Renee ka mbushur 9 muaj; këtë ditë Robert Berisha e ka festuar me nënën dhe vjehrrën e tij, Suzanën. Ato shfaqen bashkë duke çokur gotat, të veshura të 2-ja në të kuqe.
Gjatë 15 shkurtit është përhapur lajmi se Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë në prag ndarjeje. Sipas mediave kosovare, Nora ka marrë një shtëpi të re dhe është parë të zhvendosë sendet e saj vetjake në banesën e re në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Në një intervistë të dhënë në dhjetor, e pyetur për gjendjen e saj financiare, këngëtarja ka thënë se momentalisht nuk i tepron asgjë, pasi së bashku me Robertin kanë blerë një shtëpi të re.
Lajmi për ndarjen e tyre niset edhe nga mungesa e fotove së bashku në rrjetet sociale. Roberti ka shpërndarë kohëve të fundit shumë foto me vajzën e tyre, Renee-në, ndërsa në shkurt publikoi disa foto të Norës nga klipi i saj i ri. Ai ka qenë gjithashtu i pranishëm gjatë këtyre xhirimeve.
Më parë është përfolur shumë se Roberti kishte edhe një fëmijë me një ish-partnere e cila jetonte në Angli (lexo këtu) Këto fjalë ai i ka mohuar, ndërsa pak kohë më pas doli lajmi për ndarjen e tyre. Ai u shpreh atëherë se 'Nuk është e vërtetë, vetëm vdekja mund të na ndajë neve'
Nora Istrefi dhe Robert Berisha, i cili është muzikant, kanë një marrëdhënie profesionale përveç asaj personale. Ata kanë një histori shumë të gjatë së bashku, e janë martuar në 2014-ën, për t’u bërë prindër për herë të parë në maj të vitit 2015.