
Ju keni shumë veprime emocionuese planetare që e bëjnë 2016-ën një vit historik për ju. Pra, shumë prej ndryshimeve do t'ju sjellin ju disa role të reja, si në jetën tuaj personale dhe atë profesionale. Kjo është e jashtëzakonshme, veçanërisht duke qenë se ju nuk keni parë diçka të tillë si kjo më parë. Jupiteri, Venus, Mars, Saturni dhe Plutoni, plus eklipsi i ardhëm te Peshqit dhe Virgjëresha, të gjithë do të luajnë një rol në prezantimin tuaj me mundësitë, që do të jenë një urë nga jeta juaj e tanishme në atë që shihet të jetë krejtësisht e re. Ju do të keni majft mundësi për të qenë shumë kreativ dhe kjo është gjithmonë e rëndësishme për Peshqit.
Romanca dhe angazhimi do të jenë pjesë e telajos, sepse në 2016-ën ju do të jeni shenja më e favorizuar nga gjithë të tjerat për martesë. Kur gjërat të nisin të ndodhin, do të ndodhin shumë shpejt. Nëse mendoni se keni ndërtuar një axhendë të shpejtë dhe të vështirë për këtë vit, mendojeni sërish, sepse eklipset kanë një mënyrë për të ndryshuar gjithçka dhe kjo është ajo që i bënë ata kaq emocionues.
Le të fillojmë me parashikimin tuaj me Saturnin, një planet që do t'ju ofrojë një mundësi për karrierë, si askush tjetër që ju keni parë më parë. Vitin e kaluar, më 17 shtator 2015, Saturni u vendosën te Shigjetari, në majën e kartelën tuaj dhe që atëherë, ka qenë me banim në shtëpinë tuaj të 10 të prestigjit, nderimit, çmimeve dhe arritjeve. Nga 24 dhjetor 2014-15 qershor 2015, Saturni ju dha një vrojtim të asaj që ka për të ardhur në dy vitet e ardhshme, nga 17 shtator 2015 deri 10 dhjetor 2017. Nga 15 qershori 2015, Saturni shkoi në prapavijë te Akrepi dhe ju dha koha për të mbajtur frymën. Pasi 17 shtatori i 2015-ës arriti, Saturni u kthye te Shigjetari, pa asnjë plan për të ndryshuar përsëri shenjat në dy vitet e ardhshme.
Gjatë pjesës së parë të vitit 2015, ju mund të keni filluar të shihni karrierën tuaj të lëvizë shpejt përpara, me projekte kaq të reja dhe emocionuese, për të cilat nuk keni ëndërruar se do t'ju jepet mundësia për të punuar në diçka aq të madhe dhe komplekse. Ndërsa lëvizni në rolin tuaj 'të një ylli', ju keni pasur ndihmën e një personi më të madh në moshë, apo të një personi VIP me përvojë dhe do të vazhdoni të keni përkrahjen e tij. Ju ka të ngjarë të jeni mirënjohës që keni pasur këshilltar të tillë të shkëlqyer. Megjithatë, do të jetë e kuptueshme të bëni edhe gabime, si çdo njeri, por është e rëndësishme të tregoni maturi.
Venusi do të lëvizë te Peshqit nga 12 marsi deri më 5 prill 2016, duke shtuar sharmin dhe karizmën tuaj. Ndoshta do të keni nevojë të flisni me stilistin tuaj për të gjetur një mënyrë të re për të rinovuar pamjen tuaj, modelin e flokëve. Venusi do të shohë se ju i doni ndryshimet që do bëni. 26 marsi mund të sjellë një trasformim të plotë të stilit tuaj, duke qenë se Venusi është në kënd të mirë me Plutonin.
Saturni është një mbikëqyrës i ashpër, kështu që ju do t'ju duhet të qëndroni me orë të gjata në punë, por përfitimi në fund i mundimeve tuaja do të jetë aq i shijshme sa që, ju me gjasa do të jeni i etur për të përmbushur kërkesat e Saturnit. Saturni nuk është i njohur për sjelljen e shpërblimeve gjatë periudhës së tij mbikëqyrëse, por do të lërë një dhuratë të konsiderueshme në derë pas daljes së tij. Saturni e bën këtë si falenderim për këtë periudhë nën masat e tij të rrepta. Dhurata e tij do të jetë materiale ose shpirtërore, ose do të vijë si pasqyrë apo si mundësi e artë, megjithatë pa marrë parasysh se në çfarë forme vjen, ju do ta njihni atë në çastin që do të vijë.
Për t'ju treguar ju se sa e rrallë është vizita e Saturnit mbikëqyrës për çdo shtëpi horoskopi, mund t'ju vijë në ndihmë të dini se Saturni do 29 vite për t'u rrotulluar rreth Diellit, dhe në këtë kohë, ai do të vizitojë çdo shtëpi të horoskopit për 2-2 vjet e gjysmë. Kjo është arsyeja se përse astrologët e konsiderojn 29-ën, si moshën e pjekurisë, dhe jo 18 apo 21 siç njihet nga shoqëria. Pas dhjetorit 2017, kur Saturni do të lërë sektorin tuaj të famës dhe nderimeve, ai nuk do të vijë më mbrapa në këtë zonë të kartelit deri në vitin 2044. Vizitat e dyta të Saturnit thuhet të jenë gjithmonë më të lehta, sepse ju do të keni mësuar shumë tashmë përgjatë vizitës së tij të parë.
Ne kemi 2 ose ndoshta 3 vizita të Saturnit në jetën tonë, ndaj për këtë arsye, ai sigurohet të lërë mësimet e tij të gjalla dhe të pashlyeshme në mënyrë që të qëndrojnë me ju për gati 3 dekada. Saturni është duke ju skalitur ju për të përballuar çdo ndryshim që jeta mund t'ju sjellë. Gjithçka që do të arrini në karrierën tuaj ndërsa Saturni qëndron me ju në shtëpinë e karrierës do të jetë e juaja përgjithmonë, duke qenë se Saturni është planeti i stabilitetit dhe qëndrueshmërisë.
Mundësitë më të mëdha do të fillojnë të vijnë në rrugën tuaj në momentin që fillon viti dhe secili do të jetë i projektuar për të shfaqur talentin në një mënyrë të re. Ju do të mund të shihni Marsin të jetë një muaj referimi, duke qenë që Marsi sjell një kurorë me katër yje te Peshqit, me siguri për t'ju vënë në qendër të vëmendjes.
Eklipsi solar i 8 marsit njësoj si eklipset në përgjithësi, janë pothuajse gjithmonë miqësore dhe janë të njohur për ardhjen e tyre me plot mundësi. Pa dyshim, ju do t'ju duhet të përshtateni shumë shpejt me ndryshimin e shpejtë të situatave në fillim të Marsit, por si një shenjë e paqëndrueshme, ju jeni veçanërisht fleksibël dhe të adaptueshëm dhe përshtatja me situatat e reja është ajo që ju bëni më mirë.
Dy eklipse të tjera do të vijnë në shtator dhe njëri ose të dy mund të ndikojnë lidhjen tuaj, duke ju sjellë më afër. Mbani mend, Jupiteri do të shkëlqejë në shtëpinë tuaj të angazhimit/ martesës nga marsi deri në fillim të shtatorit, kështu që ju mund të fejoheni ose martoheni shumë më shpejt nga ç'e kishit planifikuar.
1 shtatori 2016 pritet të sjellë një eklips diellor te Virgjëresha, shenjë që shtrihet 180 gradë larg nga e juaja. Kështu ky eklips kryesisht miqësor do të ndikojë fuqishëm në një marrëdhënie të ngushtë ose në hapjen e një kapitulli të ri, ndoshta kur ju të bëni një premtim të ri e serioz ndaj një personi, i cili mund të jetë partneri juaj në dashuri ose biznes. Peshqit, të lindur 4 ditë pranë 28 shkurtit do e ndjejnë më së shumti këtë eklips, ndonëse të gjithë Peshqit e çdo ditëlindjeje mund të shohin fillimin e një kapitulli të ri.
Dy javë më vonë, më 16 shtator 2016 ne do të shohim një eklips të hënës së plotë, (një hënë e plotë tregon fund, kulminacion ose lulëzimin e një situate në idhje) që do të arrijë te Peshqit dhe do të ndikojë të lindurit e 13 marsit, ose atyre që kanë ditëlindjen 4 ditë diferencë nga kjo datë. Ky eklips do të flasë për diçka shumë personale për ju dhe mund të lidhet me karrierën ose jo. Sigurisht një lidhje e ngushtë do të jetë përsëri e përfshirë dhe duket se ky person do të jetë shumë i mirë për ju.
Ka më shumë të ngjarë që karriera juaj do të jetë duke shpërthyer nga mundësitë dhe publiciteti, duke qenë që Marsi do të shkojë këtë vit në prapavijë te Shigjetari, duke e mbajtur Marsin në sektorin tuaj të famës dhe nderimeve dhe të përqëndruar në karrierën tuaj. Marsi do të jetë në këtë shtëpi nga 5 marsi deri më 27 shtator, me Marsin që do të shkojë për pak kohë në prapavijë te Akrepi në qershor-korrik, duke ju dhënë një pushim nga fokusi juaj, ndoshta për shtypin, udhëtimet apo eventet, por do të rikthehet sërish në gusht. Me Marsin në prapavijë, ju mund të ndryshoni mendjen për një plan ose të kuptoni që progresi është shumë i avashtë.
Më vonë, një nga periudhat më të rëndësishme të vitit do të fillojë kur Marsi të bëjë një tur te Peshqit nga 19 dhjetor 2016 deri më 28 janar 2017. Ju do të jeni në vendin e shoferit dhe shumë të zënë, sepse kur Marsi bën tur te Peshqit, ju merrni kreun. Nëse do të jeni në ndonjë situatë ku do të konkurroni, ju me shumë gjasa do të fitoni. Pasioni juaj do të jetë i lartë, dhe ju nuk do të merrni 'jo'-në si përgjigje për çdo propozim që do t'i prezantoni një personi VIP. Marsi do të rrisë profilin tuaj dhe madje do t'ju bëjë më sexy dhe tërheqës, kështu që ju do t'ju duhet të menaxhoni gjithë bujën që do të gjeneroni për veten tuaj, në aspektin shoqëror.
Jeta juaj personale mund të sjellë ndryshime emocionuese dhe ndoshta një rol të ri për ju. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të kalojë gati 8 muaj te Virgjëresha, në shtëpinë tuaj të 7 të martesës, deri më 9 shtator 2016, duke ju bërë shenjën më të favorizuar- nga të gjitha- për martesë. Ky trend në fakt ka filluar vitin e kaluar, më 11 gusht 2015, kështu që ndoshta ju jeni fejuar ose martuar në gjysmën e dytë të vitit 2015, dhe kështu në këtë rast ju mund të jeni njohur me lumturinë që Jupiteri është i aftë të falë. Nëse jeni single, ose të dashuruar dhe nuk keni diskutuar ende martesën, ju keni shumë muaj për të parë që ajo të ndodhë.
Nëse ju nuk keni një partner romantik për lidhje serioze, atëherë ju mund të përdorni Jupiterin te Virgjëresha për të formuar një partneritet të rëndësishëm biznesi, ose ju mund të punësoni çdo lloj eksperti për t'ju ndihmuar të ecni përpara. Të gjitha llojet e bashkëpunimit me 1 person të vetëm do të jenë jashtëzakonisht të mira për ju këtë vit, ndaj bëni zgjedhjen tuaj përpara fillimit të shtatorit, nëse nuk e keni bërë diçka të tillë në gjysmën e dytë të 2015-ës. Ju mund të dëshironi të punoni me një partner shkrimtar ose skenarist, për shembull, ose të nënshkruani me një partner biznesi, agjent, drejtor ose publicist në biznesin tuaj, në qoftë se jeni i vetë-punësuar. Ju mund të punësoni një konsulent financiar për t'ju ndihmuar të rrisni fitimin dhe nëqoftëse bëni një kërkim të plotë dhe kontrolloni referencat , këtë vit ju mund të gjeni dikë që do të jetë vërtet me vlerë për ju.
Ju do të keni një qasje të re, pamje të re dhe më shumë mundësi dhe përgjegjësi të reja në punë dhe në jetën tuaj në shtëpi. Kjo është diçka shumë e mirë, të dashur Peshq, sepse ju jeni gati për këtë!
Tani le të kthehemi te një karakteristikat unike të vitit 2016. Në 2016-en, Saturni praktik do të jetë në kundërshtim me planetin tuaj sundues, Neptunin krijues. Neptuni është aktualisht te Peshqit, një shenjë në të cilën Neptuni do të qëndrojë deri në 2024, dhe Saturni është në Shigjetari në shtëpinë tuaj të 10-të diellore të famës, deri në fund të vitit 2017. Neptuni është i lidhur me filmin dhe fotografinë, kështu fytyra juaj mundet që shumë shpejt të jetë "e njohur "për të gjithë botën për të të parë, në filma, në një ekran kompjuteri, në televizion apo internet.
Saturni dhe Neptuni janë shumë të kundërta në zonat e tyre të influencës. Në vitin 2016 ju mund të jeni pak i irrituar kur çështjet financiare t'ju kërkojnë të shtrëngoni rripin dhe të gjeni një mënyrë për të prodhuar projektin tuaj yjor në përputhje me kufizimet buxhetore. Ky nuk është një lajm që Peshqit pëlqejnë të dëgjojnë, dhe na vjen keq që duhet të transmetojmë këtë lajm për ju. Kjo është një situatë e përkohshme, por që do të jetë pjesë e vitit 2016.
Ju morët një vrojtim të këtij aspekti kur Saturni për herë të parë sfidoi Neptunin në fund të vitit të kaluar, më 26 nëntor 2015. Kjo ishte hera e parë që këto dy planete u takuan në aspekt të vështirë që nga viti 1998-1999, dhe para kësaj, në pika të ndryshme në 1989. Saturni dhe Neptuni do të jetë përsëri në pozitë sfiduese më vonë këtë vit më 17 qershor dhe 10 shtator 2016 duke formuar një temë të bërjes së buxhetit të kujdesshëm për projektet artistike.
Pasi këto dy planete të organizojnë takimin e tyre të fundit më 10 shtator të këtij viti, Saturni dhe Neptuni, si dy zotërinj të shquar që janë, do t'i heqin kapelet e tyre njëri-tjetrin për t'u nisur në rrugët e tyre të veçanta, gjë që tregon se ata kanë bërë më të mirën e tyre që t'ju paralajmërojnë për të qëndruar të vërtetë këtë vit.
Më vonë gjatë vitit kur Jupiteri të lëvizë te Peshorja nga 9 shtator 2016, për të qëndruar deri në tetor 10 2017, ju do të hyni në një periudhë të mrekullueshme financiare. Jupiteri do të ndezë shtëpinë tuaj të 8-të të parave të njerëzve të tjerë, kështu që ju mund të fitoni duke marrë një bonus, komision,trashëgimi, çmim apo dhuratë të vlefshme, etj. Këto janë disa shembuj por ka edhe mënyra të tjera ku ju mund të shihni dhuratat tuaja.
Shtëpia e 8 është pjesa e kartelës suaj që mbulon paratë që merrni jashtë pagës, zakonisht një shumë e madhe (ose të paktën dy ose tre këste). Një nga fushat e përmendura do të shkëlqejë për ju, duke e bërë gjysmën e dytë të vitit 2016, më fitimprurësen në më shumë se 1 dekadë. Është gjithashtu e mundur që të ardhurat financiare mund të vijnë edhe nga bashkëshorti juaj, për shkak të punës së tij të mirë.
Dita më me fat e vitit do të jetë, kur Jupiteri do të bashkohet me Diellin, më 26 shtator 2016. Edhe pse çdo shenje do ta gëzojë këtë ditë, çdo shenjë do të marrë përfitime të ndryshme. Për ju të dashur Peshq, kjo ka të ngjarë të jetë një ditë e lavdishme për financat tuaja. Bëni një kërkesë për një kredi apo fonde të tjera në këtë ditë, ose jepni një prezantim shitjeje për klientët tuaj. Kjo do të jetë një ditë e madhe për të negociuar një paketë përfitimesh me një kompani të re, me të cilën mund të bashkoheni së shpejti.
2016 do të jetë një vit që provon pjekurinë tuaj në rritje, fitimin e respektit si në jetën tuaj personale dhe atë profesionale.
Karriera juaj do të jetë e ndezur dhe t'ju sjellë disa nga mundësitë më të rëndësishme që keni parë ndonjëherë. Interesat profesionale do të kërkojnë kohën tuaj, vëmendjen dhe aftësinë për të manovruar përgjegjësitë tuaja me partnerin tuaj dhe gjithçka që po ndodh në shtëpi. Është një vit emocionues dhe me eklipset në shenjën e Peshqit dhe në shenjën tuaj të kundërt te Virgjëresha, ju do të jeni duke lundruar me shpejtësi të plotë përpara drejt së ardhmes dhe mjaft i lumtur për të lënë mbrapa të kaluarën tuaj. Në disa raste kjo mund të duket pak e frikshme, por kjo është ajo që do të bëjë që ju të ndjeheni plotësisht të gjallë këtë vit. Ju jeni gati për më shumë dhe universi e di këtë!
Burimi: Die Welt