Metropolitan

Takimi me këpucën 46 (pjesa e dytë)

(pjesën e parë mund ta lexoni duke klikuar këtu)

---

Ku e lamë? Unë e ulur në krah të Këpucës. Bari gumëzhinte. Fragmente të shkurtra bisedash më vinin në vesh, por nuk më shpërqendronin. E gjithë vëmendja ime ishte aty, tek ata sy të zi dhe ajo mjekër e butë, që në rrezet e diellit dukej si e pluhurosur.

– Aline, si je?

Nuk ishte pyetje sa për të kaluar radhën. Ai donte të dinte si isha me të vërtetë.

– Tani jam mirë, jam shumë mirë, – i them.

Kafja është humbje kohe, përfundimisht! Etapat që duhet të kalosh për të njohur një burrë janë kaq të tejzgjatura! Do të doja shumë t’i kapërceja të gjitha, do të doja të isha në krevat tani, duke bërë dashuri si e çmendur.
Hodha këmbën përmbi këmbë.

– Ke gjunjë shumë të bukur, Aline! Kjo ishte shprehja më sensuale që mund të kisha dëgjuar ndonjëherë. Përveç atyre shprehjeve: “Të hëngsha buzën!”, “Ça shale paske, mi goce!” etj., etj., të cilat i kisha dëgjuar duke filluar nga vitet e adoleshencës e këtej, kjo ishte shprehja që ma bëri mishin dhe gjoksin kokërr. Buzëqesha dhe falënderova me kokë. Dialogu ishte kaq i ngadaltë! Siç duket, të dy ishim të zënë duke përfytyruar se çfarë do të ndodhte më pas, dhe më pas, dhe më pas… ohhh! Unë isha komplet e lëngëzuar: po vdisja aty në karrige për një puthje të çmendur me gjuhë dhe me fundin e ngritur deri në fundshpinë!
Turp, po turp si s’të vjen një herë, dhe dy herë, dhe njëqind herë madje! “Mblidh mendtë e kokës, Aline”, i them vetes. Po pse të mos doja ta puthja? Të drejtë kisha! Një të njohurën time, e la i dashuri, se po e sorollaste duke bërë të vështirën!

– Ka shumë zhurmë këtu, – buzëqesh ai. – Do të takohemi përsëri në darkë? Shkojmë në ndonjë vend të qetë; ku të duash ti. Zgjidh dhe më thuaj.

Të dy rrufisnim kafen duke luajtur me sy.

– Do të më pëlqente shumë të shkonim tek “Hakuna Matata”. Edhe kuzhina është e këndshme aty, – i them.

– Perfekt, do të telefonoj pak përpara se të nisem, që të vij të të marr.
Fryma e tij përplaset mbi faqen time. Koha për t’u ngritur. Ai më mbështolli fort me një përqafim të gjatë, sikur do të nisej për Amerikë.

– Mbase bëmë gabim që u takuam këtu. Takimi ynë i parë duhet të ishte ndryshe, por do ta rregulloj në darkë.

– Ke të drejtë, – i përgjigjem, – duhej të ishte ndryshe.

Kthej dhe një herë kokën përpara se të largohem. Këpuca ma bën me dorë. Ngjitem me vrap për në zyrë, kyçem në banjë dhe i telefonoj Vadikut.

– Alo, alooo!

– Të dëgjoj mi, të dëgjoj! Ku je futur, në qyp?

– Jo, në tualet jam, po më pushon zemra!

– Ik mi mo, pse mi, ça ka ndodh? U puthët?

– Po jo, jo, ça thu dhe ti... ohuuu... në orën katër të jesh poshtë zyrës time se do dalim për pazar dhe të tregoj, OK?

– OK, zemra, më katër më ke aty.

Dal nga banja dhe ulem në karrigen time. Hap Facebook-un. Dilema për t’i dërguar “friend request” ishte shumë e madhe. E shikoja dhe e rishikoja profilin e tij sikur prisja që andej të dilte dikush, por asgjë s’po ndodhte. Vendosa të tregohem e duruar. Në fund të fundit, vetëm me durim fitohet gjithmonë!
Në orën katër Vadiku është poshtë zyrës, më fut krahun dhe me hap të shtruar fillojmë të vërdallisemi dyqaneve.

– Uroj që mos të jetë vetëm dëshirë për seks kjo gjë që ndiej për të, – i them.

– Jo mi jo, ngadalë ti, kur u bëre kaq e emancipuar ti sa të ndash dëshirat për seks nga ndjenjat! Ti ke rënë kokë e këmbë, goceee…

– Kam problem çfarë të vesh sonte. Dua t’i jap rëndësi aq sa duhet!

– Sexy, pa diskutim! Lidhi flokët, se të lëshuara të shtojnë moshën. Shikojmë mos gjejmë ndonjë fustan tani, që të motivohesh pak. Uaaa, shiko çfarë pulovri i mrekullueshëm! Po shkoj ta provoj, prit vetëm dy minuta!
Të mendosh që kishim dalë për pazar për beben, por ndërkohë e kishim harruar fare. Vadiku, si i çmendur pas pazarit, kishte hedhur në njërin krah me dhjetëra bluza, pantallona dhe pulovra dhe po i provonte një nga një.

– Ja, ai fustani atje është për ty, atë do të veshësh sonte!
Po që ka sy i poshtri, po që më rrika fiks! Mëndafshi i derdhur m’i tregon format në mënyrë të përsosur dhe më mbulon defektet.

– Do ta blej, – i them me sytë që më shkëlqejnë.

– Po e bleve ti fustanin, dhe unë do t’i blej këto, – dhe ngre dorën me dengun e veshjeve që ka përzgjedhur.

– Më vjen keq që s’bëmë pazar për beben, – i them, – por më duhet të shkoj në shtëpi për t’u bërë gati.
Ndahemi duke pllaquritur buzët në faqet e njëri-tjetrit.

– Sapo të kthehesh, dua raport me sms, – më bërtet Vadiku nga larg, – dhe nëse nuk jam zgjuar, dua të kem të rejat sapo të hap sytë!
Kanë mbetur dy orë përpara takimit të famshëm, dy orë të shkreta, të vogla me nga 60 minuta secila dhe unë nuk di se ç’të bëj më parë! Bëj dush me kujdes, me të gjithë aromatikët e mundshëm, flokët i lidh lart, sipas sugjerimit të Vadikut. Vesh të brendshmet e tylta – sigurisht push-up – sandalet bezhë me taka të larta dhe platformë gjigante sipas stilit të fundit dhe filloj të bëj makijazhin. Shumë lehtë, vetëm pak faqet dhe pak hije tek sytë… jo, jo, se është natë! Sytë duhet t’i lyej më shumë. Dhe opaaa... ja ku u shndërrova në një geishë të vërtetë! E punë e madhe! Mua më shkon tualeti i geishës. Në momentin që trupin ma mbështjell mëndafshi i fustanit tim të ri, bie zilja e telefonit.

-    Aline, a je gati? Më thuaj ku mund të vi të të marr?
-    Gati jam , eja më merr tek 100 vitrinat, aty e kam shtëpinë, po të pres në trotuar.

Fluturova nëpër shkallë dhe pemën e parë që më doli përpara e përqafova fort si të ishte Kepuca.Sa më kishte munguar një përqafim i tillë.Ndenja ashtu e varur tek pema derisa dëgjova një bori. Ai kishte ardhur,ishte aty në këmbë  duke parë lart në dritaret e pallatit.Siç duket unë kisha zgjedhur pemën më të madhe për të përqafuar dhe ai s'mund të më shikonte.U nisa drejt tij.Ai hapi krahët e fuqishëm si për të pyetur : Po ti nga dole apo po të prisja diçka e tillë.Dhe pesë hapa…dhe tre hapa …dhe dy….mmmmm sa përqafim zhgënjyes ai i pemës!Nata ka veti të çuditshme, i jep gjërave formë dhe ngjyra të cilat dita nuk do mundet kurrë ta bejë. Ai, më mbështolli fytyren me duar dhe më pëshpëriti afër buzëve


-    Do te doja të të merrja në krahë !
-    Me merr, i them, dhe ndersa ai me ngre në ajër unë mundohem të përjetoj këte cast të papërseritshëm! Pa dale, po kjo ç'është?? Po ky paska ardhur me motorr moj shoqeni, nuk paska as makinë!!! Nejse nuk e jap veten dhe mbështetem butë mbi shpinën e Këpucës.
-    Hakuna Matata,i them.Ai qesh dhe une e di që nata do të jetë shumë e gjatë sonte!!


REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.