Njëzet vjet pas divorcit, Cindy Crawford pranon se ajo dhe ish-burri i saj Richard Gere nuk kanë asnjë kontakt dhe se nuk kanë qenë kurrë miq me njëri-tjetrin megjithëse kanë kaluar disa vite së bashku. Supermodelja 49-vjeçare ka rikujtuar martesën e saj jetëshkurtër me Gere në një intervistë me Marc Maron.
"Unë isha e re,” tha Crawford, duke shtuar se ishte 26 vjeç ndërkohë që Gere ishte 42. “Unë nuk e mendoja se isha e re, por në fakt isha. Isha me Richard për rreth 6 vjet, por e martuar isha vetëm 2 vjet.”
Kur u pyet nga Maron nëse ajo dhe aktori tashmë 66-vjeçar janë ende miq, Crawford dha një përgjigje të sinqertë: “Ai është si një i huaj për mua. Ne nuk e shohim shpesh njëri-tjetrin. Problemi është se marrëdhënia jonë përfshinte shumë gjëra, por nuk e di nëse ne kemi qenë ndonjëherë miq me njëri-tjetrin. Unë isha shumë e re kurse ai ishte i madhi Richard Gere. Më pas unë fillova të rritesha, por është e vështirë ta ndryshosh marrëdhënien kur e ke krijuar tashmë.”
Supermodelja, e cila së fundi ka deklaruar tëheqjen nga bota e modës, ka gjetur dashurinë e fundit tek biznesmeni Rande Gerber. Crawford tha për Maron: “Unë mendoj se mes meje dhe Rande funksionon pasi ne fillimisht ishim shokë pastaj partner.”
Burimi: The Huffington Post; Përshtati: Klarida Bregaj