Historia Ime

Dedikuar nënës sime!

27 Janar 2016

Dedikuar nënës sime!

Letra 1
Lidhja ime me mamin eshte e forte. Braktisa emigriimin per te. Nuk dua ta le vetem pasi humbem kollonen e shtepis BABAIN. Jam 30 vjec dhe fle me nenen prej nje muaj mbas humbjes te BABAIT. dikush ndoshta do tallet ..çne ky çuni sa nje gomar fle me mamin!? Nk fle se kam frik une por fle qe mos kete frike ajo... Qe te mos qaj naten vetem. Po e bej te bu?eqeshi, te jet e lumtur me gallatat e mia (pavaresisht se nga brenda vuaj dhe une) Nuk po iki me ne emigrim qe ajo mos ndihet vetem. Nk ve femer para nenes! Ahh sa me dhemb shpirti kur nje lot i pikon asaj  Nk do i mungoj as gje nenes time Per te do punoj dhe do jetoj per te Te dua nene deri ne vdekje Eri.... ju kam xhan te gjitheve 

Letra 2
Mami ime! Eh Anabel isha shume e vogel kur ajo u largua! Une 14 vj sapo kisha filluar adoleshencen,ajo 42,me la vetem Anabel,ne momentin qe une kisha me shume nevoj per ate... Por babit nuk ia fal qe dinte gjithcka ndodhte ne trupin e saj,por kurre nuk shkoj me te te bente viziten per mentalitetin e mallkuar shqiptar,sepse doktori do i prekte gjoksin,mentalitet i mallkuar qe ndoshta vazhdon edhe sot qe kane kaluar plot 17 vjet. Ajo ishte shoqa ime,mikja ime,idhulli im,une atehere doja nje familje si ajo qe isha rritur,por me vone e kam kuptuar qe nuk kemi qene aq perfekt. Kane kaluar shume vite dhe nuk ekziston psikolog qe me mer persiper qe te ti heq fajin babit! Nuk je kurre shume e rritur per te mos patur nevojen e saj! Vec nje keshille mund t'ju jap kushdo qe po e lexon kete leter,duajeni,shprehjani dashurin qe keni nenes tuaj,sepse ndonjehere do te jete vone! Sa do te doja ta kisha dhe njehere mundesin te rrija pak me te,qoft edhe per pak minuta ??. Nqs e poston Anabel,anonim te lutem.

Letra 3
Zoti me mua nuk u mjaftua qe me mori babin por duhej te me braktisje dhe ti "mami"...Te me leje te qendroja te kusherinjt me pretekstin qe do ktheheshe te me merrje serish,por kjo serish nuk erdhi kurr...Nuk erdhi as kur fillova kopeshtin,shkollen apo edhe punen. Nuk more ne tel asnjehere te me pyesje nese kisha nevoje per ndonje gje,si shkoja me shkollen,si ushqehesha,madje nuk more ne tel as kur more vesh qe kisha bere aksident dhe isha ne gjendje te rende,nuk mora asnje urim per fejese... Ti i thua vetes "MAMI" ? Tani ti kerkon te flasesh me mua por eshte shume vone pas gati 20 vitesh te ra ne mend se kishe nje vajze ? Jo e dashur un nuk jam vajza e askujt e e jotja jo e jo...

Anonim Anabel se e kupton vete ajo,jam e sigurt qe do e lexoje se eshte dhe shume aktive ne rrjete sociale... Xoxo

Letra 4
Mami ime...mami ime ka qene burri i shtepise qe kur mbaj mend veten time,gjithmone degjohej fjala e saj,babi pak karakter me i dobet...Ne adoleshence mbaj mend qe ma ka pas nxire jeten...duke qene qe kemi jetuar jashte Shqiperise ajo ka vazhduar te mbaj mentalitetin e dikurshem,gje qe per mua ishte shume e veshtire se doja te pershtatesha me moshataret e mi...Ne cdo hap e kisha mbrapa,arrita deri aty ku mora kokra per te vrare veten...Kjo e coj familjen time te psikologu dhe qe aty sikur filluan te ndryshojne gjerat...Ne moshen 18 vjece fillova pune dhe avash avash fitova pavarsine time,mamin e kam konsideruar gjithmone si shoqe,nuk kam pasur frike te flas hapur me te...Kur isha 21 vjece mbeta shtatzane dhe babai e femijes tim nuk e pranonte,as mamaja ime...ne muajin e trete e humba bebin...kam pothuajse 10 vjet qe nuk jetoj me ta,por kam komunikim te perditshem ne tel...Para 2 javesh i dhash lajmin mamase time qe me ne fund jam shtatzane,duke qene se jam dhe ne moshe me te pjekur dhe me gati per te rritur nje femije edhe pse vetem...Mamaja ime nuk e pranoj me hallin cfare do thot bota...Nuk e ve ne diskutim dashurine e saj ndaj meje,por doja qe te harroj "boten" per nje moment e te shikoj ate cfare une dua...Une e dua kte beb mama,dhe vec nqs me marin jeten do ma marin dhe kete...Te kerkoj falje per gabimet qe kam bere ne jete e mbase do vazhdoj te bej,por kshu jam une dhe nuk jetoj per "boten"...

Letra 5
Lidhja me mamin tim. Ne fakt une kam 2 mama por ne te njejten kohe nuk kam asnje. Cdo mengjes zgjohem me deshiren qe eshte nje dite e re, nje dite e bukur, mbas kete dite do bej endrrat e mia realitet dhe 2 mamat e mia krenare. Njera me lindi,babi im thote qe i kam marr floket, i kam marr syte, i kam marr hunden, i kam marr nervat dhe zgjuarsine. E dyta me rriti, me dha shpirtin, me dha kulturen , me dha dijen, me dha ngrohtesi ne netet e ftohta. Me fshiu lotet kur me mungonte mami pare. Mu be shoqe e mu be moter. Vetvetiu mu be nene. Nje dore e ngrohte qe me perkedheli dhe jetoi per mua dhe bashke me mua. Nuk i ndaj dot. Te dyja te bukura, te dyja te zgjuara dhe gjithnje kam qene ne lufte kujt do i ngjaj me shume. Ahh te isha si e para sepse me dhe jete nga trupi yt, te isha si e dyta qe me more ne zemren tende. Nuk i ndaj dot. Te dyja jane me mua cdo sekonde. Kisha nje lufte te madhe me vetveten, me shoqerine dhe me boten kur isha e vogel. Kisha frike qe po te doja mamin e dyte mami im do merzitej, do trishtohej, kisha frike shoqet sdo me donin sepse harrova mamin per ate qe cdo kush do e quante "njerke". Por ngadale kuptova qe une kam qene e priviligjuar te kem 2 nena, pavarsisht se ato se takuan dot kurre njera-tjetren. Sot jam e plotesuar ne cdo aspekt, dhe cdo arritje ja dedikoj atyre. Nuk i ndaj dot. Nuk ka mbremje qe ato te mos jene pjese e lutjeve te mia. Nuk i ndaj dot as per feste, te dyjave nga nje buqete. E vetmja ndajre qe ekziston midis nesh eshte qe ato te dyja ndodhen ne qiell dhe une ne toke por eshte nje lidhje qe dhe ekzistenca e jetes se shkeput dot. Te lutem Anabel nqs mundesh ta postosh.

Letra 6
Mirembrema Anabel. Hera e pare qe po ju shkruaj por dua dhe una te flas per mamin tim qe kam 23 vjet qe e njoh. Eshte njeriu me te cilen kam kaluar me shum kohe dhe mund te them qe e paskam patur fatin me kapul sepse me ka ra per pjes nje engjell. Si nuk di njehere te lodhet ose te merzitet moj aman, Gjith diten nuk i pushojn duart sa andej ketej. Keshtu eshte serioze madhe, nuk di te humbi kontrollin ose te flasi kot e kot por vetem fjale me vend. Se ke iden sa fjale te urta di dhe ne cdo muhabet i vendos, te keqen nena keshtu ose ashtu. Eshte kaq e drejte dhe e urte qe ste ben zemra me e lendu. Po kur nuk e ze gjumi perpara se te vin vellezerit nga pazari e fillon i bombardon me telefonata te vijn ne shtepi se ajo nuk i mbyll syte derisa ti ket te gjith zogjte ne shtepi sic thote. Ose kur ngrihet heret ne mengjes e na ben kafe e brioshes te gjitheve perara se te iki ne pun se rri me mendje mbrapa. Po kur te merr ne mes te leksjonit vetem per te then a ke marr bluze te trashe se paska ere jasht. Kur te shikon me sta syte e saj bojeqiell te pushton zemren, ska gje me te bukur. Me ka zen dashuria keq me te rri ter diten duke i then zemer, nen e jet. E perkedhel kaq shum se Sme rrihet. Me duket se do e ndaj nga babi se nat per nate i futem te krevati se Sme ze gjumi Po se perqafova e te rrij Pak me te. Afer nenes time eshte vendi ku ndihem ne paqe. E zgjata Pak ma kalofshi mire

Letra 7
Mrb. Po lexoja te gjitha letrat me shum vemendje, dhe me esht mbushur shpirti me lot. Nuk doja te shkruaja sepse une nuk kam nje leter te bukur ashtu siq e kishin shumica ktu,une nuk kam nje mardhenie,"nene e bije". Ajo kurr nuk me ka mbeshtetur ajo kurr nuk me ka perqafuar, ehh sa shum me mumgon perqafimi i nje nene,e kisha cdo dite ne shtepi, dhe vetem ziheshim vetem me nenvlersonte vetem me mallkonte.Ne kete menyr sillej vetem me mua dhe jo me femijet e tjer,ka pasur shum raste qe me ka detyruar ti them ti nuk je nena ime, dhe ajo me pergjigjej "ah sikur te ishte keshtu" nga goja e saj kan dal shum e shum gjera qe nje nene nuk duhet te ja thot femijes se vet, por un e kisha kete fat, sot jam shum larg asaj dhe arsyeja e largimit ka qen pikerisht kjo mardhenie me nene time.Do te doja shum te me merrte malli per te por jo, ajo nuk me mumgon.Po ju shkruaj dhe po me dhemb shpirti, pse nuk kam edhe un nje nene ashtu si cdokush, ajo asnjeher nuk mi lagu faqet me puthjet e saja...

Letra 8
Pershendetje Anabel  Jam e sigurt qe mami nuk do ta shikoj kete leter dhe jam duke punuar shume me veten qe tja shpreh cfare ndjej .... Jam 19 vjec dhe studioj jashte Shqiperise prej disa muajsh . Mbeshtetja e prinderve sme ka munguar . Babai normalisht eshte shume i ndjeshem ne lidhje me mua e akoma i mbushen syte me lot kur flasim ne skype edhe pse po behen gati 6 muaj qe une jam ketu . Ai ka qene ne emigrin dhe po ben gati 5 vjet qe eshte kthyer dhe gjithmone e vuan faktin e gjithmone thote : ste pash se si u rrite e tani qe u ktheva ti iken ....nje dite do ikje e dija po jo kaq shpejt .... e ndersa nena ime eshte me e ngurt si person . Eshte personi me i permbajtur i ndjenjave . Asnjehere sve ndjenjen mbi arsyen kushdo qofsh ti . Edhe nese do isha une sbente tolerim ( edhe pse motren e madhe e mban cik me hater po nejse teme tjeter kjo ?) Fatkeqsisht dhe fatmiresisht ashtu me rriti dhe mua ... nne univers ndjenjash brenda meje dhe te akullt jashte . Ky eshte problemi ...jemi njesoj dhe sja shprehim dot njera tjetres sa duhemi. Ndoshta dhe babi prandaj me adhuron dhe me toleron (teme tjeter kjo ?). Kur babi ka qene larg nesh une flija me mamin .ne fillore ne shkolle kam qene 0 dhe ajo ska shume durim e sme kushtonte vemendje pasi kishte bere shume perpjekje per te me futur ne udhe te Zotit ..per te mesuar pra . Ne mbledhje sdonte te vinte se e dinte do i ulja koken me nota lo ajo prap vinte dhe e di sa e veshtire eshte per nje tip krenare si ajo , te degjoj mamat e tjera tek krenohen me femijet e tyre . Ajo asnjehere seshte krenuar me mua . Gjithmone me thoshte se isha e vecante por duhet te ndryshoja . Duket kontradiktore . Ajo pelqente qe une isha tip i urte dhe flisja nje here po ama flisja me vend , pelqente qe skisha shoqe ..as ajo ska , pelqente qe kisha seder por si pelqente qe smesoja . Ndodhi nje mrekulli . Une fal saj ndryshova . Arrita te dilja me e mira me rezultate por ajo prap su krenua me mua . Arrita ne nje kohe te shkurter te krijoja personalitet identik si te sajin . Edhe tani vazhdoj te mos kem shoqe sado qe jetoj ne nje prej kryeqyteteve me te medhenj te Europes (sja ndjej nevojen shoqeve ne te gjitha aspwktet) Me fokusoi ne qellime dhe ja ku jam . Me fokusoi ne vlera dhe kam respektin e kolegeve te punes ,mesuesve dhe gjithe nxenesve te tjere . Me thoshte gjithmone behu krenare , kerkoi vetes dhe mua askujt tjeter , kupto qe po ke vlera sta mbyll nneri deren , mos rresht se mesuari ..sa me shume te dish aq me shume do perkulen te tjeret drejt teje , mos mbaj shoqe afer ..jane harxhim kohe e shpwrqendrim .  Marredhenia me te eshte e ftohte ...shume e ftohte madje por eshte dhe kaq e ngushte ...une tashme jam kopja e saj . Veproj si ajo . Kur ndihem pesimiste me veten qe ndonjehere sme del koha te ha se jam ne pune kurs shkolle ..thjesht mendoj ate qe pastron shtepine , punon , ben dreken , hekuros dhe kujdeset per te tre ne .  Eshte kaq unike .... eshte energji ,eshte jete . Kjo me mungon . Sme mungon shoqja apo ndonje individ tjeter me mungon ajo ..me mungojne ata me shume se kurre . Mezi pres ta takoj ... Ajo tani kam degjuar qe krenohet me mua (llafi mire perhapet shpejt mama ?) . Te them faleminderit ! Tani po bej ate qe dua me teper ...po studioj , po mesoj kulture e gjuhe te ndryshme nderkohe qe te jem ashtu sic ti me therret :Hene ....jam ne nje pune qe e kam fituar fale teje .. u tregova e drejtperdrejte e vendosur dhe e pa perkulur ne interviste . Kam nje rroge shume te mire dhe dashurine e respektin e shume personave atje .... ja dola vetem fal teje .  Tani do marr mesime nga babi per te ta shprehur kete qe shkrova ? . Sot skisha internet e skam folur me te ne skype . Eshte dita me e keqe per mua . Tmerr. Te dua e me mungon ....

Letra 9
Mamaja ime esht nje fanse e juaja qe cdo dark i lexon babit letrat e "Anabelit" ,gjithmon ajo deshiron qe gjerat qe meson apo degjon ti ndaj me te gjith.... Mer tabletin cdo dark dhe fillon ja lexon deri sa i lodhen syt(shkrihen se qeshuri)Prandaj po shkruaj se dashje padashje ajo do ta lexoj.... Pooo jaaa uneee e kam munduar gjithmon asnjeher se kuptoja dhe e shikoja cuditshem kur me thoshte sesi tu sillja...thone qe varet si t kap adoleshenca po ja qe mua me kapi keq... nuk esht se u ngatrrova me t gjith djemt e botes jo dmth me as1 isha ok nga kjo an! Thjesht sjellja ime ,krenaria ime kokfortesia ime e mundoi ate per kaq koh... Sa budallaqe. Mendoja se isha e zgjuar dhe "perfekte" po se kuptoj veten sesi isha ne te vertet,sa t drejt kishte ajo !!! Kurr nuk ja kam shprehur dashurin qe kam se her her me drridhet shpirti kur e shikoj... Ato thinja,ato rrudha me duket sikur ja kam krijuar une nga gabimet e mia.... Edhe pse ajo kurr sme ka hedhur posht,gjithmon esht shprehur qe esht krenare per mua,per vajzen qe ka, nuk ngurron kurr per te zmadhur ato pak te mira qe une kam.... Sa her e shikoj kuptoj qe dashuria e nje nenes qeka me e madhe se cdo gje,i kalon kufinjt esht e papershkrueshme... Esht dashuri qe jepet pa kushte ,dashuri qe mbizoteron dhe thyen cdo gje. Loku te dua shum dhe me fal se ti e di qe te kam jeten time dhe pse jam.pak budallaqe hahahah te duaaa shuuummm ( dh po pati munci moralisteve me stil mos t komentojn )