim tё mundshëm.

Hëna e Re qё ёshtё duke ardhur (nё 28 shkurt),  do t’ju ndihmojë të zgjidhni çdo çështje financiare dhe do të jetë e fuqishme pёrgjatё dy javёve qё e pasojnё. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të dërgojë rreze tё arta drejt Hёnёs sё Re dhe Diellit dhe do tё kujdeset qe ju tё keni sukses nё lidhje me marrёveshjet tregtare dhe shitjet. Ky ёshtё njё moment i mirё, për të diskutuar rreth fitimeve dhe gjallërimit tё biznesit apo kompanisё tuaj, ose për të shitur gjëra që ju nuk përdorni mё nёpёrmjet internetit ose në një tjetër vend ankandi.  Kjo nuk është njё Hënё e Re e zakonshme - është e rrallë dhe e fuqishme. Gjeni mënyra për ta përdorur atë në çdo mënyrë, i dashur Luan.

Vendos një yll të madh të artë nё kalendar,tek dita e premte, mё 28 shkurt, për një arsye tjetër të rëndësishme: Jupiteri do të bisedojё me yllin tuaj qeverisës, Diellin  dhe atё ditё, ju do tё keni shumё fat nё çdo gjё. Jupiteri tani po udhëton përmes sektorit tuaj tё paskuintave, kështu që 28 shkurti, mund të jetë një ditë ideale që të takoni njё person tё rёndёsishёm, apo tё caktoni njё takim tё parё me dikё qё ju intereson, ose tё organizoni njё udhёtim romantic nё çift, në një vend pranë ujit.  A ju pëlqen ideja e të shkuarit nё një udhëtim?  Merrni nё konsideratё tё shkoni në një kështjellë të vendosur në një pyll magjiplotë, tё mbuluar mё dёborё tё ndritshme, apo nё hotel tё shtrenjtё turistik që ofron një plazh me rёrё rozё tё zbehtё, ku ju do tё zhyteni nё ujin e kristalte blu.  (Edhe pse Luani e pёlqen shumё diellin, gjithashtu dashuron edhe romancё, tё cilёn mund ta gjeni në një mjedis me dëborë këtë muaj, kështu që kjo ёshtё njё mundёsi e mirё.) Kjo fundjavë e fundit e muajit shkurt, do të jetё vetëm për ju!

Virgjёresha
Bёni sa mё shumё gjёra qё keni mundёsi, gjatë javës së parë të shkurtit, pasi Mёrkuri do të shkojё nё prapavijё nga data 6 deri nё 28 shkurt.  Pasi Mёrkuri tё jetё nё gjumё, axhenda juaj do tё jetё mё e lirё, duke qenё se shumё aktivitete do tё vonohen ose anullohen. Duke marrë parasysh se sa i zënë keni qenë kohёt e fundit, ju mund të ndiheni mirё me ritmin e ngadaltë tё këtij muaji.  Është koha qё jut ё ktheni kokёn mbrapa, nё muajt e fundit pёr tё parё nёse ka ndonjё projekt apo marrёdhёnie, tё cilёn do tё donit ta pёrmirёsonit.

Edhe pse po ju kёshilloj qё tё punoni pёr gjёrat qё doni ti rregulloni, insistoj qё ju tё mos nёnshkruani asnjё dokument kёtё muaj.Jemi shumё afër momentit kur Mёrkuri do tё shkojё nё prapavijё, prandaj bёni çdo gjё qё ёshtё e mundur, qё ti shtyni çёshtjet zyrtare qё kёrkojnё firmёn tuaj, deri në muajin e ardhshëm.  Nuk është veprim i mençur, qё tё premtoni verbalisht ose me shkrim, kur planeti i të menduarit, arsyetimit dhe komunikimit (Mёrkuri) është jashtë faze.

Hëna e Re që u shfaq vetëm dy ditë para fillimit të muajit shkurt, do të sjellë shumë detyra, kështu që nëse ju jeni i vetë-punësuar, biznesi do të ecё shpejt, sidomos në pjesën e parë.  Nëse ju punoni për të tjerët, ju do të ndiheni i ngazёllyer, kur tё shikoni se ekspertiza, aftësitë dhe shërbimet tuaja do të jenё shumё tё kёrkuara dhe tё vlerёsuara.  Kjo tregon se ju do të jeni në gjendje të zgjidhni midis fluksit tё shumtё tё detyrave.  Ju nuk do të jeni duke pritur llojin e punës  që do tju japin tё bёni - mesa duket, ju po shkoni drejt një ambient të ri, ku do të ketë shumë për të mësuar dhe për të ndërtuar tё ardhmen tuaj profesionale.

Hënë e plotë, nё Ditёn e Shën Valentinit, do të sjellë një ditë intensivisht intime, të krijuar  "vetëm pёr ju tё dy”.  Kjo Hёnё e ёmbёl, do tё ndriçojё sektorin tuaj tё sekreteve- ju mund të keni një surprizë për partnerin tuaj, ose, anasjelltas, partneri juaj mund të ketë një suprizё tё kёndshme për ju!  Nё kёtё ditё, me siguri ju do tё kёnaqeni shumё. Nëse ju nuk jeni i pёrfshirё nё njё marrёdhёnie dashurie, planifikoni tё bёni njё udhёtim tё shkurtër në një vend të afërt me miqtë tuaj dhe zgjidhni për të qëndruar në një hotel elegant, që ofron sherbime pёrkujdesjeje - një masazh apo sauna ndoshta?  Ju keni qenë duke punuar shumë, e dashur Virgjëreshё dhe duke qenë pak njё ushtar spartan (unë e di që ju jeni), ju rrallë i lejoni vetes një privilegj.  Tani ёshtё koha pёr pak argёtim pёr ju, e dashur!

Muaji do të përfundojë në një mёnyrё të bujshme, pasi Jupiteri ka të ngjarë të pёrmbushё njё dёshirё tё vjetёr tuajёn dhe partneri juaj do të jetë një pjesë e rёndёsishme, e kesaj përvoje të lumtur për ju.  Nëse i dashuri i zemrёs suaj nuk ju propozon në ditën e Shën Valentinit, kjo mund të ndodhё për shkak se Mёrkuri, do ti mbajё gjërat pezull deri në fund të muajit, por  Mёrkuri do të kthehet nё orbitё mё 28 shkurt.  Për ju, dita për të dashuruar mund të jetë më 28 shkurt, një ditë prekëse, magjepsëse, që mund të hapë një rrugë krejtësisht të re për ju.

Qё tё ndodhin gjëra të mëdha në jetën tuaj, ju pothuajse gjithmonë keni nevojë për një Hënë të Re tё përshtatshme , pёr t’ju ndriçuar rrugën.  Nё mёnyrё tё mrekullueshme, më 28 shkurt, ju do të keni Hënën e Re tё përsosur në sektorin e martesës, për tu bindur pёr tё marrё angazhime tё reja. Gjatë fundjavës që pason, me Jupiterin tё pozicionuar aq ëmbël, ju mund të habiteni, kur tju japin njё dhuratë mahnitëse, ndoshta një diamant.  Nëse ju jeni mashkulli nё kёtё  marrëdhënie, partnerja juaj mund të ketë një dhuratë të bukur dhe të vlefshme për ju,gjithashtu. Me siguri deri në fund të muajit, duket se partneri juaj do tju jap lajme ose do tё kujdeset për ju në një mënyrë, që mund tju mahnisё.  Unë jam kaq e lumtur qё po jua komunikoj diçka tё tillё!

Nëse ju nuk keni një dashuri të tillë, mos e humbni shpresën.  Ju keni anё tё shkëlqyera dhe Jupiteri është në krahun tuaj,  për tju ndihmuar të gjeni dashurinë - kështu që dilni jashtё dhe argёtohuni, e dashur Virgjëreshё.  Ndërkohë, ju mund ta përdorni këtë Hënën tё Re, për të hyrё nё bisedime me një biznes professional, që mund tju ndihmojë të ngjiteni nё krye tё listёs. Siç e shihni, ju do të jeni një fitues këtë muaj, madje edhe me sunduesit e shenjёs suaj, Mёrkurin nё prapavijё.

Peshorja
Papritmas retё e rënda qё ndodheshin mbi ju, do tё largohen në shkurt.  Hëna e Re që u shfaq muajin e kaluar, më 30 janar, do të sjell magjinё e saj dhe do ta bёjё fillimin e shkurtit, jashtëzakonisht romantike dhe emocionues. Duke qenё se gjërat nuk kanё qenё veçanërisht romantike kohët e fundit, kjo prirje e re mund tju bёjё tё ndiheni plotёsisht i habitur.  

Nëse nuk jeni nё njё marrёdhёnie, por e vetme dhe po shpresoni  për atë takimin e parё emocionues me një person romantik, shanset tuaja kurrë nuk kanё qenё kaq tё mira, sa pёr tё parё, qё dëshira juaj do tё realizohet.  Bukuri e juaj do të jetë hipnotizuese, tani që Marsi është pozicionuar te Peshorja dhe ju do të shkaktoni rrahje zemre, pёr tё cilat nuk do tё jeni e vetedijshme, ndёrsa do jeni nё rrethe shoqёrore.

Nëse ju jeni të gatshëm dhe të hapur për të takuar njerëz të rinj, ju mund të ndiheni shumё i emocionuar me ata qё do njihni kёtё muaj.  Urani, planeti i surprizave dhe tё papriturave, do të jetë i mirё pozicionuar, duke ju dhёnё ju mundёsi tё shumta.  Nëse shpresoni të keni një fëmijë, ose në qoftë se ju jeni tashmë prind, bёni diçka tё veçantë për fëmijën që keni.  Mbajeni kёtё mendim dhe kërkoni përgjigje - zgjidhjet janё aty, për ju dhe fëmijën tuaj, tani.

Hëna e Plotë në shenjёn e Luanit, mё  14 shkurt, do ti japё gjallëri zonës suaj të miqësisë dhe ngjarjeve, kështu që shanset janë, që ju nuk do të jeni  vetëm apo edhe nё çift (me tё dashurin apo bashkёshortin tuaj) kёyё fundjavё.  Më saktë, ka tё ngjarë qё ju  të jeni  me një grup njerëzish, shumica e tyre miq tё mirё,  në një mjedis të kushtueshëm.  Kjo do të jetë një mbrëmje me katër yje, kushtuar vetёm argëtimit dhe dashurisё.  Luani është një shenjë që mbi të gjitha, ka tё bёjё me pёrkujdesjen e veçantë dhe luksoze dhe është një shenjë që pёrzihet nё mёnyrё tё përkryer me diellin e shenjёs suaj tё Peshores,  kështu që ju do ta pёlqeni shumё atё qё kozmosi ka gatuar për ju.  Kjo mund të përkthehet si njё festё ose  si njё udhëtim nё distancё tё largёt, me disa nga miqtё.  Nuk ka rёndёsi se çfarё do tё bёni, ju do tё gёzoheni shumё - një kohë e mrekullueshme kjo pёr ju Peshore!

Shumicёn e muajit ju do të keni si qëllim qё tё kёnaqeni nё çdo mёnyrё, por në fund të muajit, ju do të  hutoheni nga ngjarjet që do tё ndodhin në punë, kur jeta juaj do tё jetё shumё e zёnё nё kёtё sektor. Kjo duket si diçka e zymtë, por nuk ёshtё e tillё. Detyra jote e re, do të ketë disa elemente intriguese dhe kreative. Planetet nё shtёpinё tuaj të projekteve, do të arrijnë te Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, i cili  tani ndodhet nё në shtëpinë tuaj të nderimeve,  arritjes dhe famës, duke sugjeruar se puna që ju do tё bëni këtë muaj, do të rrisё reputacionin tuaj  dhe do t’ju lejojë që së shpejti të shkoni deri nё majё tё shkallëve tё suksesit.

Akrepi
Ndёrkohё qё muaji fillon, shtëpia juaj dhe të gjitha vendimet që ju duhet të merrni, do tё jenё nё mendjen tuaj. Një Hёnё e Re, sapo ёshtё shfaqur disa ditë para fillimit të shkurtit, më 30 janar dhe do tju ndihmojë të gjeni opsione të reja dhe shumë të qëndrueshme, për të përmirësuar hapësirën tuaj të jetesës.  Nëse keni nevojë për një apartament të ri, mobilje të reja, ose një shok dhome tjetёr,  Hëna e Re e 30 janarit, do tju krijojë të gjitha llojet e mundësive brenda dy javёve tё para tё shkurtit.  Ju nuk do të keni shumë kohë pasi Urani, planeti i ngjarjeve të papritura, do të bashkёveprojё me këtë Hënë të Re, kështu që ju do të duhet ti merrni vendimet nё ajёr. Nëse jeni të vendosur, ju mund të ecni shumë mirë këtë muaj.

Bёhuni gati për një moment të madh, afёr datёs 14 shkurt, kur Hëna e Plotë në shenjёn e Luanit, me shumё gjasa do t’ju sjellё njё sukses tё madh nё karrierё, qё ka pёr tju habitur. Kjo Hënë e Plotë do tju sjellë motivim dhe forcё karakteri, kështu që ju mund të merrni një pozicion të ri, ose mund të merrni duartrokitje të mёdha dhe publicitet për punët e bëra mirë.  Ju mund të intervistoheni në shtyp, le të themi në njё program televiziv, ku do tju kërkohet të jepni njё opinion tё rëndësishëm, apo të jeni i ftuar nё njё panel. Profili juaj do të jetë shumë i lartë në shkurt (sidomos nё mes tё muajit) dhe shumë njerëz do të dinë emrin tuaj.  Marsi, një nga dy sundimtarёt e tu, do të punojë shumë për ju nga prapa skenave, kështu që ju mund të kuptoni  se  keni përkrahje masive të gjithë bordit, qё nga kolegët deri te instancat më të larta.

Me kaq shumë emocione pёr karrierёn nё mes të muajit, Dita e Shën Valentinit - dhe koha për dashurinё - do të vijnë më vonë.  Ju do të keni Hënën e Re më romantike të vitit më 28 shkurt nё shenjёn tuaj dhe ajo do të jetë mjaft e këndshme.  Ajo do të marrë rrezet e arta të Jupiterit, dhënësit tё dhuratave, fatit dhe lumturisё, i cili do tё jetё nё kënd të përsosur me Diellin dhe Hënën, nё sektorin e udhёtimeve tё gjata.  Kjo do të jetё një kohë hyjnore, për të ndёrmarrë një udhëtim me personin që doni.  Nëse ju nuk jeni me dikë, ju do të keni një mundësi të shkëlqyer për të takuar njё person tё ri, veçanërisht në qoftë se ju shkoni nё udhëtim.

I njëjti aspekt, veçanërisht takimi i afërt Jupiterit me Diellin, mund të ndihmojë karrierën tuaj në një mënyrë magjepsëse gjithashtu, në 28 shkurt ose shumë afër me kёtё ditё.  Kjo do tё ndodhё sepse Dielli, i cili udhёheq shtёpinё tuaj të dhjetë të interesave profesionale dhe reputacionin, do të marrë vibracione shumë të fuqishme nga Jupiteri.  Ky ёshtё njё vibrim i rrallë dhe sigurisht qё do tё jetё aspekti më i mire, i të gjithë tremujorit tё parë të vitit 2014.  Rrethojeni me tё kuqe datёn 28 shkurt nё kalendarin tuaj dhe sigurohuni që të planifikoni një prezantim apo intervistë nё kёtё ditё tё magjishme.
 Nderkohё, disa profesione do të jenё dyfish me fat nё kёtё moment, kur njerёz tё rёndёsishёm do jenё dashamirёs mё ju. Nëse ju jeni krijues dhe ju paguajnё pёr idetё tuaja, ju do merrni miratimet e tyre mё lehtë se kurrë në këtë datë.  Nëse ju punoni nё sektorin e  botimeve, transmetimeve apo nё një profesion ligjor, ose në qoftë se produkti juaj ka për qëllim tu ofrohet studentëve të universitetit apo njerëzve jashtë vendit, 28 shkurti (dhe katër ditë që rrethojnë këtë datë), mund të jetë i paharrueshëm dhe dy herë më emocionues për ju.

Shigjetari
Bёni gati valixhet tuaja, sepse do tё niseni pёr udhёtim!   Hëna e re dhe Hëna e Plotë do të kenё si qёllim tё hapin horizonte tё reja pёr ju. Nëse ju do të niseni pёr udhёtim nё gjysmën e pare tё muajit, ka gjasa qё të jetë një udhëtim i shkurtër në një qytet të afërt, i vendosur nё mёnyrё spontane, por megjithatë, ky udhёtim mund të kthehet nё njё “arratisje” shumё romantike për ju dhe tё dashurin/ bashkëshortin tuaj.  Nëse ju nuk keni një partner, një mik i ngushtё, do të ishte shumë i gatshëm për tju shoqёruar ju.  Në kёtё rast,  kthejeni kёtё udhёtim nё njё aventurë, ku ju mund të bëni aktivitete sportive nё një mjedis të bukur.  Ju mund të gjeni një paketë udhëtimi shumё tё mirё,  kështu që filloni tё kёrkoni!

Hënë e Plotë, nё 14 shkurt, do të jetë e përkryer për ju, sepse ajo do të shfaqet në shenjën e Luanit, qё pёrputhet shumё me shenjёn tuaj (jeni tё dy shenja zjarri); kjo Hёnё do tё ndriçojё shtëpinë tuaj tё nëntë, qё lidhet me qytetet e largëta.  Këtë herë, ju nuk do të doni tё shkoni larg,  por diçka tё qetё dhe tё ngadalshme, qё ju ofron njё pёrkujdesje tё madhe. Nëse hoteli juaj ofron një banjë sauna apo masazhe, aq më mirë -  zgjidhni kёtё hotel.  Me një Hënë tё Plotë në shenjën e familjes mbretërore - Luanit - ju do të doni të ndiheni se po trajtoheni si një mbretëreshë dhe këtë muaj, ju mundeni!! Nëse keni qenë duke shpresuar për një fundjavë super-romantike nё emёr të ditës së Shën Valentinit, ju do ta keni atë.

Kthehuni nё shtёpi, kur të gjitha llojet e çështjeve që kanë të bëjnë me shtëpinë tuaj, familjen, dhe pronat e tjera, do të tërheqin vëmendjen tuaj.  Hëna e Re mё 28 shkurt, do të sjellё mundёsi tё mrekullueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës.  Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të parave të njerëzve të tjerë, vibracionet e shndritura tё Hënёs sё Re do tё jenё verbuese; ju mund të merrni një kredi pёr tё blerё shtёpi apo pёr ta përmirësuar atё, me kushte shumё favorizuese, në dhjetë ditët që pasojnë kёtё Hёnё tё Re.

Nëse keni nevojë për të nënshkruar dokumente, ta bëni këtë në fillim të muajit, nga data 1 deri nё 5 shkurt, ose prisni deri nё fillim tё marsit për ta bërë këtë.  Mёrkuri udhёheq karrierën tuaj, kështu që ju mund të shikoni se përparimi i karrierës suaj do tё ngadalësohet në shkurt, por nëse po, kjo është vetëm e përkohshme – bёni durim.
Kujdesuni pёr mbrojtjen e investimeve nё shtëpinё tuaj, duke u siguruar qё most ё keni probleme mё ujin-  me Neptunin duke lëvizur nëpër sektorin tuaj të shtëpisë, shanset për të pasur vështirësi qё lidhen me ujёrat, do tё jenё të larta nga ky moment deri në janar 2026, plot dymbëdhjetë vjet.  Me një Hënë tё Re në shenjën e ujit , Peshqit, shanset tuaja për tё patur mё shumё vështirësi qё lidhen mё ujin, do tё rriten akoma mё shumё.

Mёrkuri do të shkojë nё prapavijё nga data 6 deri nё 28 shkurt, kështu që nëse ju duhet të nënshkruani një kontratë të rëndësishme, shtyjeni firmosjen e saj deri në fillim të marsit.

Në të njëjtën kohë qё shfaqet kjo Hëna e Re, mё 28 shkurt, ju gjithashtu mund të merrni lajme të mira rreth njё synimi edukativ qё lidhet me përpjekjet tuaja, për të marrë përgatitje ekstra shkollore.  Nëse ju duhet të merrni një provim kualifikues apo tё mbroni tezën tuaj brenda datёs 28 shkurt, ju keni gjasa qё tё dilni jashtëzakonisht mirë.  Nëse ju keni një çështje ligjore që duhet tё merrni pjesë në të – ndёrmerrini veprimet gjatё 28 shkurtit dhe lёvizjet tuaja do tju sjellin rezultate të kënaqshme.

Bricjapi
Përpjekjet tuaja për të ndërtuar karrierën janё duke shkuar mirë dhe duke treguar rezultate mbresëlënëse, që të gjithë do të kishin zili. Por përkohësisht, muajin e ardhshëm, kur Marsi do të do tё bie nё gjumё, nga 1 mars deri nё 19 maj, ju do të duhet të kënaqeni me njё progres të ngadalshëm.  Në anën tjetër, Afёrdita, planeti që sundon shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës, sapo ёshtё zgjuar nga gjumi nё 30 janar, duke ju lejuar që tё bёni ndryshime të mëdha nё pamjen tuaj. Në qoftë se ju shpresoni, qё tё zhvendoseni nё një pozicion të ri, ju do tё keni aspektet e duhura, për të bërë hulumtime në lidhje me mënyrën se si ju do ta përmbushni këtë.

Hëna e Re që u shfaq dy ditë para fillimit të shkurtit, më 30 janar, do ta bëjë fillimin e shkurtit, kohёn e duhur për të negociuar pёr një rritje pagë ose pёr tё kërkuar një pagesë mё të madhe, për një projekt, në sajë të mbështetjes sё Marsit.  Ose, ju mund të negocioni pёr një bonus pas nënshkrimit të kontratës, ose të merrni mbulim mё të madh shëndetësor ose një komision më të mire, në qoftë se ju punoni nё tregun e shitjeve, janё disa nga shembujt. Ka shumё mundёsi qё ju tё jeni i lumtur me mënyrën sesi bisedimet do të shkojnë.  Paratë që ju do të kërkoni nga një bankë, do të shkojnё çuditërisht shumё mire këtë muaj.  Është gjithashtu e mundur që ju do të merrni, mbështetjen e papritur financiare dhe tё pazakontë nga njё prind dhe kёto janё para qё ju nuk i kishit menduar se do ti merrnit ndonjёherё.

Të gjitha këto bisedime mbi paratë do të përfundojë ditën e Hënës së Plotë, mё 14 Shkurt dhe me Marsin kaq përkrahës, bisedimet tuaj mund të përqendrohem në pagesat bujare tё parave.  Kjo Hënë e Plotë shfaqet në ditën e Shën Valentinit, kështu që ju mund tё merrni njё dhuratё me vlerё tё madhe- gurё tё çmuar, pse jo dhe diamant tё shndritshёm!  
Në dashuri, ju keni Afёrditёn, planetin e bukurisë dhe dashurisë, qё po viziton Bricjapin, e cila ёshtё duke ju dhёnё gjithё vёmendjen e saj.  Për fat të mirë, Afёrdita ka përfunduar periudhën e saj jashtё faze dhe orbite më 31 janar dhe do të jetë e fortë nga ky moment e tutje.  Ju tani mund të shkoni në sallonin e bukurisё, ku stilisti/parukieri juaj mund tju sugjerojë një pamje komplet tё re, ose të analizoni mundësitë tuaja pёr tё bёrё ndonjё ndёrhyrje plastike, nёse keni nevoje pёr kёtё.

Mёrkuri do tё jetё nё prapavijё tani, duke filluar nga 6 shkurt, kështu që nxitoni ti realizoni ndryshimet në pamjen tuaj, në qoftë se ju doni, nga data 1 deri nё 5 shkurt.  Ju mund të bleni bizhuteri, rroba me porosi- çdo gjë që ju zbukuron, do të sjellë rezultate të mira dhe afatgjata, por ruani faturat tuaja me kujdes, në rast se ju duhet tё ndryshoni madhёsinё apo ngjyrёn e veshjeve/ bizhuve. Faza ku vetёm punonit dhe nuk kujdeseshit pёr veten ka mbaruar, tani qё Afёrdita ёshtё kthyer serish nё qarkullim. Ditë të ndritshme ju presin.

Hëna e Re, mё 28 shkurt, ju sjell mundësi për të udhëtuar nё një distancë të shkurtër dhe ju duhet ta merrni nё konsideratё kёtё, pasi ka tё ngjarё tё akomondoheni nё njё hotel me dhoma luksoze dhe tё rehatshme.  Me Jupiterit në kënd të përsosur me Diellin, ju mund të dëgjoni se do tё vijё njё sasi e konsiderueshme parash nё emrin tuaj, gjithashtu. Çfarë mënyrë e shkёlqyer për t'i dhënë fund një muaji!

Ujori
Ka ardhur koha pёr ditëlindjen tuaj dhe si dhuratë, Hëna e Re te Ujori, është shfaqur vetëm kohët e fundit, mё 30 janar. Ju merrni një Hënë tё Re në shenjёn tuaj, çdo vit në kohën e ditëlindjes tuaj dhe çdo herë qё kjo ndodh, vibracionet përreth saj janë të ndryshme. Hëna e Re e këtij viti është jashtëzakonisht pozitive, pasi sundimtari juaj, Urani, planeti që vjen i mbushur plot me surpriza, do të jetё i gatshëm për tju sjellë të gjitha llojet e mundësive të papritura, që duken sikur janё pёrgatitur nё qiell, vetёm pёr ju.

Duket sikur ju jeni i gatshёm për të hedhur së shpejti hapin e pare, për njё çështje qё ёshtё e rёndёsishme pёr ju. Bёjeni kёtё sa mё shpejt, sapo tё arrijё Hёna e Re, nga 1 deri në 5 shkurt, pasi Hënat e Reja fillojnë ta humbasin fuqinё, me kalimin e çdo dite.  Mёrkuri do të shkojë nё prapavijё nё shenjёn e Ujorit nga data 6 deri nё 28 shkurt dhe kjo ёshtё një arsye tjetër, pse ju duhet ti bёni gjerat sapo tё fillojё muaji i ri.

Ndonёse rregulli i përgjithshëm "kurrë nuk duhet tё filloni nisma të reja, kur Mёrkuri është nё prapavijё" është e vërtetë, ka edhe përjashtime. Nëse ju do tё merreni me nje projekt, tё cilin e filluat, por e kishit lёnё mënjanë për ndonjë arsye, atëherë kjo periudhё do të jetë një kohë e shkëlqyer për të rihapur kёtё situatë dhe për ta çuar përpara. Teknikisht, në qoftë se ju mendoni për këtë, ju nuk do të filloni diçka të re, por do ti ktheheni edhe njёherё, njё situate apo njё marrёdhёnieje tё kaluar. Këto përpjekje janë pikërisht ato që ju duhet të bëni gjatë kohёs qё Mёrkuri ёshtё nё gjumё. Për ta bërë Mёrkurin tё punojë për ju, përpjekja apo marrëdhënia nuk mund të jetë diçka që ju keni filluar disa ditë më parё, pasi duhet të jetë një projekt i madh, në të cilën ju keni investuar tashmë kohë dhe energji.

Ky 14 shkurt mund të jetë një ditë e madhe për Festёn e Shën Valentinit, sepse do të arrijë si një Hënë e ndjeshme e Plotё nё shenjёn e Luanit – shenjën kjo e kundёrt me shenjёn tuaj- dhe do tё ndriçojё shtëpinë tuaj të martesës. Rrallë keni pasur një shans më të mirë, për t'u fejuar ose martuar se sa tani, prandaj bёjёni propozimin e madh pikёrisht nё Ditёn e Shën Valentinit!

Ujorёt beqarё do të jenё veçanёrisht joshёs këtë muaj dhe mund të takoni dikë në një aeroplan apo nё njё mjet tjetёr tё transportit publik. Udhёtimi shfaqet tani dhe në muajt që do të vijnë dhe ju do të udhёtoni pёr njё sёrё arsyesh. Kujdesuni qё tё keni paraqitjen mё tё mirё tё mundshme, ndёrsa shkoni nё aeroport apo kudo qё ka mjete transporti, pasi engjёlli i Dashurisё, Kupidi, mund tё lёshojё shigjetat e tij nё çdo moment. Studimet univeritare do tё jenё një vend i mire, për të përmbushur një interes të ri dashuror. Nëse një mik apo një anëtar i familjes, do të organizojё njё takim njohjeje pёr ju, pranojeni atё, pasi mund tё befasoheni nga rezultati pozitiv i kёtij lloj takimi.

Muaji do të përfundojë me një mundësi të mrekullueshme për të bërë më shumë pará. Hëna e Re, nё 28 shkurt, do të sjellë bisedime me drejtuesit në punën tuaj tё pёrditshme, ose në lidhje me një tjetёr punë. Sido që të jetë, bisedimet duket se do tё jenё mё shumё nё  favorin tuaj. Në dhjetë ditët që pasojnë 28 shkurt, do të shihni se ju keni hyrë në një periudhё fitimprurëse - shumë më tepër se sa ju mund të supozonit se do të ishte! Jupiteri do të lidhet me Diellin në të njëjtën ditë qё shfaqet Hëna e Re, nё 28 shkurt, duke e bërë këtë ditё absolutisht fituese.  Nëse ju pyesin pёr tarifën tuaj, pёrgjigjuni pa qenё i turpshёm. Mendoni pёr gjera tё mёdha dhe Jupiteri do t'ju mbështesë!

Peshqit
Muaji fillon ngadalë dhe do t'ju japë një shans për të marrë frymë thellë . Ju mund të dëshironi të udhëtojnë për argëtim dhe relaks në fillim të shkurtit ( një kohë të mirë për të shkuar), kështu që shikoni nёse mund tё gjeni kohё tё lirё. Ju do të ndiheni eksperimental dhe shumë spontan, por në të njëjtën kohë do të doni tё bёheni edhe ekonomik, ndoshta duke përdorur paketa udhëtimi me oferta. Marsi në shtëpinë tuaj të tetë ka bërë qё jut ё jeni mё i pёrgjegjshёm lidhur me kostot dhe shpenzimet kohёt e fundit dhe kjo prirje do të vazhdojë deri në fund të korrikut. Ju mund të keni parë qё shpenzimet tuaja janё rritur, por në qoftë se jo, ju do ta shihni kёtё tё ndodhё nё prill.

Pavarёsisht situatёs, ndërsa paratë dalin jashtё pёr pagesa tё ndryushme, gjithashtu para tё tjera do vijnё te ju. Nëse dikush ju ka borxh dhe nuk ju ka paguar në janar, shanset tuaja për tu paguar do të përmirësohen në shkurt. Afёrdita ka qenё nё prapavijё qё prej 21 dhjetorit 2013 dhe mё nё fund , doli nё qarkullim tani nё 31 janar. Afёrdita është e rëndësishme për tu parë, sepse është planeti qeverisës i shtëpisë suaj tё tetë të parave që ju detyroheni, por edhe tё parave qё tё tjerёt ju kanё borxh ju. Pjesë të tjera të kartelës suaj yjore, ju sugjerojnё që të jeni tё kujdesshëm për të mbajtur deklaratat e klientëve qё janё me vonesë. Ju do të paguheni përfundimisht, por ju duhet tё vazhdoni përpjekjet pёr ta arritur kёtё.

Gjatё ditёve tё afёrta tё  shfaqjes sё Hёnёs sё Plotё, nё 14 shkurt, pikëpamja juaj për fitimin e tё ardhurave është e shkëlqyer. Peshqit kanё tendencën për të punuar nё projekte dhe disa janë të vetë-punësuar. Nëse ju bёni pjesё nё njё nga kёto situate, kërkesat për shërbimet tuaja do të jenë të larta. Ju mund të fitoni mё shumё tё ardhura nё kёtё Hёnё tё Plotё dhe gjithashtu të zgjeroni bazën tuaj të konsumatorëve. Nëse ju punoni për të tjerët, ju mund të arrini tё fitoni pará  pёr punë jashtë orarit ose ndonjё shpёrblim. Por mund tё ndodhё qё nёse rriteni nё detyre, tё merrni njё rrogё mё tё madhe, krejt papritur.

Merkuri do tё jetё nё prapavijё kёtё muaj, nga data  6 deri nё 28 shkurt, kështu që sigurohuni qё puna juaj ёshtё e sakte dhe nuk keni bёrё gabime gjatё kёsaj kohe. Si shenjё e Peshqve qё jeni, ju zakonisht kemi shumë projekte në të njëjtën kohë, sepse ju mendoni se thёnia e vjetër "një ndryshim është po aq i mirë sa një pushim" është plotёsisht e vërtetë. Ju tani mund të merreni me nje project tё cilin e keni lёnё nё sirtar, tё papёrfunduar, pёr arsye  tё ndryshme. Tani ёshtё koha e pёrsosur pёr ta nxjerrё dhe pёr ta rishqyrtuar atё. Kushtoji vëmendje shëndetit tuaj, në Hënën e Plotë mё 14 shkurt, për t'u siguruar që jeni mirё dhe nuk keni nevojё pёr kujdes mjekёsor.  Nëse ju gjeni kohë për të pushuar në fillim të shkurtit, para se tё fillojё Hёna e Plotё, ju do të jeni gati për fluksin e ri të detyrave. Nëse jeni të çlodhur, tё gjitha kёto angazhime do tju duken si lojёra fёmijёsh.

Dita e Shën Valentinit, me siguri do tё sjellё kёnaqёsi maksimale te Peshqit qё janё nё njё marrёdhёnie, tё cilёt do ta festojnё dashurinё e tyre nё njё mjedis të bukur - diçka mjaft luksoze se zakonisht. Peshqit beqarё do tё kenё një shans të shkëlqyer, për të takuar njё pёrson tё veçantё nga 6 mars deri në korrik 15. Dilni dhe argёtohuni jashtё , tё dashur Peshq!
Në fund të shkurtit do të ndriçojnё fishekzjarret pёr ju, pasi Hëna e Re nё shenjёn e Peshqve,  më 28 shkurt, ёshtё pёrgatitur nё qiell, veçanёrisht pёr ju. Kjo Hënё e Re te Peshqit, do të marrë një vibracion bujar dhe të rrallë nga Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, i cili ndodhet nё shenjёn e Gaforres. Lidhja mes të dy planeteve do të jetë matematikisht e përsosur dhe gjithashtu shume e rëndësishme, pasi nё 28 shkurt dhe nё ditёt nё vijim,  iniciativat tuaja do të kenё më shumë forcë  dhe fat , falё tyre.

Në të njëjtën ditë, nё 28 shkurt, Mёrkuri, planeti i komunikimit, tregtisё, kontratave dhe negociatave, do të kthehet nё qarkullim. Ruajini negociatat tuaja mё tё mëdha për në fund të muajit - 28 shkurt sigurisht qё do tё ndriçojё me shkëlqim.
Dashuria dhe çështjet që përfshijnë shtatzëninë dhe kujdesin për fëmijët, si dhe mundësitё për të shfaqur thellësinë e krijimtarisë suaj, do të dalin nё pah dhe papritmas jeta do të bёhet mё e lavdishme. Me Diellin qё do tё marrё njё tufё vibrimessh nga Jupiteri, ju do të shihni se njё punё qё po vjen, duket shumё e mirё pёr ju dhe gjithashtu ka njё pagё shumё tё mirё.  Gёzuar Ditёlindjen i dashur Peshqit (qё keni lindur nё shkurt)! Kjo Hënё e Re e  28 shkurtit, është thjesht e bukur dhe ajo do tju tregojë se dëshirat mund të pёrmbushen me tё vërtetë, në qoftë se keni ecur me hapa tё vogla drejt një ëndrre tё dashur pёr ju, çdo ditё.  Sa bukur qё pёrfundon muaji shkurt pёr ju, tё dashur Peshq!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb