
I ftuar në emisionin "Thurrje" nga Jonida Vokshi në Digitalb, kantautori Kastro Zizo shprehu shqetësimin se mediat shqiptare "i japin rëndësi Bleonës, fjala që bie, sesa psh. çmimit të naftës." Ai e ndau këtë opinion gjatë një diskutimi në lidhje me lajmet sensacionale.
E ftuara tjetër në panel, pedagogia në Akademinë e Arteve Riselda Sejdija, solli një shembull sesi media dhe njerëzit janë më të tërhequr ndaj gjërave të pavlera. Ajo solli shembullin e saj personal: "Kur postova një video baleti mora 3 likes. Kur postova një video pa ndonjë vlerë ku tallesha me dikë që më imitonte, mora qindra likes dhe ajo video doli nëpër media.