Joseph Fiennes do të jetë aktori “surprizë” që do të luajë rolin e Michael Jackson në filmin e ri. (foto 2) Aktori i bardhë britanikë i njohur për rolin e Bard në “Shakespeare In Love” do të ketë rolin kryesor në ritregimin e rrugëtimit të Mbretit të muzikës pop me Elizabeth Taylor dhe Marlon Brando pas sulmeve të 11 shtatorit. Filmi u njoftua për herë të parë në dhjetor dhe do të jetë një komedi. Ndërsa emrat e aktorëve të zgjedhur u bënë publik të martën në rrjetet sociale dhe përdoruesit e Twitter ndanë idetë e tyre në lidhje me idenë se rolin e një këngëtari me ngjyrë do e luajë një aktorë i bardhë. Vendimi për rolin e tij hapi një tjetër debat për mundësitë që kanë aktorët me ngjyrë të marrin pjesë në filma.
Vetë aktori tha në një intervistë në “Entertainment Tonight”: 'Jackson kishte një problem me pigmentin e lëkurës së tij dhe kjo është diçka në të cilën unë besoj. Ai është më afër ngjyrës time të lëkurës sesa ngjyrës së tij origjinale. Unë jam një djalë i bardhë i shtresës së mesme nga Londra dhe jam po aq i surprizuar sa ju.”
Në rrjetet sociale u komentua gjatë një intervistë e Michael Jackson në vitin 1993 për Oprah Winfrey kur komentoi mbi faktin se një djalë i bardhë do luante atë në një reklamë.
“Ky është një budallallëk. Kjo është historia më qesharake që kam dëgjuar. Është një çmenduri. Dua të them përse të jetë kështu? Pse një fëmijë i bardhë do luajë mua kur isha i vogël? Unë jam një amerikan me ngjyrë. Jam krenar që jam një amerikan me ngjyrë. Jam krenar për racën time. Jam krenar për këtë që jam.”
Komediani Shappi Khorsandi shkruajti në Twitter: “Joseph Fiennes do të luajë Michael Jackson? Tani mund ta mbyllim gojën për mungesën e diversitetit.”
Aktori britanikë do të luaj Mbretin e muzikës pop ndërsa Stockard Channing do të luajë Elizabeth Taylor dhe Brian Cox do të jetë në rolin e Marlon Brando. Lajmi për aktorët e zgjedhur vjen pas një debati të madh që po bëhet për mungesën e diversitetit që po bëhet për Academy Awards ku të nominuarit ishin të bardhë.
Burimi: Daily Mail; Përshtati: Klarida Bregaj
NDIQNI VIDEON