Fitness

9 mënyrat që po përdorin yjet për një trup perfekt!

22 Janar 2016

9 mënyrat që po përdorin yjet për një trup perfekt!

Është surprizuese sesi yjet e famshme zgjedhin mënyra nga më të ndryshmet për të patur formën fizike perfekte. Disa nga metodat janë kaq të pazakonta sa askush nuk do t’i praktikonte, megjithatë mjafton të shikoni trupat e tyre për të mos e vendosur në dyshim efektivitetin.

Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret, Miranda Kerr, nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret metodën e saj. Ajo thotë që konsumon çdo ditë një lugë me vaj arre kokosi. Kjo është diçka që e sugjerojnë dhe ekspertët e dietave dhe shëndetit. Por për të patur muskujt e saj të barkut nuk mjafton vetëm vaji i kokosit. Kerr ka thënë se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kesh, aq më i tonifikuar do jetë trupi juaj.

Si një sirenë e vërtetë italiane që është, Sophia Loren i dashuron makaronat kaq shumë sa madje botoi dhe një libër për to. Sipas saj, sasi të vogla makaronash çdo ditë ndihmojnë trupin të marrë sasinë e duhur të karbohidrateve pa u shëndoshur.

Aktorja bukuroshe, Liv Tyler jep një këshillë që vlen për lëkurën dhe flokët njëkohësisht. Ajo ka thënë se pak minuta para se të dalë nga dushi, ul temperaturën e ujit. Uji i ftohtë, sipas saj, ndihmon rrënjët e flokëve por njëkohësisht e bën lëkurën më të shkëlqyeshme.

Pasi lindi fëmijën e saj të parë, Kim e mbajti formën e trupit duke veshur një korse. Ajo arriti madje të krijonte një trend pasi të gjithë pas saj filluan të vishnin korse për hollimin e belit.

Edhe pse njerëzit ende janë duke folur për dietën me limon që e solli atë në formën e shkëlqyer në vitin 2006, Beyonce ka vendosur që të eliminojë të gjitha produktet e mishit nga dieta e saj. Pasi u bë vegjetariane, ajo zhvilloi dhe një dietë të sajën me qëllimin që të nxiste të ngrënët e shëndetshëm.

Pas një periudhe gjatë së cilës ajo konsumonte vetëm cigare dhe verë, Gwyneth Paltrow i është rikthyer programit të shëndetshëm. Ajo ka vendosur të konsumojë vetëm produkte të cilat nuk shkaktojnë alergji dhe nuk demtojnë sistemin tretës.

Ndërkohë që shumë specialist thonë se disa filxhanë kafeje në ditë ndihmojnë metabolizmin,Halle Berry këmbëngul në tonifikimin që i bën trupit. Berry ka thënë gjithashtu që kafeja dhe të gjithë nënproduktet e saj ndihmojnë në eliminimin e celulitit.

Supermodelja Heidi Klum është në listën e personave që nuk heqin dorë nga dietat me detoksifikim natyral. Këto lloj regjimesh ndihmojnë në përmirësimin e presionit të gjakut dhe luftojnë helmet.

Prindërimi kërkon të dini të bëni shumë gjëra sidomos kur jeni aktore dhe duhet të ktheheni sërish në ndetyrë. Megjithatë Jenna Dewan-Tatum ka gjetur zgjidhjen. Ajo shfrytëzon çdo mundësi për të kryer aktivitet. Kur tund fëmijët ose kur i nxjerr jashtë për të luajtur, mundohet të kryeje një lloj aktiviteti sportiv. Një rrugë e dy punë, me pak fjalë.

Burimi: Elle / Përshtati: Ergisa Bejkollari