
Modelja argjentinase Belen Rodriguez u zgjodh nga themeluesi dhe dizenjatori i "Guess", Paul Marciano si imazhi i kësaj kompanie për fushatën e vitit 2016.
Belen ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa prej fotove që ka bërë në Kaliforni për këtë markë me fotografin e njohur Joseph Cardo. Vetë Joseph është mrekulluar nga bukuria e saj dhe e ka përshkruar si një femër shumë “sensuale, femërore, joshëse dhe me besim në vete”. “Ajo është perfekte për sytë e mi,” shkruajti ai në një nga fotot e Belen në llogarinë e tij në Instagram.
Të jesh imazh i "Guess" është një ndër arritjet më të mëdha në karrierën e një modeleje. Në intervistat e mëparshme që Belen ka dhënë në lidhje me këtë arritje të sajën, ka deklaruar se Paul Marciano e kishte parë në televizor dhe ishte çmendur pas saj dhe kishte qenë ai që e kishte kërkuar (lexo ketu).
Shfletoni galerinë për të parë disa nga fotot e yllit argjentinas për “Guess”.