Metropolitan

Celine Dion, e dërrmuar në funeralin e të shoqit

Celine Dion i dha lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj Rene Angelil, e rrethuar nga fansat, në Bazilikën e Notre-Dame-ës në Montreal. 47-vjeçarja e kishte mbuluar fytyrën me një tyl të zi, i cili megjithatë nuk mundi t’ia fshihte lotët. Megjithë pikëllimin, ajo shfaqi gjithë mirënjohjen për të gjithë që, së largu apo së afërmi, kishin qëndruar pranë saj me zemër dhe mendje. ‘Mbështetja që kemi ndier, është një bekim shumë i madh’, tha Celine Dion për revistën People.

Bashkëshorti i saj, Rene Angelil, ndërroi jetë më 14 janar, në moshën 73-vjeçare. Pas një lufte të gjatë me kancerin në fyt, të cilin e kishte shëruar por i ishte rikthyer sërish, ai dha shpirt me të shoqen pranë.

Në ceremony ishin të pranishëm shumë të afërm, miq e adhurues të çiftit. Celine ishte trukuar si gjithmonë, dhe dukej se përpiqej ta mbante veten teksa u jepte dorën fansave, duke i falenderuar për ngushëllimet e tyre. Në krah të saj qëndronte djali i saj i madh, Rene-Charles. Pritej që ajo të qëndronte vetëm 30 minuta në bazilikë, megjithatë Dion ndenji me njerëzit deri rreth orës 10. Në disa raste qëndroi duke biseduar për disa minuta me njerëz të cilët kishin pritur me orë në radhë për të folur me këngëtaren. (shfleto galerinë)

Ajo qëndroi në krah të të shoqit të shtrirë në arkivolin e hapur, e teksa i vendoste atij dorën në sup mbante kokën ulur, dhe disa herë shpërtheu në lotë. (galeri) Të afërt të saj folën për People Magazine, duke thënë se ajo është e dërrmuar: ‘Nuk ka fjalë. Ajo është thellësisht e pikëlluar. Thellësisht e thyer. Celine përpiqet tërë kohën që të mbajë veten’

Një ceremoni kombëtare për vdekjen e menaxherit muzikor do të mbahet të premten në orën 15:00, në të njejtën bazilikë.

Burimi: DailyMail; Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb